Connect with Us

Zbardhet axhenda e javës së 11-të në Superiore, ja kur luhen sfidat

Sport

Zbardhet axhenda e javës së 11-të në Superiore, ja kur luhen sfidat

Publikuar

-

/

Java e 11-të e Kategorisë Superiore do të zhvillohet në dy ditë, teksa dy ndeshje do të ngrejnë siparin ditën e premte. Në orën 13:45 do të luhet sfida Laçi-Dinamo, një ndeshje që vlen shumë për të dyja ekipet. Ndërsa në orën 16:45 do të zhvillohet takimi Teuta-Vllaznia, një duel që pritet të dhurojë spektakël.

Ditën e shtunë do të zhvillohen tre ndeshje, në orën 13:45 do të luhet ndeshja Egnatia-Tirana, sfidë deçizive për dy skuadrat ku presin të dalin nga rezultatet negative. Në po të njëjtin orar, do të zhvillohet dueli Kastrioti-Kukësi dhe në orën 16:45, java e 11-të do të uli siparin me supersfidën Partizani-Skënderbeu, një ndeshje ku 3 pikëshi do të kërkohet me çdo kusht nga të dyja skuadrat.

LEXO EDHE:  Superliga rikthehet në mesjavë, ja kur luhen sfidat

AXHENDA E JAVËS SË 11-TË NË KATEGORINË SUPERIORE 

E premte, 3 dhjetor 2021 –

LAÇI – DINAMO | 13:45

TEUTA – VLLAZNIA | 16:45

E shtunë, 4 dhjetor 2021 –

EGNATIA – TIRANA | 13:45

KASTRIOTI – KUKËSI | 13:45

PARTIZANI – SKËNDERBEU | 16:45

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Zbardhet axhenda e javës së 17-të në Superiore, ja kur luhen sfidat

Publikuar

-

Në pritje të ndeshjes së fundit të javës së 16-të në Kategorinë Superiore, mes Kukësit dhe Dinamos, e cila do të zhvillohet të mërkurën në orën 16:45 në stadiumin “Elbasan Arena”, zbulohet zyrtarisht dhe axhenda e javës së ardhshme ku do të luhet në katër ditë.

Ndeshja hapëse e kësaj jave do të jetë Vllaznia-Egnatia e cila do të luhet të premten e 21 janarit në orën 16:45 në stadiumin “Loro Boriçi”. Të shtunën e 22 janarit do të zhvillohen dy takime në të njëjtin orar 13:45.

Partizani do të ndeshet ndaj Kastriotit në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa Teuta-Laçi do të sfidohen në stadiumin “Arena Egnatia”. Të dielën e 23 janarit do të zhvillohet vetëm një ndeshje ku në stadiumin “Loro Boriçi”, Kukësi përballet kundër Skënderbeut.

LEXO EDHE:  Zbardhet axhenda e javës së 17-të në Superiore, ja kur luhen sfidat

LEXO EDHE:  Superliga rikthehet në mesjavë, ja kur luhen sfidat

Ndërsa javën e 17-të e përmbyll derbi i kryeqytetit, Dinamo-Tirana, e cila do të zhvillohet ditën e hënë, në orën 19:45 në stadiumin “AIR Albania”.



E premte, 21 Janar 2022 –
VLLAZNIA – EGNATIA | 16:45 | Stadiumi “Loro Boriçi” |

E shtunë, 22 Janar 2022 –
PARTIZANI – KASTRIOTI | 13:45 | Stadiumi “Elbasan Arena” |
TEUTA – LAÇI | 13:45 | Stadiumi “Arena Egnatia” |

E dielë, 23 Janar 2022 –
KUKËSI – SKËNDERBEU | 16:45 | Stadiumi “Loro Boriçi” |

E hënë, 24 Janar 2022 –
DINAMO – TIRANA | 19:45 | Stadiumi “AIR Albania” |

LEXO TE PLOTE

Sport

Finalja e “Conference League”, nesër takimi në Tiranë i ekspertëve të UEFA-s dhe qeverisë

Publikuar

-

Ditën e nesërme do të mbahet takimi mes përfaqësuesve të nivelit më të lartë të UEFA-s dhe disa përfaqësues të qeverisë. Pas vizitës së ekspertëve të sigurisë së UEFA-s pak ditë më parë në sfidën Tirana-Vllaznia, një tjetër delegacioni UEFA-s do të mbërrij nesër për të diskutuar mbi finalen e “Euorpa Conference League” që do të mbahet në stadiumin “Air Albania”, në datën 25 maj 2022.

Të martën paradite, ky delegacion do të takohet në Kryeministri në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, zv. kryetari i Bashkisë Tiranë, Arbian Mazniku, Presidentin e FSHF-së, Armand Duka dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

LEXO EDHE:  Zbardhet axhenda e javës së 17-të në Superiore, ja kur luhen sfidat

LEXO EDHE:  Zbulohet axhenda e javës së 14-të, ja kur luhen sfidat



Në këtë takim do të diskutohet gjithashtu për çështje të transportit publik, kapacitetet pritëse në të gjitha pikat e hyrje-daljeve kufitare të Shqipërisë, sigurinë në stadiume dhe sigurinë publike në tërësi para dhe pas finales së UEFA Europa Conference League.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Eriksen pranë firmës me Brendfordin në Premier League

Publikuar

-

Ish-mesfushori i Interit dhe Totenhem, Kristian Eriksen, është pranë nënshkrimit me Brentford. Klubi anglez kërkon shërbimet e 29-vjeçarit duke i ofruar një kontratë 6-mujore.

Pas atakut kardiak që Eriksen kaloi në EURO 2020 kundër Finlandës, ai nuk ka luajtur më asnjë minutë në futbollin profesionist. Inter i ndërpreu kontratën danezit sepse nuk dëshironte të rrezikonte më shumë gjendjen e tij shëndetësore.



Duket se Eriksen nuk dorëzohet dhe kërkon me patjetër të jetë pjesë e botërorit “Katar 2022” dhe po kërkon për një ekip. Sipas “The Athletic” Brentford ka gati një ofertë 6-mujore për mesfushorin.

LEXO EDHE:  Zbulohet axhenda e javës së 14-të, ja kur luhen sfidat

LEXO EDHE:  Zbulohet axhenda e javës së 14-të, ja kur luhen sfidat

Gjithashtu aty ai do të bashkoheshe dhe me bashkatdhetarin e tij Tomas Frenk, i cili është tekniku i Brentford dhe mendon se mund ta ndihmojë Eriksen të kthehet sërish në futbollin e luajtur.

LEXO TE PLOTE