LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vladimir Putin kërcënon Evropën me një dimër të errët dhe të ftohtë

29 Nëntor 2021, 09:06, Blog CNA
Vladimir Putin kërcënon Evropën me një dimër të

Nga Ben Hodges & Julian Lindley-French ?Center for European Policy Analysis?

Vendimi i një enti rregullator gjerman për të pezulluar punën e gazsjellësit rus ?Nord Stream 2? mund të jetë vetëm prova e parë e vërtetë, nëse Gjermania ka nisur më në fund të mendojë në mënyrë strategjike. Nëse po, është jo pak e vonuar.

Kjo pasi evropianët duhet të rishqyrtojnë me urgjencë çdo politikë, që e thellon varësinë e tyre energjetike nga Rusia, edhe nëse kjo nënkupton mungesën e objektivave në lidhje me emetimit e dyoksidit të karbonit të atmosferë. Do të ishte një gafë e madhe strategjike, të vihej në rrezik liria e kontinentit, vetëm për të përmbushur disa objektiva arbitrare të ndryshimeve klimatike, sado të rëndësishme qofshin ato.

Presidenti Vladimir Putin, do ta përdorë gjithmonë fuqinë që i jep kundërvënia e Evropës ndaj vetes së saj. Synimi i madh strategjik i Kremlinit, është ta detyrojë pjesën më të madhe të Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL), përfshirë shtetet baltike, të hyjë në një sferë të re të ndikimit rus.

Kjo është arsyeja pse mijëra emigrantë të dëshpëruar, po detyrohen të kapërcejnë kufirin midis Bjellorusisë me Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë; se përse ekziston kërcënimi i reduktimit të furnizimeve me gaz në pjesën më të madhe të EQL nga Rusia; pse avionët bombardues bërthamorë rusë fluturojnë poshtë Detit të Veriut dhe në Kanalin Anglez dhe përse rreth 90.000 trupa ruse janë mbledhur në kufijtë lindorë dhe veriorë të Ukrainës.

Kjo qasje ka të bëjë me zbatimin e Doktrinës Gerasimov, përmes së cilës Rusia zbaton njëherazi ?maskirovkan? (mashtrimin) dhe ?dezinformatsiya? (keqinformimin), bashkë me të ashtuquajturat ?masa aktive?, për ta mbajtur Evropën të përçarë dhe të dobët si politikisht ashtu edhe ushtarakisht.

Qëllimi më i menjëhershëm, është të parandalohet që Ukraina ta kalojë ?vijën e kuqe? të Rusisë, duke ecur drejt anëtarësimit në NATO. Ky ishte edhe qëllimi i shprehur nga Putin në esenë e tij të shtatorit, në të cilën ai e mohoi se Ukraina ka qenë ndonjëherë një shtet i pavarur, dhe se sipas tij ajo ka qenë përherë një pjesë integrale e Rusisë.

Kjo është gjuhë e rrezikshme dhe që kërkon një përgjigje. Ndonëse presidenti amerikan Xho Bajden i deklaroi se fundmi homologut ukrainas Volodimir Zelenski, se anëtarësimi në NATO është shumë i largët për vendin e tij, integrimi përfundimtar i Ukrainës në Evropën e lirë, duhet të jetë tashmë një synim i përbashkët dhe strategjik i aleatëve perëndimorë.

Përdorimi i  maskirovka  dhe dezinformatsiya,  është një luftë pa luftë. Ai ekziston në zonën gri midis luftës dhe paqes. Ish-komandanti suprem i aleatëve të NATO-s, gjenerali Fil Bredlav, thotë se Rusia e sheh tashmë veten në luftë me Perëndimin, dhe se arma e saj e zgjedhur është keq-informimi.

Ajo është një strategji e qëllimshme luftarake ?5D?, që kombinon shkatërrimin e nënkuptuar me keq-informimin, destabilizimin, përçarjen dhe mashtrimin, dhe që drejtohet nga kupola e shtetit rus përmes mesazheve të shumta, dhe shtimit të kërcënimit të forcës.

Me ardhjen e dimrit dhe me Evropën në një lloj kaosi, Putini mund të mendojë se nuk do të ketë kurrë një mundësi më të mirë sesa sot për të shfrytëzuar një ?D? të gjashtë, varësinë energjetike. Në fakt, BE-ja është shfaqur i tmerruar nga skenari në të cilin Rusia dhe kukulla e saj, Bjellorusia, reduktojnë furnizimet me gaz në pjesën më të madhe të kontinentit.

Përpjekjet e Kremlinit kohët e fundit për ta detyruar Komisionin Evropian të miratojë gazsjellësin e sapondërtuar por ende të papërdorur ?Nord Stream 2? – që kalon në fundin e Detit Baltik – nëpërmjet rritjes së çmimit të gazit, treguan saktësisht se pse Rusia nuk do të jetë asnjëherë një partnere energjitike e besueshme.

Sikur Gjermania ta udhëhiqte Evropën drejt një mbështetjeje edhe më të madhe tek gazi rus, ajo nuk do të vendoste ?lakun? e Rusisë vetëm në qafën e saj, por edhe të pjesës tjetër të Evropës. Deri më sot BE është tallur me retorikën boshe të sovranitetit të bllokut.

Por nëse Brukseli nuk do të mundet të përdorë fuqinë diplomatike dhe ekonomike për t?i bërë presion Kremlinit, që ta ndalë Bjellorusinë nga përdorimi si një armë i emigrantëve të dëshpëruar, ka pak shpresë se ai mund të inkurajohet nga evropianët për të ndjekur ambiciet e tij më madhështore.

Në vend se të përqendrohet tek Lukashenko, BE-ja duhet që ta drejtojë zemërimin e saj drejt Kremlinit. Mjerisht në vend të kësaj, BE-ja preferon të kritikojë polakët mbi mënyrën se si po përballen me një situatë të dëshpëruar, ashtu siç kritikoi së fundmi edhe Ukrainën për  përdorimin e dronëve, për t?u hakmarrë ndaj përdorimit të artilerisë nga Rusia, e cila vret rregullisht ushtarë ukrainas.

Kërcënimi i sanksioneve të BE-së, përfshirë mbi linjat ajrore që dërgojnë emigrantët në Minsk, është i mirëpritur. Por në disa aspekte, ai e ndihmon kauzën ruse, duke krijuar akoma më shumë tension me Turqinë, një nga pikat e tranzitit të emigrantëve.

Po ashtu ekziston mundësia për një përshkallëzim të rrezikshëm dhe të shpejtë të tensioneve, sidomos nëse rojet kufitare bjelloruse, do të shkaktojnë një konfrontim të armatosur pranë korridorit strategjik jetik Suvalki, që lidh jo vetëm BE-në dhe NATO-n me shtetet baltike, por edhe Rusinë me enklavën e saj të armatosur në Kaliningrad.

Forcat speciale ruse dhe bjelloruse, janë parë duke kryer misione zbulimi në zonat kufitare me BE-në. Veprime të tilla nuk kanë kaluar pa u vënë re në Ukrainë. A do ta pushtojë Putin Ukrainën? Natyrisht, Kremlini e mohon këtë gjë, por edhe Doktrina Gerasimov, mund të nënkuptojë se Rusia s?duhet ta bëjë këtë.

Kërcënimi i forcës, mund të mjaftojë për t?i diktuar sjelljen një Ukraine, e cila është thellësisht e pasigurt për forcën reale të mbështetjes nga ?partnerët? e saj evropianë. E megjithatë, Putini e ka përforcuar prej disa muajsh kapacitetin ushtarak të Rusisë rreth kufijve lindorë dhe veriorë të Ukrainës.

Rusia ka tashmë atje të gjithë arsenalin e duhur ushtarake, ndaj nëse vendos të veprojë, Putin mund ta bëjë këtë, dhe madje shumë shpejt. A nuk do të kishte mënyrë më të mirë për Putin sesa të nënshtrojë Ukrainën, të poshtërojë BE-në, të përçajë NATO-n, dhe të sigurojë kësisoj trashëgiminë e tij si rusi ?i madh?, që e shpëtoi Ukrainën nga Perëndimi?

Gjithsesi ka pak gjasa që ai ta bëjë këtë gjë. Ish-operativi i KGB-së, e sheh veten si një mjeshtër të madh të shahut strategjik global, kur në fakt loja e tij e vërtetë është një poker me letra. Tragjedia për qytetarët e Evropës Qendrore dhe Lindore është se pozicioni aktual i Rusisë, është kryesisht produkt i ankthit dhe i paaftësisë së Evropës Perëndimore, e cila e ka shndërruar në një forcë iluzore dobësinë e vërtetë të Rusisë. Vendimi mbi ?Nord Stream 2?, mund të jetë vetëm shenja e parë, se Evropa është e përgatitur që t?i përgjigjet sfidës së lëshuar nga Moska.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

Putin Threatens a Dark, Cold European Winter

Lajmet e fundit nga