Connect with Us

Epidemiologu Cenko: Shqetësues numri i lartë i mutacioneve që bart varianti Omicron

Shëndeti

Epidemiologu Cenko: Shqetësues numri i lartë i mutacioneve që bart varianti Omicron

Publikuar

-

/

Epidemiologu Fabian Cenko tha në emisionin “Now” me Erla Mëhillin se Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarm për variantin më të ri të COVID-19, Omicron, për shkak se ky i fundit bart shumë mutacione.

“Numri i 34 mutacioneve midis pjesëve të munguara, të ndryshuara dhe të shtuara, ku 15 prej të cilave ishin në pjesën më të ndjeshme të spajkut, ka ngjallur shqetësim”, u shpreh z. Cenko.

Fabian Cenko tha se shifrat e raportuara deri tani nuk janë të larta, edhe pse duhet të ketë më shumë raste se aq që nuk janë konfirmuar ende.

LEXO EDHE:  Situata nga Covid/ Më pak se 100 persona të sëmurë rëndë me koronavirus në Izrael

“Numri 170 mund të jetë një majë ajsbergu, pasi ky variant është kapur para rreth 5 ditësh”, tha Fabian Cenko.

Sipas epidemiologut për të përballuar këtë variant, duhen zbatuar masat anti-COVID, ndërsa duhet të vihet akoma më shumë vëmendje mbi vaksinimin./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Rregullatori i barnave në BE miraton pilulën e Pfizerit kundër COVID-19

Publikuar

-

Nga

Rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian ka miratuar të enjten përdorimin e pilulës antivirale Pfizer kundër COVID-19, e cila është për trajtimin e të rriturve nga sëmundje të rënda, në kohën kur të gjitha vendet po rrisin arsenalin për të luftuar variantin Omicron.

Miratimi nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), lejon shtetet anëtare të BE-së të përdorin ilaçin pasi rregullatori dha udhëzime për përdorimin e tij urgjent në fund të vitit të kaluar.

Italia, Gjermania dhe Belgjika janë në mesin e vendeve të BE-së që e kanë blerë vaksinën.

LEXO EDHE:  Si do përpiqen ta sabotojnë vaksinën anti-Covid, kundërshtarët e vaksinimit

LEXO EDHE:  Grida Duma i përgjigjet Ramës me video/ Shikoni se kush po përhap virusin



Si duhet të përdoren pilulat kundër koronavirusit?

EMA po ashtu është duke vlerësuar edhe aplikimin për miratim edhe të pilulës së krijuar nga kompania Merck.

SHBA-ja në dhjetor miratoi për përdorim pilulat e dy kompanive, Pfizer dhe Merck.

Të dy pilulat është thënë se mund të kontribuojnë në luftën kundër sëmundjes COVID-19, pasi studimet kanë treguar se ato ulin rrezikun e hospitalizimeve dhe vdekjeve në mesin e pacientëve që konsiderohen se janë në rrezik të lartë nga koronavirusi./rel

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Mbetet i lartë numri i të infektuarëve me Covid-19/ Ja sa kanë humbur jetën sot

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 5662 testime, kanë rezultuar pozitivë1549  qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 6 qytetare.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  705 në Tiranë, 92 në Shkodër, 70 në Vlorë, 67 në Durrës, 60 në Sarandë, 54 në Gjirokastër, 52 në Lushnje, 49 në Fier, 30 në Berat, 26 në Elbasan, 25 në Korçë, 23 në Lezhë, 18 në Mallakastër, nga 17 qytetarë në Kuçovë, Krujë, 16 në Kamëz, 15 në Vorë, nga 14 qytetarë në Kurbin, Gramsh, nga 12 qytetarë në Vau i Dejës, Shijak, 11 në Pogradec, nga 10 qytetarë në Peqin, Devoll, Tepelenë, nga 9 qytetarë në Kavajë, Patos, Skrapar, 8 në Memaliaj, nga 7 qytetarë në Malësi e Madhe, Tropojë, Mirditë, nga 6 qytetarë në Belsh, Delvinë, Dibër, 5 në Kukës, nga 4 qytetarë në Pukë, Has, Divjakë, Poliçan, nga 3 qytetarë në Përmet, Himarë, Selenicë, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Rrogozhinë, Kolonjë, Dimal, Cerrik, Prrenjas, nga 1 qytetar në Maliq, Dropull, Libohovë, Finiq.

LEXO EDHE:  Grida Duma i përgjigjet Ramës me video/ Shikoni se kush po përhap virusin

LEXO EDHE:  Grida Duma i përgjigjet Ramës me video/ Shikoni se kush po përhap virusin

Janë 23,168 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 136 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: tre qytetarë nga Tirana të moshave 63-91 vjeç, një qytetare nga Durrësi 74 vjeçe, një qytetar nga Saranda 74 vjeç, një qytetar nga Kruja 85 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 1794 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 227,629 që nga fillimi i epidemisë.



Statistika (27 Janar 2022)
Raste të reja ditore 1549
Të shëruar në 24 orë 1794
Të shtruar në spitale 136
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 5662

Testime totale 1,648,753
Raste pozitive 254,126
Raste të shëruara 227,629
Raste Aktive 23,168
Humbje jete 3,329

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 10857
Fier 1900
Shkodër 1858
Vlorë 1449
Elbasan 1423
Durrës 1257
Gjirokastër 1210
Korçë 930
Berat 917
Lezhë 826
Kukës 314
Dibër 227

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Përballë fakteve, gjithollogët dhe “kompetentët” bëjnë mirë të heshtin…

Publikuar

-

Nga

“cna lajme shendet

Nga Erion Dasho

Sërish mbi “dështimin” e Izraelit!

Nuk e kuptoj se përse gjithollogët shqiptarë “kanë vendosur” njëzëri se përgjigja e Izraelit ndaj pandemisë së COVID ka dështuar!!!

Izraeli me kompleksitetin e masave të veta e ka mbajtur vdekshmërinë shtesë në nivelin 85 vdekje për 100,000 banorë (përshi efektin e valës së variantit delta)

Për krahasim, Shqipëria e ka këtë tregues mbi 390 vdekje shtesë për 100,000 banorë dhe kjo pa marrë parasysh efektin e valës së variantit delta).

LEXO EDHE:  Shtimi i rasteve me Covid/ Mblidhet Komiteti i ekspertëve

LEXO EDHE:  Si do përpiqen ta sabotojnë vaksinën anti-Covid, kundërshtarët e vaksinimit

Qeveria dhe ministria shqiptare kanë mashtruar rëndshëm gjatë gjithë pandemisë, por siç e kam përmendur gjithmonë, vetëm vdekjet nuk fshihen dot. Ato sot flasin qartë. Ka shembuj suksesi si Australia, Zelanda e Re, Izraeli, Gjermania, etj. sikundër ka shembuj dështimi si Shqipëria, Bullgaria, Serbia, Rusia, etj.



Përballë fakteve, gjithollogët dhe “kompetentët” bëjnë mirë të heshtin…

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE