LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E bujshme nga Anglia, Pep Guardiola do Benzemanë te Manchester City

30 Nëntor 2021, 13:48, Sport CNA
E bujshme nga Anglia, Pep Guardiola do Benzemanë te Manchester City

Që Mançester Siti kërkon një sulmues kjo nuk është mister, por nëse deri pak kohë më parë interesimi ishte i përqendruar te Harri Kejn, planet duket se do të ndryshojnë.

Pep Guardiola e ka orientuar klubin drejt Karim Benzemasë. Sulmuesi po kalon një formë të jashtëzakonshme siç e dëshmojnë 16 gola dhe 8 asistet e regjistruara në të gjitha kompeticionet në këtë fillimsezoni me fanellën e Realit të Madridit.

Pas largimit të Kristiano Ronaldos, ishte pikërisht 34-vjeçari që mori mbi supe skuadrën, çka e bën të vështirë që një klub tjetër të arrijë t?ia marrë Realit kapitenin dhe liderin shpirtëror.

Kujtojmë se Benzema ka shënuar 103 gola në 165 ndeshje në të gjitha garat që nga largimi i Kristiano Ronaldos, ndërkohë që kishte shënuar 76 gola në 165 ndeshjet e luajtura përkrah jashtëtokësorit portugez.

Lajmet e fundit nga