Connect with Us

Video-Hapet rruga e Arbrit/ Rama shfaq pamjet në ditën e Çilirimit

Kronika

Video-Hapet rruga e Arbrit/ Rama shfaq pamjet në ditën e Çilirimit

Publikuar

-

/

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se sot, është hapur Rruga e Arbrit.

Me një video të rrugës, të postuar në rrjete sociale, Rama iu uron shqiptarëve, 29 Nëntorin, festën e Çlirimit të Shqipërisë.

Në fakt, hapjen  këtij segmenti rrugor, sot, Rama e kishte njoftuar ditë më parë.

Kujtojmë se ministrja Belinda Balluku ka deklaruar të shtunën, se rruga do të hapet në mënyrë të pjesshme, pasi e gjitha përfundon në pranverë.

LEXO EDHE:  Rama “largohet” nga plazhi e uron shqiptarët nga një tjetër vend/Por shihni ç’i punon ky qytetar

Punimet për “Rrugën e Arbërit” nisën në verën e vitit 2009 dhe zgjatën më shumë se 12 vite.

Tashmë distanca Tiranë-Klos është vetëm 35 km. Rruga kalon në gjashtë tunele dhe ka dy ura.

Ura e Vashës  është më e larta në Ballkan, 250 metra e gjatë dhe 158 metra e lartë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Po udhëtonte me motor/ Ndërron jetë 62 vjeçari në Divjakë

Publikuar

-

Nga

cna, lajme, kronike

Një person ka humbur jetën pas një aksidneti rrugor në Divjakë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Mërtish, ku shtetasi A. K., 62 vjeç, banues në Lushnjë, duke udhëtuar me një motomjet tip “Honda” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka ndërruar jetë.



LEXO EDHE:  Ramës nuk i del inati me Blushin/Paralajmërimi i frikshëm jashtë Kuvendit

Sot rreth orës 14:50, në fshatin Mërtish, shtetasi A. K., 62 vjeç, banues në Lushnjë, duke udhëtuar me një motomjet tip “Honda” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka ndërruar jetë”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E fundit/ Merr flakë shtëpia në Gjirokastër

Publikuar

-

Nga

Një banesë në Gjirokastër është përfshirë nga flakët. Sipas asaj që raportohet në media, zjarri ka rënë në një banesë në lagjen Dunavat.



Mësohet se nga zjarri ka patur vetëm dëme materiale dhe nuk ka patur persona të lënduar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Thasët me drogë në kamionin me targa shqiptare/ Policia del me njoftimin zyrtar

Publikuar

-

Nga

Policia ka dalë me njoftimin zyrtar përsa i përket sekuestrimit të një sasie të madhe me lëndë narkotike brenda një kamioni me targa shqiptare në Mal të Zi, siç u raportua nga mediat malazeze.

Sipas njoftimit të policisë, autoritetet doganore dhe policore të Malit të Zi, kanë gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Paraprakisht kamioni ka kaluar nga pika e kalimit kufitar Hani i Hotit, Shkodër.

Ndërkohë grupi hetimor i ngritur në Policinë e Shtetit po vazhdon kryerjen e veprimeve procedurale në territorin e vendit tonë, duke koordinuar veprimet me palën malazeze

Njoftimi i policisë



Në Malin e Zi është kapur një kamion, brenda të cilit, autoritetet doganore dhe policore të Malit të Zi, kanë gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

LEXO EDHE:  Video-Qytetarët “kryqëzojnë” Ramën: Shtatë vite llustër e propagandë, e boshatise Shqipërinë

LEXO EDHE:  Grida Duma, i merr me radhë zyrtarët për Bechetin/ Fut në listë edhe Ëngjëll Agaçin

Nga veprimet e para hetimore të përbashkëta të kryera nga autoritetet doganore dhe policore të Malit të Zi dhe të Policisë së Shtetit, paraprakisht rezulton se kamioni ka kaluar nga pika e kalimit kufitar Hani i Hotit, Shkodër.

Grupi hetimor i ngritur në Policinë e Shtetit po vazhdon kryerjen e veprimeve procedurale në territorin e vendit tonë, duke koordinuar veprimet me palën malazeze.

Informacion më të detajuar do japim në përfundim të veprimeve të para hetimore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE