Connect with Us

Varianti i ri po trondit botën/ Deputeti PD tregon çfarë do bënte ndryshe nëse do të ishte ministër

Aktualitet

Varianti i ri po trondit botën/ Deputeti PD tregon çfarë do bënte ndryshe nëse do të ishte ministër

Publikuar

-

/

Deputet i PD-së Tritan Shehu shprehet se niveli i vaksinimit në Shqipëri është 35%.

Në një intervistë për emisionin ‘Log’, ai kritikoi qeverinë për menaxhimin, ndërsa tregoi se cfarë do të bënte ndryshe nëse do të ishte ministër Shëndetësie.

“Unë e parashikoj një cikë të zymtë situatën në muajt që vijnë. Shqipëria e filloi me vonesë vaksinimin, nuk mori masat, krijoi ca aventura. Dhe pastaj gabimi i madh është që në Shqipëri u bë një sallatë ruse.

Shifrat janë në 35% deri tani. Unë u bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që të vaksinohen dhe qeveria të marrë vaksina të certifikuara nga “EMA” dhe “FDA” deklaroi ai duke shtuar se ka bërë tre doza “Pfizer”.

LEXO EDHE:  COVID-i dhe përgjegjësitë institucionale

E ndërsa kritikoi qeverinë për menaxhimin, Shehu tregoi se cfarë do të bënte ndryshe nëse do të ishte ministër Shëndetësie. “Nuk do të ishim përqendruar vetëm te COVAX dhe do të kishim pranuar në Shqipëri, si Kosova, vetëm vaksina të certifikuara nga “EMA” dhe “FDA”.

Tani që jemi është krijuar një sallatë ruse, janë përdorur, kineze, ruse, Pfizer dhe AstraZeneca” tha ai duke shtuar se “Green Pass”-i është i domosdoshëm, por duhen sqaruar njerëzit”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Lidhja e Bashës me 21 Janarin/ Flet Artan Hoxha

Publikuar

-

Nga

cna aktualitet

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka deklaruar se sot është dita kur Lulzim Basha duhet të tregojë se çfarë di për 21 Janarin, ditën kur 11 vite më parë në bulvard mbetën të vrarë 4 persona.

Sipas Hoxhës, nëse Basha nuk ka guxim e kurajo ta tregojë në SPAK, tu tregojë qytetarëve që është një politikan me formim perëndimor.

Basha deklaroi se unë nuk bëra atë që bëri Berisha më 21 janar, ai sot mund të na tregojë se çfarë bëri. Këta përdorin budallëqe edhe më të pabesueshme çadra pistoletë, stirolapsa pistoletë… Sot është një ditë që Basha duhet të rrëfehet për 21 janarin, unë s’po them në SPAK sepse mbase s’e ka kurajën të shkojë por mbase qytetarëve për të dëshmuar se ai nuk është si Berisha por një politikan me formim perëndimor. Ai t’u thotë dhe familjarëve të vrarë se çfarë di ai për 21 janarin. Nëse do  të tregojë se nuk është si Berisha të distancohet duke treguar për 21 janarin. Të distancohet dhe nga trekëndëshi i Bermudës siç thotë ai. Nëse s’e bën këtë ai tregon se është bashkëpunëtor në ngjarjen e 21 janarit”, tha Hoxha.

LEXO EDHE:  COVID-i dhe përgjegjësitë institucionale

LEXO EDHE:  Bie numri i viktimave në Kosovë/ 321 të infektuar me Covid në 24 orë



Po në lidhje me këtë mgjarje, Hoxha ka bërë një thirrje për prokurorinë në lidhje me ish-deputetin Spartak Braho, i cili ka treguar një episod në lidhje me 21 janarin.

Spartak Braho tha një element interesant prokuroria ta hetojë. Ai ishte njeriu më i afërt i Ilir Metës atëherë. Për këtë gjë ai deklaroi se bashkë me Bashën kanë shkuar të dy në shtëpinë e të ndjerit Agron Bala, ish-gazetar dhe kanë parë filmimet se si është bërë vrasja. Braho tha unë e pashë dhe më thirrën si ekspert dhe u thashë mos u shkoni pas asaj gjëje”, vijoi me tej Hoxha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

21 janari/ Bledi Mane i “përvishet” politikës: Aktrimi amator, lulet plastike, lotët fallco

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Gazetari Bledi Mane ka bërë një koment në lidhje me ngjarjet e 21 janarit 2011 ku katër protestues u vranë në mes të Bulevardit, në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale, Mane shkruan se katër të pafajshëm u vranë, ndërsa fajtorët janë të lirë.

Po ashtu ai i jep edhe një “shuplakë” qeverisë socialiste, në lidhje me homazhet që kryen prej 10 vitesh.

Ai i cilëson homazhet e PS, si një aktrimi amator, lulet plastike, lotët fallco.

21 janari/ NA HAPËT BARKUN ME AKTRIMIN AMATOR

U vranë 4 qytetarë të pafajshëm si rrallëherë më parë. Nuk u vranë fshehurazi por në sytë e mijëra protestuesve dhe në transmetim direkt në ekranet e televizioneve.



4 viktimat kanë 10 vjet që treten në varr, ish kryeministri Sali Berisha ende i gjallë dhe i pandëshkuar.

4 viktima të poshtëruara në varr, ish ministri i brendshëm Lulzim Basha ende i gjallë e i pandëshkuar. 4 viktima të kalbura nga padrejtësia nën tokë, mbi tokë prokuroria e vjetër, Spak-u i ri, gjykatat e reja asnjë dënim dhe ndëshkim deri tani.

4 viktimat kanë 10 vjet që gulçojnë nga plagët në varr, gardistët që i vranë bëjnë dever rrugëve të qytetit të lirë e të paprekshëm.

4 viktima kanë 10 vjet që u brehen kokallat nga krimbat e mortjes në varr, Edi Rama ka 10 vjet që mbledh qeverinë e partinë dhe shkon vendos lule e aktron në bulevard…

Aktrimi amator, lulet plastike, lotët fallco!”-shkruan Bledi Mane./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta i “lëshon” Blushin, Ramës/ “Ç’po na dëgjojnë veshët”

Publikuar

-

Nga

Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta ka shenjëstruar kryeministrin Edi Rama.

Në një postim në rrjete sociale Blushi shkruan se mllef dhe inat kaq të madh me Korçën e vlerave vetëm një piktor i dështuar anti-vlerë mund të ketë

Ç’po na dëgjojnë veshët!  Korça e arsimit, artit, kulturës dhe qytetarisë pa vlera? Teatri “Andon Zako Çajupi” pa vlera? Artistët e mirënjohur korçarë pa vlera?



LEXO EDHE:  Shqipëria në “listën e zezë” të OBSh/ Ish deputeti i PD-së “kryqëzon” Ramën

LEXO EDHE:  Pas gjykatës mbyllet edhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec

Kush ka më shumë vlerë? Zhgarravinat që shiten si piktura? Apo pocaqitë e baltës që shiten si “vepra arti”?

Mllef dhe inat kaq të madh me Korçën e vlerave vetëm një piktor i dështuar anti-vlerë mund të ketë!

Fale o Zot!”, shkruan Blushi./CNA.al

LEXO TE PLOTE