Connect with Us

Zhvillohet sonte ceremonia e “Topit të Artë, zbulohet favoriti

Sport

Zhvillohet sonte ceremonia e “Topit të Artë, zbulohet favoriti

Publikuar

-

/

Ceremonia e dhënies së çmimit “Topi i Artë” për vitin 2021 do të zhvillohet sonte në kryeqytetin e Francës, Paris. Organizatorët kanë zgjedhur “Théâtre du Châtelet” (teatri “Shatele”) buzë lumit të Senës.

Bëhet fjalë për një nga ndërtesat historike të Parisit, ndërtuar në vitin 1862. Pikërisht në këtë vend u organizua edhe ceremonia e fundit, ajo në vitin 2019, ku fitues u shpall Lionel Mesi.

Ceremonia e dhënies së këtij trofeu do të nisë në orën 20:30 me orën tonë. Në garë për këtë trofe prestigjioz janë plot 30 futbollistë, më të mirët në qarkullim. Gara ka qenë e fortë, por sipas të gjitha gjasave, favoriti numër një për t’u mundur është Leo Mesi.

Ylli argjentinas është fituesi i fundit i këtij trofeu dhe për disa nga mediat e rëndësishme në Europë ai shihet në avantazh. Suksesi i tij me Argjentinën në Kupën e Amerikës e bën favorit edhe pse ka nga ata që kanë fituar edhe më shumë se Leo gjatë këtij viti.

Pas gazetave spanjolle, dje ka qenë gazeta gjermane “Bild am Sonntag”, e cila ka dhënë një parashikim që e sheh Leo Mesin kandidat kryesor me 71.7 për qind mundësi suksesi. Rivali i tij është Robert Levandovski me 40.5 për qind shanse, ndërsa i treti Mohamed Salah me vetëm 2.9 për qind.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Strakosha do largohet nga Lacio, Tare gati ta zëvendësojë me shokun e Bajramit

Publikuar

-

Lacio po mendon të sigurojë shërbimet e një portieri për sezonin e ardhshëm, me Strakoshën e Reinën që të dyve do t’i përfundojë kontrata në verë dhe nuk duket se do të rinovojnë.

Portieri i Empolit, Gulielmo Vikario, shihet si pasardhësi i gardianit shqiptarë në portën e Lacios. Sipas “Gazzetta dello Sport”, 25-vjeçari kërkohet nga shumë klube të tera në Itali, por Lacio ndodhet në kryesim për shërbimet e tij.



Igli Tare duket se po mendon të bëjë merkato te Empoli, ku nëpërmjet portierit do tentojë dhe mesfushorin shqiptarë, Nedim Bajrami.

LEXO TE PLOTE

Seria A

FORMACIONET ZYRTARE/ Talenti i Kombëtares U21 nga minuta e parë, Interi dhe Empoli bëjnë rotacion në Kupë

Publikuar

-

Inter-Empoli është sfida e 1/8 për Kupën e Italisë që do të luhet në orën 21:00. Zikaltërit janë favorit për të kaluar në raundin tjetër, ndërsa pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare.

Trajneri Inzaghi ka bërë rotacion duke lënë shumë titullarë pushim. Të njëjtn gjë ka bërë edhe Andreazzoli te Empoli që ka lënë në stol Ismajlin dhe Bajramin, ndërsa ka hedhur nga minuta e parë Asllanin, mesfushorin e Kombëtares U21.



INTER (3-5-2): Radu; D’Ambrosio, Ranoçhia, Dimarco; Dumfries, Vidal, Gagliardini, Vecino, Darmian; Correa, Lautaro.

EMPOLI (4-3-1-2): Furlan; Marchizza, Viti, Romagnoli, Fiamozzi; Asllani, Stulac, Bandinelli; Zurkowski; Cutrone, Pinamonti.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Zidane-PSG, zbulohet plani i milionerëve për në verë

Publikuar

-

Zinedine Zidane dhe PSG nuk janë thjesht miq dhe të njohur, por për pak kohë mund të jenë “çift”. Bashkimi mund të bëhet realitet në sezonin e ardhshëm. E ardhmja e francezit kalon nga pankina e Parisit.

Drejtuesit e klubit i kanë bërë ofertë dhe në dhomat e zhveshjes e konsiderojnë të kryer diçka të tillë. Kryesuesit e Ligue 1 kanë nevojë për një revolucion total në aspektin sportiv. Në Paris duan të ndërtojnë të ardhmen edhe pa Mbappenë në ekip, për t’u shndërruar në një skuadër normale për sa iu përket shpenzimeve në aspektin ekonomik.



Dhe për të vendosur rregull në dhomat e zhveshjes duhet një dorë që menaxhon mirë kampionët. Zizu e ka bërë diçka të tillë me Realin e Madridit. Maurizio Pochetino me shumë mundësi do të shkojë te Manchester United.

Këta të fundit kanë kërkuar informacione për argjentinasin dhe janë gati që ta afrojnë për të mbajtur edhe Cristiano Ronadon. Por e ardhmja e Pochetinos nuk ka aspak rëndësi për bosët e Katarit. Ata thjesht duan që Zidane të marrë drejtimin e skuadrës dhe janë të bindur që francezi është figura më e rëndësishme për të shmangur dramën për largimin e Mbappe.

LEXO TE PLOTE