LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Demokratët "kryqëzojnë" Bashën/ “Shpërthejnë” njëzëri kundër tij: Jep dorëheqjen, pinjoll i komunizmit

30 Nëntor 2021, 17:49, Politikë CNA

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nisur të ?heqë dorë? nga intervistat e darkës dhe t?i kthejë ato pasdite.

Sot, Basha do të jetë i ftuar në ABC News, ku do të flasë për ?luftën? në PD, përplasja me Metën dhe aksionin kundër Ramës.

Përmes një njoftimi Basha ka bërë thirrje për ta ndjekur, ndërsa nuk kanë munguar sulmet dhe akuzat nga demokratët.

Sipas tyre, pas shkatërrimit të PD dhe humbjeve të një pas njëshme në zgjedhje ka ardhur koha që ai të largohet.

Një komentues, i shkruan se nëse Basha do kishte bërë fushatë kundër Ramës aq sa po bën kundër demokratëve do të kishte triumfuar në zgjedhjet e 25 prillit.

Por mes ironisë, një tjetër komentues shkruan se nëse Basha vijon të rrijë në krye të PD, Rama jo që nuk bie, por do të pasohet nga djali i tij i vogël.

?Cfar brockulla do nxjeri sot ky merhum ,nuk e kupton qe demokratet nuk te duan?, shkruan një komentues.

?Mos be rolin e kryeplakut O Lul Te mbeshtem 8 vite rrjesht dhe nuk e munde dot pinjolin e komunizmit Tani terhiqu ta provojm me Berishen sepse i ka dhene provat plaku Nuk dorzohet kurre?, shkruan një tjetër qytetar./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga