16 mijë jetë të humbura nga Covid/ Dasho: Mund të ishte shmangur, qeveria vazhdon të mos marrë masa

30 Nëntor 2021, 21:18, Lifestyle CNA
16 mijë jetë të humbura nga Covid/ Dasho: Mund të ishte

Dimri i këtij viti do të jetë i qetë krahasuar me atë të një viti më parë, sa i takon situatës së koronavirusit në vendin tonë, por qeveria duhet të marrë masa për vaksinimin. Kështu u shpreh në studion e ?Debat? me Alba Alishanin në A2, mjeku Erion Dasho, sipas të cilit Shqipëria vazhdon të mos marrë masa ndaj situatës epidemiologjike

?Shqipëria fatkeqësisht vazhdon të mos marrë masa. Ka muaj që kur u ndërpre karantina e muajve të parë. Dhe sot që flasim nuk ka zbatim të mbajtjes së maskës në publik nuk ka respektim të distancimit e pasaportës së gjelbër. Kjo është shqetësuese se kjo nuk ndodh në Europë. Dimri është më i lehtë se nëse e krahasojmë me Europën të dhënat janë më të stabilizuar se një vit më parë. Sot 50 vdekje në javë mund të ketë edhe më tepër se kaq, por nuk kanë të krahasuar më një vit më parë. Nëse i mëshojmë vaksinimit me një dozë të atyre që kanë kaluar vaksinimin me dy doza më parë dhe Covidin, Shqipëria do të jetë në pozita komode dhe do e kalojë dimrin në pozita komode në të kundërt do të kemi transmetim të Covid tek të pavaksinuarit dhe do të kemi qindra raste të infektuar në ditë. Një situatë më e qetë se e vitit të kaluar por me një fushatë vaksinimi intensive mund të shmanget?.

Për Dashon, 16 mijë jetë njerëzore të humbura nga koronavirusi në Shqipëri janë një shifër e jashtëzakonshme, që mund të ishin shmangur, nëse do të kishte fushatë informuese dhe sot vendi mund të ishte në pozita të njëjta me Izraelin, thotë ai.

?Vaksina që është përdorur ka qenë kineze dhe nuk kemi të dhëna të besueshme për mbrojtjen që ofron por në Shqipëri kemi mbi 70% të popullatës që është imunizuar nga varianti Alfa dhe ai bazë. Dimrin e kaluar u pagua me çmim jetësh njerëzore të jashtëzakonshme. Rreth 16 mijë shqiptarë kanë humbur jetën nga Covid dhe nuk është fitore. Imuniteti ndaj varianti Alfa mbron edhe nga variantet e tjera. Nëse do kishte fushatë informuese e vaksinimi që do të bindte qytetarët Shqipëria do të ishte në situatë komode dhe këto raste nuk do t?i kishim sot. Do të ishim në situatën e Izraelit?.

Masat që ai sugjeron janë mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura respektimin e distancimit fizik, kufizimin e grumbullimeve dhe aplikimin e pasaportës së gjelbër, ndërsa ora policore, sipas Dashos, nuk ka asnjë vlerë.

?Ora policore nuk ka vlerë për mendimin tim. Mbajtja e maskës në mjedise të mbyllura, maskë kirurgjikale, kosto mund të përballohet nga të gjithë qytetarët.  Respektimi i distancimit fizik, kufizimi i grumbullimeve në mjedise të mbyllura, dhe të marrim shembull nga Europa për pasaportën e gjelbër?.

Në lidhje me variantin e ri të koronavirusit, Dasho thotë se duhet qetësuar publiku pasi është ende në studim dhe nuk dihet çfarë klinike ka dhe si reagon ndaj personave të vaksinuar.

?Në radhë të parë duhet qetësuar publiku, sepse varianti i ri ndryshon nga të tjerët ende nuk duhet çfarë klinike ka dhe si reagon ndaj personave të vaksinuar. Është më e udhës që deri sa të kemi të dhëna nga autoritetet europiane, të mos e cilësojmë si të tmerrshëm, se ende nuk e dimë si do të sillet ky variant. Ndryshimet janë të shumta që prekin edhe proteinën spike dhe shqetësimet ekzistojnë, por është variant në studim?.

Lajmet e fundit nga