LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arti në zi/ Ndahet nga jeta piktori i njohur korçar

30 Nëntor 2021, 09:13, Kulturë CNA
Arti në zi/ Ndahet nga jeta piktori i njohur korçar

Është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare piktori i njohur korçar, Sotiraq Xega.

Sotiraq Xega është një nga piktorët më të njohur në qytetin e Korçës. Ai është prezantuar për artdashësit me shumë ekspozita personale, ndërsa ka marrë pjesë me punimet e tij në një sërë aktivitetesh, në nivel lokal dhe kombëtar.

Sotiraq Xega eshte një prej piktorëve më të mirë të peizazhit. Ai ka me shume se 35 ekspozita vetjake, pjesa më e madhe e punimeve të tij janë në gjininë e peizazhit. Drenovari Sotiraq Xega kohët e fundit ekspozitat e tij i ka çelur në natyrë pasi ja kishin ndaluar të bënte një gjë të tillë në mjedise ku ekspozonin dhe piktorë të tjerë.

Ekspozita e fundit e Xeges ka qenë ajo e manave të Drenovës, ekspozitë të cilën e paraqiti për miqtë kryesisht, në një prej rrugicave të fshatit të njohur turistik.

Disa vite më parë, piktori korçar, Sotiraq Xega, ka hedhur me penel mbresat dhe përshtypjet e tij për bukuritë e malit të Moravës, duke krijuar 100 punime me dimensione të vogla, të cilat i ka prezantuar mbrëmjen e djeshme (e martë) për artdashësit, në galerinë e artit “Guri Madhi” në qytetin e Korçës.

Në 100 punimet e tij, artisti Xega ka luajtur me ngjyrat e malit të Moravës, me një teknikë të rrjedhjes e monotipit, duke realizuar piktura në stilin klasik. Vizitorët i kanë vlerësuar punimet me tematikë natyrën e malit të Moravës dhe po vazhdojnë ta ndjekin atë me interes./CNA.al

Lajmet e fundit nga