Connect with Us

Falsifikohen dëftesat e shkollës në Fier/ Fiks Fare zgjidh problemin e 50-vjeçares!

Denoncim

Falsifikohen dëftesat e shkollës në Fier/ Fiks Fare zgjidh problemin e 50-vjeçares!

Publikuar

-

/

Fiks Fare denoncoi falsifikimin e dëftesave të një shkolle në rrethin e Fierit, ku disa ish-nxënës nuk figurojnë në regjistrat dhe numrat e amzës.

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua Ardiana Plaku, 50 vjeçe, e cila jeton aktualisht në Greqi. Ajo thotë se ka përfunduar shkollën 8-vjeçare (aktualisht 9-vjeçare) në fshatin Hamil të Fierit, por në numrin e amzës së saj del një person tjetër. Thotë se ka ndjekur shkollën “Trifon Prifti”, në vitet 1978-1986, por tashmë shkolla i thotë se nuk e ka përfunduar ciklin 8 vjeçar, por dikush tjetër.

“Unë banoj në Greqi dhe këtu kam përfunduar shkollën e gatimit. Dhe më duhet një vërtetim me nota që kam mbaruar shkollën 8-vjeçare. Kam bërë autorizim te vëllai im dhe ka shkuar te drejtoresha që është tani. Ka kërkuar një vërtetim që unë kam mbaruar shkollën 8-vjeçare. Dhe ajo i ka thënë do ta jap. Pastaj i tha këtu është bërë një shkelje. Në emrin tim figuron një person tjetër. Në regjistrin qendror, kur mbaron 8-vjeçarja, ato kalojnë më duket në një regjistër qendror që kemi mbaruar shkollën 8-vjeçare me nota. Numri i amzës është i gjithi që figuron emri im nga klasa e parë dhe nuk e di deri në ç’vit që ajo nuk na e tha” thotë Ardiana.

Më tej shton se ka disa muaj që ajo dhe familjarët e saj shkojnë pranë kësaj shkolle, por s’kanë marrë zgjidhje. Nga ana tjetër, vëllai i saj Fredi Plaku thotë se ka që në muajin qershor që sorollatet lartë e poshtë po s’i kanë dhënë zgjidhje. Ka takuar disa herë drejtoreshën e shkollës, e cila i ka treguar këtë problem. Madje, drejtoresha i ka thënë se është në dijeni të këtij problemi dhe se ka bërë edhe një kallëzim penal.

Pas kësaj ankese, gazetarët shkojnë në shkollën “Trifon Prifti”, aktualisht 9 – vjeçare, në fshatin Hamil të Njësisë Administrative Dërmenas Fier. Por, drejtoresha e shkollës nuk pranon që të japë shpjegime. Drejtoresha pohon se këto informacione i ka Drejtoria Arsimore e Fier. Por, edhe kjo e fundit nuk kishte informacione. Fiks Fare pyeti në Zyrën Arsimore të Fierit për problemin e Ardianës, ndërsa mori një përgjigje se “amzat janë dokumente shkollore që krijohen, plotësohen, dhe shërbehen nga institucionet arsimore dhe janë detyrë e sekretarit të institucionit arsimor”.

LEXO EDHE:  Aksident në aksin rrugor Levan-Tepelenë/Humb jetën një person dhe plagoset rëndë një tjetër

Në përgjigjen me shkrim, ZVA Fier thotë se drejtoria e shkollës i është drejtuar me nje kallëzim penal Prokurorisë Fier me dyshimin se disa dokumente shkollore, nr e amzës, janë të falsifikuar. “Në këto kushte, drejtoria e shkollës ka pezulluar dhënien e dokumenteve shkollore që u përkasin këtyre amzave ku rezulton të jetë e regjistruar edhe Ardiana Plaku” vijon Zyra Arsimore. Shkolla e pranon se ka pasur falsifikime, për të cilat ka bërë edhe një kallëzim penal. Ndërkohë, në fund të përgjigjes, Zyra Arsimore thotë se qytetarja mund të bëjë kërkesë dhe do të pajiset sa më shpejtë me vërtetimin shkollor.

Pas interesimit të “Fiks Fare”, qytetarja mori dëftesën e shkollës. “Dërgova vëllanë se vetë nuk jam në Shqipëri dhe ajo i tha se është bërë një shkelje. Ka lajmëruar prokurorinë dhe do ta zgjidh këtë çështje tha ajo dhe pas 1 jave do t’ju kthej përgjigje. Vajti vëllai, me fotografitë e mia, me prokurën që i kisha bërë, dhe e mori dëftesën pa asnjë problem. Dhe pa ndihmën tuaj s’do kisha bërë gjë. Ndihma juaj ishte shumë, shumë, shumë e vlefshme dhe shumë e madhe. Ju falenderoj! Falenderoj shumë Fiks Fare që më ndihmuan dhe mora deftesën time dhe jam ktu ku jam” përfundon Ardiana./tch

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Dosjet e nxehta që “flenë” në SPAK/ Aferat e Qeverisë i “kyçin” gojën drejtësisë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Reforma në Drejtësi, dhe institucionet e reja të drejtësisë, janë parë si shpresa e shqiptarëve, për të gjetur drejtësinë e munguar.

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar, e njohur si SPAK, është trumbetuar fort si një ndër institucionet e reja të Reformës në Drejtësi, e cila pretendohet të godasë korrupsionin në nivelet e larta.

Por, çfarë ndodh?

Janë të paktën tre dosje, të denoncuara nga CNA.al, të cilët duket se “flenë” në sirtaret e drejtësisë.

Pra, tre afera të Qeverisë, për të cilat drejtësia hesht.

Plehra kimike kineze për shqiptarët 

Një ndër dosjet, e cila do të duhej të “zgjonte” SPAK, është ajo e skandalit të pesticideve kineze.

Që prej muajit qershor të vitit 2021, CNA.al ka denoncuar me dokumente ekskluzive, në disa shkrime investigative, një skandal të përmasave të paimagjinueshme.

Bëhet fjalë për një skandal të ndodhur në vitin 2018, për të cilin CNA.al tregoi me dokumente zyrtare, sesi në vendin tonë kanë hyrë me mijëra kuti me pesticide kineze që përdoren në bujqësi, të pacertifikuara nga Bashkimi Europian, të cilat ndaloheshin nga ligji.( Lexo këtu)

CNA.al tregoi me dokumente ekskluzive sesi sasi pecticidesh të ndaluara janë ngarkuar në Kinë, më pas nga Shanghai kanë mbërritur në Durrës. ( Lexo këtu)

CNA.al nëpërmjet dokumenteve ka treguar se gjithçka ka shkuar edhe në Prokurorinë e Durrësit.

Gjithashtu ka pasur edhe një informacion të plotë, dhënë nga Drejtoria e Hetimit, në dogana.

Po ashtu edhe KLSH, ka filluar një kontroll në dogana, në lidhje me skandalin në fjalë. ( Lexo këtu).

Inceneratorët, afera e shekullit

Një tjetër dosje e bujshme, është ajo e koncesionit të inceneratorëve. Ajo që është quajtur edhe si afera e shekullit.

Në lidhje me këtë dosje ka pasur një “zgjim” nga ana e SPAK, është vënë në pranga një ish-ministër. Por, hetimi deri tani është bërë vetëm për inceneratorin e Elbasanit, që në fakt është më i vogli nga tre inceneratorët, të cilët duhet të hetohen nga drejtësia.

Historia e koncesionit të inceneratorëve fillon në vitin 2014, pra pas ardhjes së Rilindjes në pushtet dhe CNA.al ka zbardhur një dosje të plotë investigative në lidhje me këtë koncesion, që fillon në Elbasan me 22 milionë euro, shkon n ë Fier me 28 milionë euro dhe vjen në Tiranë, me 128 milionë euro.

Pra, janë tre inceneratorë ku vetëm kontrata koncesionare shkon 178 milionë euro, nga taksat e shqiptarëve.

Pas një hetimi në lidhje me inceneratorin e Elbasanit, SPAK ka vënë në pranga ish-ministrin Lefter Koka si dhe janë shpallur në kërkim Klodian Zoto, i cili ka ndërtuar inceneratorin nëpërmjet kompanisë së ITS si dhe pronarja e këtij inceneratori Stela Gugallja.

LEXO EDHE:  Aksident në aksin rrugor Levan-Tepelenë/Humb jetën një person dhe plagoset rëndë një tjetër

LEXO EDHE:  Skandali i Fiks-Fare/ Shkolla 9-vjeçare në Grykë Çajë rrezikon shembjen

Por, Lefter Koka nuk është “koka”, dhe SPAK nuk mund të mbyllë sytë e të mos hetojë edhe dy inceneratorët e tjerë, atë të Fierit dhe të Tiranës.

Po ashtu CNA.al ka treguar sesi media, portale perfierike dhe gazetarë janë paguar nga kompanitë e inceneratorëve, para këto të justifikuara si “reklama”. ( Lexo ketu)

Por, këtu natyrshëm lind një pyetje, çfarë reklamon një landfill dhe pse duhet të paguajë miliona për reklama një kompani monopol?

Kanë qarkulluar miliona euro dhe SPAK duhet të hetojë për të parë deri ku kanë shkuar tentakulat e inceneratorëve.



Kompanitë janë me dokumente. Pagesat janë bërë në banka. Duhet gjetur burimi dhe përfundimi i tyre, pra, ku kanë shkuar.

Tentakulat e inceneratorëve, edhe tek Ujësjellësit

Kush mendon se kompanitë e inceneratorëve janë ndalur thjeshtë dhe vetëm tek 22 milion eurot në Elbasan, 28 milionë euro në Fier dhe 128 milionë euro në Tiranë, e kanë gabim.

Nëpërmjet dokumenteve zyrtare, CNA.al ka treguar sesi tentakulat e inceneratorëve janë shtrirë edhe tek ujësjellësit.

CNA.al ka kryer një investigim të zgjeruar në lidhje me futjen e Klodian Zotos, tek ujësjellësat nëpërmjet instalimit të një sistemi elektronik të matësave.

Gjithçka ka ndodhur në vitin 2014, sipas një auditimi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili ka zbuluar se ka pasur procedura të parregullta për financimin dhe instalimin e matësave.

Nga të dhënat zyrtare, të siguruara nga CNA.al, duket se tentakulat janë të shtrira në shumë bashki.  Duke filluar në Korçë, me pas në Pogradec, në Fier, në Lushnje, në Elbasan dhe së fundi edhe në kryeqytet, në Tiranë. ( Lexo këtu)

Pra, janë disa dokumente dhe fakte që tregojnë se nuk janë vetëm kontratat koncesionare të inceneratorëve, por edhe miliona euro të tjera nga taksat e qytetarëve shqiptarë, të marra nëpërmjet ujësjellësave për gjoja sisteme efikase të menaxhimit të sistemeve elektronike, për matësat e ujit, e të tjera si këto që në fakt janë përgjysëm. Diku nuk bëjnë matësat e diku projektet nuk kanë ecur.

Dhe SPAK, nuk mund të bëjë një vesh shurdh e një sy qorr, por duhet hetuar ky skandal, i cili rëndon në xhepat e taksapaguesve shqiptarë./CNA.al

51 fakte dhe dokumente për aferën e inceneratorëve

Inceneratorët, afera korruptive që do mbyllet me procedurë si krimet e Lulzim Bashës

Kush urdhëroi bankat të fshehin të dhënat e kompanive të inceneratorëve?

Si nisi koncesioni i inceneratorëve, emrat e përfshirë dhe blerja e mediave/ Fundo zbërthen aferën korruptive  

Megaskandali/ Tentakulat e inceneratorëve 30 milionë euro nga ujësjellësat

Skandali me pesticidet kineze/ SPAK-ut, i lidhin duart zyrtarët e lartë të politikës?

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Skandali në Fiks Fare/ “Arrest shtëpie” në hotel, si u arratis shqiptaro-serbi i “ndihmuar” nga drejtësia shqiptare!

Publikuar

-

Nga

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal në drejtësi, ku një i arrestuar mundi të arratisej, jo nga qelia, por nga dhoma e hotelit, me vendime prokurorie dhe gjykate.

Emisioni investigativ siguroi dhjetëra dokumente për largimin nga vendi i qëndrimit i shtetasit Sebastjan Viljamov, me shtetësi serbe dhe kombësi shqiptare. Ai mundi të largohej në datën 1 janar 2019 nga hotel “Gjallica” në Kukës, ku ishte vendosur me masën “arrest shtëpie” nga Gjykata e Kukësit.

Tre vite pas këtij skandali, i vetmi “përgjegjës” për arratisjen është vetëm një punonjës i thjeshtë policie, baba i 4 fëmijëve. Ndaj të tjerëve, prokurorë, gjyqtarë apo drejtues të Policisë së Kukësit, asnjë hetim apo dënim.

Në redaksinë e emisionit investigativ Fiks Fare u ankua Xhevair Nërguti, i cili ka qenë punonjës i policisë i rolit bazë, i stacionuar për ruajtjen në dhomat e shoqërimit në Policinë e Kukësit. Por, prej muajit nëntor 2019, në momentin e arrestimit të shtetasit Sebastian Viljamov, ai u “urdhërua” nga eprorët që ta ruante në mjediset e një hoteli, ku i arrestuari ishte lënë në “arrest shtëpie”. “Kam qenë punonjës policie dhe jemi urdhëruar që ta ruajmë në ambiente hoteli. Hoteli ‘Gjallica’ ku ishte vendosur kishte 7 dyer. Gjykata shkruante në vendim se urdhërohej policia gjyqësore vetëm të ekzekutonte vendimin.

Por, gjyqtari nuk kishte shkruar nëse duhet apo jo të ruhej. Apo kush duhet ta ruante. Shkruante vetëm që i arrestuari mos të largohej nga hoteli. Ne na urdhëruan drejtuesit e Policisë së Kukësit. Njëherë ta ruanim, njëherë mos t’i merrnim sendet personale. Ai kishte telefona dhe gjithçka tjetër. U vendos në qendër të qytetit” tregon denoncuesi, ish-punonjës policie. Më tej pohon se shqiptaro-serbi është arratisur nga hoteli në datën 1 janar 2019. “Kanë ardhur 3 persona dhe e kanë kërkuar. Ishte dita e parë e vitit. Policia ishte në gadishmëri, dhe përveç meje dhe kolegut brenda hotelit, kishte edhe patrulla jashtë. I arrestuari zbret në kafenenë me këta persona. Unë shkoj që ti marr ushqimet në dhomë, pasi atë ditë s’kishte guzhinë. Te lokali qendroi kolegu im. Kur erdha, ai kishte ikur” thotë Xhevairi, ndërsa pohon se kanë shoqëruar 3 shtetasit që e ndihmua, madje u paraqitën edhe vetë vullnetarisht në komisariat.

Por, në vendim shkruhej se “arrestohen në flagrancë” dy punonjësit e policisë. “Ne shkuam vetë” thotë ai, teksa pas dy ditësh gjykata i liroi me masën detyrim paraqitje. Ndërkohë, që unë ika në Itali, e kisha 4 fëmijë për të mbajtur, plus që më përjashtuan nga Policia e Shtetit. Vijoi procedimi dhe gjykimi dhe përfundimisht më dënojnë me 18 muaj me kusht. Ndërkohë, kolegut tim i ndahet çështja dhe ai merr pafajësi. “I vetmi zyrtar që jam dënuar, isha unë. Askush tjetër. As gjyqtari që e la në hotel. As përfaqësuesit e akuzës që ndryshuan qendrim, njëherë në burg dhe njëherë në arrest shtëpie. As drejtuesit e policisë që ndryshonin urdhrat e kontrollit. Vetëm unë” përfundon ai.

Fiks Fare ka siguruar vendimin e gjykatës, që e la në arrest shtëpie në hotel Sebastjan Viljamov. Vendimi është dhënë në datën 12 nëntor 2018, nga gjyqtari Erjon Çela.

Në të thuhet se në datën 9 nëntor 2018, në Doganën e Morinës është arrestuar shtetasi Sebastjan Villjamov, lindur në Prizren Kosovë dhe banues në Beograd, Serbi, pasi në sistem rezultonte “kërkohet nga autoritetet kroate. Gjykata e Rijekës e kishte dënuar dy herë me nga 3 vite burg, me akuzat e plagosjes, evazionit, falsifikimit etj.

Pas arrestimit, Prokuroria e Kukësit ka paraqitur në gjykatë kërkesën për vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit dhe caktimin si masë “arrest me burg”. Në vendim, shkruhet se “gjatë gjykimit të çështjes, organi i akuzës, i kërkoi gjykatës që ndaj të arrestuarit të caktohet masa e sigurimit “arrest në shtëpi” dhe jo ajo e kërkuar fillimisht. Shkak u bë një deklaratë noteriale, ku pronarja e një hoteli ka deklaruar se mund të qëndrojë te hoteli “Gjallica”. Ndërkohë, në seancë, edhe mbrojtja ka kërkuar që të lihet në arrest shtëpie, siç kërkoi prokuroria!

Më tej, në vendim thuhet se “gjykata vlerëson se masa e sigurimit arrest me burg e kërkuar fillimisht nga organi i prokurorisë do të ishte masa e sigurimit më e përshtatshme, deri në pritjen e ekstradimit. Por, shkruan se, “gjykata nuk mund të caktojë një masë sigurimi më të rënda se ajo e kërkuar nga prokurori”. Sipas vendimit, “masa që duhet caktuar është ajo e arrestit shtëpiak. I arrestuari urdhërohet që të qëndrojë dhe të mos largohet nga adresa: “Hotel Gjallica”, në lagjen nr.2 në Kukës. Në pikën 3 të vendimit, shkruhet; urdhërohet Policia Gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Kukës që të bëjë ekzekutimin e këtij vendimi. Pra, në asnjë rast në vendimin 11 faqesh, gjykata nuk ka urdhëruar ruajtjen e të arrestuarit me policë në hotel!!

LEXO EDHE:  Skandali i Fiks-Fare/ Shkolla 9-vjeçare në Grykë Çajë rrezikon shembjen

LEXO EDHE:  Tronditëse/ Motorçikleta përplas fëmijën 2 vjeç

Ndërkohë, në nenin 237 të Kodit të Procedurës Penal shkruhet “gjykata urdhëron të pandehurin të mos largohet nga banesa e tij…”. Në pikën dy shkruan se “kur cakton këtë masë, gjykata përcakton edhe mënyrën e ekzekutimit dhe të mbikëqyrjes së saj”. Por, në asnjë rast, gjykata nuk ka përcaktuar mënyrën e ekzekutimit dhe mbikëqyrjes të të arrestuarit, duke e lënë në një hotel në mes të Kukësit! Çka solli më pas, arratisjen, jo nga qelia, por nga dhoma e hotelit!

***

Bisedë mes denoncuesit dhe drejtuesve të Policisë së Kukësit

Shefi i Rendit – Ju e dini shumë mirë, unë kam lënë 11 detyra me të shkrume, te procesverbali i marrjes dhe dorëzimit të shërbimit. Ndër të tjera unë kam thënë që kur e merr, kur e dorëzon, fizikisht duhet të jetë aty. Mbasandej, se çfarë erdhi pas kësaj, ju jeni përgjigj, është pjesë e sistemit të drejtësisë. Nuk ka drejtues që të thotë mos e ruaj Tahirin, s’ka ndonjë lidhje me mu.

Denoncuesi – Gjykata nuk e ka të shkrume që të ruhet me patrullë dhe atje thuhet që….

Shefi i Rendit – Ëëëë

Denoncuesi – Dhe Gjykata e Apelit…

Shefi i Rendit – Dëgjo, dëgjo. Aty thotë një rresht e shkruajtur bash me tre gërma që thotë “ka rrezik ikje”. Nuk e thotë që të ruhet me shërbimet e rendit!

Denoncuesi – Se këtë urdhrin tonë…

Shefi i Rendit – Shko merrja atyne… Unë kur kam marrë vendimin që Sebastiani, ku është mo Rita Gjati, moj aaa ëëëë. Ku është Rita Gjati (prokurorja e çështjes) oooho. Ja fleta e fundit.

Denoncuesi – Unë du me e marrë me firmë që kam qenë planizu te vendi i paraburgimit në organikë.

Shefi i Rendit – Po. Po mirë ne të kena urdhëru. Ne s’të kena çuar privatisht, ne të kena çuar zyrtarisht. I planizu me shërbim

Denoncuesi – S’ka të drejtë patrulla të ruaj personat me arrest shtëpie…



Shefi i Rendit – E din ai! E dinë ata që e gjykojnë, jo unë (drejtuesit dhe ish-drejtuesit e Policisë së Kuksit).

Denoncuesi – Atëherë ti na ke thënë që me shku me shërbim atje.

Shefi i Rendit – Po, mo, këtë s’ta mohon kush. Këtë s’ta mohoj.

Denoncuesi – Kush e ka dhënë urdhrin?

Shefi i Rendit – Atëherë, nëpërmjet avokatit do të bësh një kërkesë zyrtare komisariatit, të protokollume.

Denoncuesi – Normal, të protokollume. Po drejtorit apo shefit të komisariatit?

Shefi i Rendit – Shefit të komisariatit. Ka qenë e protokollume (urdhri), ka qenë Agim Basha Shefi i Komisariatit, unë kam qenë Shef Rendi. Unë kam qenë autori që kam lënë detyra. (Kërkesa) duhet të jetë e protokollume në sekretari.

Denoncuesi – Jam djegur vetëm unë për këtë punë, ai që ka qenë me mua mori pafajësi.

Shefi i Rendit – Ok, në vendimin e Sebastianit, aty ka pas të shkrime në një faqe mbrapa thotë “ka rrezik ikje”.

Denoncuesi – S’ka pas siguri me e lënë atje, unë të kuptoj, Hotel “Gjallica” e di sa hektarë është.

Shefi i Rendit – Kurse tjetra, një shtetas i huaj me legjislacionin shqiptar, nuk duhet të ruhet me ambient privat. Ja kam thënë unë aty. Se keni qenë neglizhentë, është puna juaj.

Denoncuesi – Kemi qenë me komandantin e grupit tonë ditë e natë. Kanë qenë edhe dy policë para hotelit, ti e di shumë mirë.

Shefi i Rendit – Ku shkoi oficeri, Muharrem Kolaveri? A u përjashtua?!

Denoncuesi – Po.

Shefi i Rendit – Bëri shënimin pas ikjes së Sebastianit, te libri i planizimit të shërbimit, kush është ai që..

Denoncuesi – Po dhe Gani Gega, i ka kërkuar me heq telefonin (të arrestuarit). I ka thënë Drejtori i Policisë, lërë mos u merr me të, të merren policët e shërbimit…

Shefi i Rendit – Vetëm në sekretari e gjen…

Denoncuesi shkon të takojë oficerin Gani Gega

Denoncuesi – Për atë problemin tim, vetëm për atë fjalën që është shprehur, të ka thënë Drejtori i Policisë, lërë ta ruajnë shërbimet atje, ti s’ke punë aktualisht.

Oficeri Gani Gega –  Më ka thënë mua ai, s’të ka thënë ty!

Denoncuesi – E kuptoj që të ka thënë ty.

Oficeri Gani Gega – E kam bërë të madhe (telefonin e Sebastianit), edhe drejtori të merret patrulla s’ke punë… Mos u konflikto me të. Kaq!/tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Si u manipuluan emërimet/ Padia që zbulon kapjen politike të SPAK

Publikuar

-

Nga

Sistemi i ri i drejtësisë, që u ngjiz për të qenë i pavarur nga politika dhe për të luftuar korrupsionin në nivelet e larta të qeverisjes, po shfaq simptomat e së njëjtës sëmundje, nga i cili vuante sistemi i vjetër.

Për të kuptuar fijet që luhen në prapaskenë shërben denoncimi i prokurores Sonila Muhametaj, e cila ka dërguar në gjykatë trupën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të cilën e akuzon për manipulim të emërimeve në SPAK. Sipas lajmit të gazetares Anila Hoxha, prokurorja pretendon se pikët në garën për të qenë pjesë e SPAK, u manipuluan.

Emri që ngre dyshime të forta për ndërhyrjen e politikës është ai i prokurorit Alfred Shehu. I famshëm për konferencën me gazetarët pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan, prokurori Shehu u bë protagonist i një manipulimi të pastër për interesa politike.

Duke mohuar publikisht që në vendin ku u vra Pjerin Xhuvani nuk u gjetën materiale zgjedhore, prokurori Alfred Shehu i kreu një shërbim të çmuar Partisë Socialiste pak ditë para 25 Prillit.

Më pas në sallën e gjyqit, ai pranoi të kundërtën e asaj që kishte pohuar në konferencën me gazetarët. Rezultoi se bashkëpuntorë të Pjerin Xhuvanit kishin në makina materiale zgjedhore dhe ata ishin ndaluar nga militantë të Partisë Demokratike, sepse po blinin vota në lagjet më të varfra të Elbasanit, përmes disa listave që përdornin patronazhistët e PS.



Pasi Rama fitoi mandatin e tretë, karriera e Alfred Shehut njohu vetëm ngjitje. Nga Elbasani ai u katapultua si drejtues i prokurorisë së Sarandës. Nga Saranda u propozua si prokuror i SPAK dhe brenda pak javësh fitoi garën me ish prokuroren e Krimeve të Rënda, Sonila Muhametajn.

Por kjo e fundit nuk e ka lënë me kaq. Në ankimimin që i ka bërë procedurave të përzgjedhjes së prokurorëve të tjerë në SPAK, Muhametaj arsyeton se Alfred Shehu u emërua padrejtësisht në këtë post.

LEXO EDHE:  Dhunoi gruan në sy të fëmijëve/ Në pranga 36-vjeçari

LEXO EDHE:  Banka mashtron qytetaren, kredinë që e mori për 10 vite do e paguajë për 20

Për Shehun, shprehet prokurorja, KLP nuk u thellua dhe nuk mori informacion pranë Prokurorisë së Elbasanit se si kishte hetuar përderisa “prokurori fitues i SPAK pati disa qëndrime jo korrekte pasi u pyet nga media për prova mbi vrasjen e Pjerin Xhuvanit”.

Padia ngre dyshime të forta për kapjen e SPAK nga Partia Socialiste dhe implikimin në të njëjtën skemë edhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në padinë e saj, Sonila Muhametaj thotë se procesi i emërimeve në SPAK duhet të jete i hapur, ndërkohë që dy anëtarë të KLP sipas paditëses gjenden në konflikt interesi dhe duhet të kishin dhënë dorëheqjen . Sepse Sonila Muhametaj këmbëngul se i ka pasur nën hetim ata apo të afërmit e tyre. Duke u krahasuar me kolegët Shehu dhe Gokaj ajo kujton jo vetëm volumin e dosjeve që ka hetuar, por edhe parametrat që kërkohen për t’u ngritur në karrierë në SPAK./LAPSI

LEXO TE PLOTE