LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Andi Bushati: Basha po premton revolucion me falsitet

30 Nëntor 2021, 20:11, Politikë CNA
Andi Bushati: Basha po premton revolucion me falsitet

Analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu kanë komentuar mbi zhvillimet brenda Partisë Demokratike dhe se kush ka të drejtë, Basha apo Berisha.

Sipas Haxhiut, Berisha pavarësisht se mund të ketë mbështetje nuk duhet lejuar që të rikthehet në krye të PD pasi është rrezik për vendin.

?Më shumë përkrah Bashën me pakicë se sa një njeri mashtrues dhe retrogradë. Nuk është demokraci ajo që po bën Berisha. Beteja për të ardhmen nuk mund të jetë me përkrahje të retrogradës. Në emër të një demokracia iluzore po përkrah Berishën?, iu drejtua ai Bushatit.

Analisti Andi Bushati u përgjigj duke thënë se ?Berisha ka votat? dhe në demokraci vendos shumica. Sipas tij çështja shkon më larg se Basha dhe Berisha dhe shtoi se ?duhet t?i japësh të drejtë edhe atij që nuk është me ty?.

?Edhe në 1990 thuhej se do vinin ë pushtet ata që po dalin nga burgu?, deklaroi Bushati si paralelizëm për ata që i druhen një rikthimi tjetër të ish-kryeministrit Berisha.

Haxhiu reagoi duke thënë se shumicë kishte dhe Milloshevicci në Serbi por për hir të një njeriu u vranë mijëra vetë.

?Jam me shumicën por janë disa momente që e çojnë vendin në shkatërrim. Millosheviçi ka fituar shumicën prej vitit 1983 deri në vitin 2001. Sot kemi mijëra të vrarë për shkak të një njeriu. Ky njeri (Berisha) për 30 vjet nuk e ka përdorur asnjëherë modelin demokratik?, tha ai.

Ndërhyrja e Bushatit ishte se Berisha ?në 2013 ka lënë pushtetin me votë? ndërsa pushteti aktual ?akoma nuk e ka dhënë provën e lëshimit të kolltukut me votë?./euronews

Lajmet e fundit nga