Connect with Us

Zyrtare/ Lëvizje surprizë! Edhe Egnatia pa trajner, largohet Gugash Magani

Sport

Zyrtare/ Lëvizje surprizë! Edhe Egnatia pa trajner, largohet Gugash Magani

Publikuar

-

/

Një tjetër trajner i larguar në Abissnet Superiore. Gugash Magani nuk do të jetë më në krye të Egnatias, pas humbjes së pësuar me Kukësin.

Klubi rrogozhinas ka dalë me komunikatë pak çaste më parë: “KF Egnatia falënderon trajnerin Gugash Maganin për bashkëpunimin.

Klubi dhe trajneri vendosin të ndërpresin bashkëpunimin me konsesus. I urojmë suksese në vijim trajnerit Magani”.

Tekniku peqinas, në 10 javë në krye të Egnatias mori 12 pikë dhe renditet në vendin e tetë.

Drejtuesit e klubit kanë pritshmëri më të larta nisur nga investimet e bëra gjatë merkatos së verës dhe tashmë do të duhet të gjejnë një trajner të ri.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Nga Rrogozhina në Kamëz, ja kush do të vendosë drejtësi në dy ndeshjet e Superligës

Publikuar

-

Kastrioti-Teuta dhe Egnatia-Partizani janë dy ndeshjet e ditës së sotme në Abissnet Superiore. Takimet e vlefshme për javën e 16-të të kampionatit shqiptar janë planifikuar të luhen në orën 13:45.

Janë zbuluar edhe gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në këto dy sfida. Sektori i Arbitritimit në Federatën Shqiptare të futbollit ka vendosur që Kreshnik Bajrami të gjykojë ndeshjen Egantia-Partizani e cila do të luhet në Rrogozhinë.



Në Kamëz, FSHF-ja i ka besuar ndeshjen Kastrioti-Teuta, arbitrit Kreshnik Cjapi.

LEXO TE PLOTE

Sport

Humbi mundësinë për vizë në Australi, ylli i tenisit do të depërtohet

Publikuar

-

Ylli i tenisit Novak Djokovic ka humbur përpjekjen e tij të fundit në fushë për të qëndruar në Australi dhe është vendosur të depërtohet.

Gjyqtarët e refuzuan apelin e tij pasi qeveria anuloi vizën e lojtarit të pavaksinuar për herë të dytë këtë muaj për arsye të shëndetit publik.

Vendimi i ka dhënë fund shpresave të 34-vjeçarit për të mbrojtur titullin e tij në Australian Open dhe për të fituar një Grand Slam të 21-të rekord.

Ai tha se ishte “jashtëzakonisht i zhgënjyer”, por e respektoi vendimin. “Unë do të bashkëpunoj me autoritetet përkatëse në lidhje me largimin tim nga vendi”, tha ai në një deklaratë.



Ai ishte planifikuar të luante ndeshjen e tij të parë të hënën. Gjatë seancës gjyqësore të së dielës përpara një paneli prej tre gjyqtarësh, mbrojtja e Djokoviç argumentoi pa sukses se arsyet e dhëna nga qeveria ishin “të pavlefshme dhe të palogjikshme”.

Djokoviç ka qëndruar në një hotel paraburgimi imigracioni në Melburn, në të njëjtin vend ku u mor pasi iu hoq viza për herë të parë pas mbërritjes së tij në 6 janar.

Një gjykatës më vonë e rrëzoi atë vendim, duke gjetur se zyrtarët kufitarë kishin shpërfillur procedurën e duhur kur ai mbërriti, por qeveria ndërhyri të premten e kaluar për të revokuar sërish vizën.

LEXO TE PLOTE

Sport

Kategoria Superiore, këto janë dy ndeshjet e sotme

Publikuar

-

Kategoria Superiore zbret edhe sot në fushën e blertë për të luajtur dy ndeshjet e radhës të javës së 16-të, ku në orën 13:45 do të zhvillohen dy takime.

Në stadiumin “Arena Egnatia” do të luhet Egnatia-Partizani. Skuadra rrogozhinase kërkon triumfin e dytë radhazi për të dalë nga zona e ftohtë, ndërsa Partizani këtkon fitoren që i mungon prej dy ndeshjesh.



Në po të njëjtën orë luan dhe Kastrioti-Teuta, e cila do të zhvillohen në stadiumin e qytetit të Kamzës. Ekipi krutan kërkon fitoren pas dy ndeshjesh, ndërsa Teuta kërkon kthesën e rezultateve pozitive.

LEXO TE PLOTE