“Vatra” nderon Dritan Demirajn me "Medaljen a Artë të Lirisë"

29 Nëntor 2021, 08:33, Aktualitet CNA
“Vatra” nderon Dritan Demirajn me "Medaljen a Artë të

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj është nderuar nga Federata Panshqiptare “Vatra” me “Medaljen a Artë të Lirisë”.

Lajmi është bërë I ditur nga vetë Demiraj, I cili në një postim në rrjetet sociale, shkruan se vlera e kësaj decorate për të është e veçantë, për shkak se iu dorëzua, sikurse cilëson ai, në ditën më të shquar të Shqiptarëve, Ditën e Flamurit dhe te Pavarësisë së Kombit Shqiptar.

?Të nderuar miq!

Kam kenaqesinë dhe privilegjin të ndaj me Ju një moment tjetër të rëndësishëm të jetës time.

Me rastin e ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë, Federata Panshqiptare “Vatra” me dekoroi me “Medaljen a Artë të Lirisë” me motivationin:

“Për kontribut të jashtezakonshëm në sherbim të Atdheut, si strateg ushtarak i lartë, si drejtues i spikatur në misionet luftarake, si përfaqesues i shquar i Shqipërisë në koalicionin e luftës kundër terrorizmit global, për kontributin akademik dhe si ekspert i sigurisë kombëtare”.

Gjate karrieres sime të gjatë ushtarake, akademike, sportive dhe modeste në politikë kam marre vleresime, medalje dhe dekorata të shumta, por vlera e kësaj dekorate është e ndryshme për dy arsye:

Së pari për shkak se mu dorëzua në ditën më të shquar të Shqiptareve, Ditën e Flamurit dhe te Pavarësisë së Kombit Shqiptar.

Së dyti sepse vleresimi mu dha nga Federata Panshqiptare “Vatra” institucioni me i vjetër, dinjitoz, patriotik, demokratik, intelektual dhe kombëtar në disaporë, SHBA dhe jo vetëm.

Me këtë rast dëshiroj ti shpreh mirenjohjen më të thellë kryetarit te Vatres z. Elmi Berisha, presidentit te nderit z. Agim Rexha dhe z. Alfons Grishaj.

Padyshim qe kenaqesine e mbremjes e shtoi edhe prezenca e kolonel Edmond Dodes, mikut tim Mondi Rakaj dhe Mersin Gjinit.

Zoti i bekofte gjithe Shqiptaret kudo në bote.?-shkruan Demiraj./CNA.al

Lajmet e fundit nga