Connect with Us

Varianti i ri Omikron frikëson botën

Shëndeti

Varianti i ri Omikron frikëson botën

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Gjithnjë e më shumë shtete kanë konfirmuar raste të variantit të ri të virusit Corona dhe vendosin kufizime udhëtimi. Sipas të dhënave të para të mjekëve, pacientët me variantin Omikron shfaqin “lodhje ekstreme”.

Për shkak të përhapjes së variantit të ri të virusit, Corona, Omikron, Britania e Madhe presidente e radhës së takimit të vendeve të G7-s ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të Shëndetësisë së G7-s. Këtë të hënë ministrat e Shëndetësisë së vendeve të G7-s konsultohen mbi zhvillimin e ri të pandemisë, variantin Omikron. Organizata Botërore e Shëndetësisë e klasifikoi tanimë rrezikun që del nga varianti i ri si “shumë të lartë”. Varianti Omikron paraqet një rrezik të madh global, sipas OBSH, dhe u bëri thirrje vendeve që të sigurojnë që planet për parandalimin e virusit të jenë në fuqi.

“Lodhje ekstreme”

Por cilat janë simptomat që shfaqen tek të infektuarit me Omikron? Në lidhje me simptomat që tregon varianti i ri, Omikron, drejtuesja e Shoqatës së Mjekëve të Afrikës së Jugut, SAMA dhe mjekja afrikanojugore Angelique Coetzee u shpreh për agjencinë e lajmeve, AFP se shumë nga pacientët e saj me Omikron tregojnë simptoma të pazakonta, por të lehta. Tek shumica e të prekurve bëhet fjalë për meshkuj nën moshën 40 vjeç që ankohen për “lodhje ekstreme”. Kurse për gazetën britanike “Telegraph”, Coetzee u shpreh me shqetësim, se personat e moshuar me sëmundje të tjera, Omikron mund t’i godasë rëndë.

Von der Leyen und Stoltenberg in LitauenUrsula von der Leyen

Virologu i njohur gjerman, Christian Drosten i sheh me skepticizëm raportimet për ecuri të lehtë. Për televizionin gjerman, ZDF ai tha, se “nuk dimë vërtet shumë. Më duhet të them, se për momentin jam shumë i shqetësuar, të shoh kaq shumë mutacione tek virusi. Por këto mutacione janë të vetmet gjëra të kapshme tek virusi, nuk e dimë menjëherë, se ç’bëjnë mutacionet në realitet. Ka sot raportime për ecuri të lehtë. Mendoj, se nuk ka shumë substancë tek kjo. Kemi provuar vetëm mbi 1000 raste dhe ecurinë klinike të tyre duhet ta shohim.”

LEXO EDHE:  Merkel: Koronavirusi, sprova më e madhe në historinë e BE

Ursula von der Leyen: “Duhet të fitojmë kohë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen u bëri thirrje të shtunën qytetarëve në Europë që të vaksinohen, të mbajnë maskën dhe të respektojnë rregullat e distancës. “Ne duhet të fitojmë kohë”, tha von der Leyen gjatë një vizite në kryeqytetin letonez, Riga. Nëse Omikron klasifikohet si variant që e mund vaksinën, atëherë në kontratën e BE me BioNTech Pfizer për furnizimin me 1,8 miliardë doza, hyn në fuqi një klauzolë e përcaktuar, që prodhuesi duhet të përshtasë vaksinën ndaj variantit të virusit brenda 100 ditësh.

Südafrika Coronavirus l Neue Covid-Variante, Zeitungsschlagzeile in Pretoria

Omikron – varianti me emrin e alfabetit grek u zbulua ditë më parë në Afrikën e Jugut. Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa pret një valë të katërt Corone në javët e ardhshme. Ky variant ka shtuar rastet e Coronës në provincën e shumëpopulluar, Gauteng, ka thënë Ramaphosa. Ky vend nuk ka planifikuar aktualisht një lokdaun.

Ndërkohë rastet e variantit të ri Omikron janë konfirmuar në disa vende. Në Holandë 61 vetë e sollën virusin nga Afrika e Jugut, tek 10 prej tyre është diagnostikuar varianti Omikron. Edhe në Australi, Belgjikë, Danimarkë, Gjermani, Britaninë e Madhe, Izrael, Itali, Kanada, Austri dhe Çeki janë identifikuar raste me Omikron. Shumë vende kanë ashpërsuar masat duke vendosur kufizime udhëtimi. Presidenti i Afrikës së Jugut e kritikoi këtë duke e cilësuar si “diskriminim të padrejtë të vendit tonë dhe vendeve simotra.”

Japan schließt wegen Omikron-Variante erneut Grenzen für Ausländer

Përgjim i celularit përmes shërbimit sekret

Japonia për momentin shpalli ndalimin e udhëtimit për të huajt në vend. Kryeministri i vendit, Fumio Kishida u shpreh se ka vendosur “si masë emergjence” nga e marta ndalimin e kufizimin e udhëtimit për të huajt nga e gjithë bota. Edhe Izraeli vendosi nga e diela ndalimin e plotë të udhëtimit për të huajt. Rastet e veçanta duhet të miratohen nga një komitet i posaçëm. Shërbimi i brendshëm informativ, Shin Ben rivendosi përgjimin zyrtarisht të pacientëve me Corona dhe kontakteve të tyre. Kjo masë u përdor në fazën e parë të pandemisë, por për shkak të kritikave u tërhoq./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Epidemilogia franceze: Harrojeni imunitetin e tufës, duhen shtuar testimet

Publikuar

-

Nga

Të mërkurën, më 5 janar, Franca regjistroi një rekord prej më shumë se 332,000 raste të reja infektimesh me koronavirus, gjatë 24 orëve të fundit, dhe 246 vdekje. Varianti Omicron, mjaft infektiv, fajësohet për numrin e madh të rasteve në të gjithë botën. Epidemiologia franceze Catherinë Hill thotë se imuniteti i tufës është ende teori, ndërsa varianti Omicron ka bërë që njerëzit të jenë tejet të rrezikur nga përhapja e tij.

 

Mes shtimit të infektimeve nga varianti Omicron, ekspertja franceze e mjekësisë, Catherine Hill, thotë se imuniteti i tufës është ende një teori.

 

“Vaksinimi nuk mbron nga mos-infektimi. Pra, nuk mund ta llogarisim imunitetin e fituar përmes vaksinimit, sepse varianti Omicron depërton. Për momentin le të harrojmë imunitetin e tufës”, thotë ekspertja Hill.

 

Të enjten, parlamenti francez miratoi planet e presidentit Emmanuel Macron për pasaportën e vaksinimit, për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së variantit Omicron. Epidemiologia Hill shpreh rezervat e saj.

 

“Pasaporta e vaksinimit është mjet për të nxitur vaksinimin e njerëzve që nuk e kanë bërë atë. Nuk mendoj se kjo do të funksionojë, sepse situata është mjaft e tensionuar”.

LEXO EDHE:  18.000 refugjatё drejt BE?/ Gjendje e tensionuar nё kufirin greko-turk

LEXO EDHE:  "Piku nuk do jetë në prill"/ Mjeku tregon kur do të zbutet pandemia në Shqipëri



 

Ekspertja rekomandon testime të shpeshta dhe më strategjike në shkolla, shtëpi të kujdesit shëndetësor dhe zyra, dhe të mos lihet testimi në dëshirën e vetë njerëzve.

 

“Duhet të kemi një strategji për të gjetur dhe izoluar njerëzit që janë të infektuar. Që nga fillimi testimi është kryer në mënyrë tejet të paorganizuar”, thotë specialistja.

 

Gjatë një përshendetje me rastin e vitit të ri, Presidenti Macron tha se ndoshta 2022 do të shënojë fundin e pandemisë. Specialistja Hill shprehet me skepticizëm ndërsa thotë se nuk mund të parashikohet fundi i pandemisë.

 

“Ne e lamë virusin që të qarkullonte në mbarë botën. Nëse vërtet duam të kontrollojmë pandeminë, do të duhet të ndihmojmë vendet e Afrikës që kanë popullsitë e tyre të pavaksinuara, ku virusi po përhapet gjerësisht. Nuk do të kemi një fund të pandemisë”, thotë mjekja franceze Catherine Hill./VOA

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Vaksina, basti i fituar i Kubës

Publikuar

-

Nga

Gjenerali Máximo Gómez, figurë e rëndësishme e luftërave për pavarësinë e Kubës nga Spanja në shekullin XIX ka thënë: “Kubanët ose nuk e përmbushin objektivin, ose e tejkalojnë atë.”

Një shekull e gjysmë më vonë, ky aforizëm është një e vërtetë e pastër. Ishulli komunist ia ka dalë të vaksinojw qytetarwt e vet nw një shkallë të tillë që ua kalon edhe vendeve më të përparuara të botës.

Më shumë se 90% e popullsisë është vaksinuar me të paktën një dozë, ndërsa 83% i kanë bërë të dy dozat. Nga vendet me popullsi mbi një milion, vetëm Emiratet e Bashkuara Arabe kanë një rekord më të fortë vaksinimi. “Kuba është viktimë e realizmit magjik”, citon The Guardian John Kirk, profesor emeritus i studimeve të Amerikës Latine në Universitetin Dalhousie, Kanada.

“Ideja që Kuba, me vetëm 11 milionë njerëz dhe të ardhura të kufizuara, mund të jetë një fuqi bioteknike, mund të jetë e pakuptueshme për ata që punojnë në Pfizer, por për Kubën është e mundur.” Ashtu si shumica e vendeve të Amerikës Latine, Kuba e dinte se do të kishte vështirësi për të blerë vaksina në tregun ndërkombëtar.



Kështu, në mars 2020, me rënien e rezervave valutore për shkak të humbjes së të ardhurave nga turizmi dhe sanksioneve të shtuara nga ana e SHBA-ve, shkencëtarët e ishullit iu futën punës. Bastin e fituan: në pranverë, Kuba u bë vendi më i vogël në botë që zhvilloi dhe prodhoi me sukses vaksinat e veta kundër Covid. Që atëherë, shërbimi shëndetësor kuban ka injektuar vaksina duke arritur deri te fëmijët e vegjël (i gjithë vaksinimi në ishull është vullnetar).

LEXO EDHE:  Pandemia jashtë kontrollit/ Brenda javës hapet Spitali Covid 4

LEXO EDHE:  Kush e pengon integrimin/ Laura, Basha apo gjermani i fundit?

Gushtin e kaluar, ishulli raportonte qindra vdekje nga Covid në javë; javën e kaluar ishin vetëm tre. Suksesi i vaksinës është edhe më i habitshëm kur merr parasysh gjendjen e sistemit shëndetësor kuban. Për shkak të krizës dhe inflacionit, 20 tableta amoksicilinë në tregun e zi kushtojnë sa paga minimale e një muaji. Gregory Biniowsky, avokat në Havana, thotë se ky është konkretizimi i ëndrrës së Fidel Kastros, i cili investoi një miliard dollarë në bioteknologji pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. “Çdo këshilltar do t’i kishte thënë se nuk ishte koha për të investuar burime në diçka që mund të jepte fryte të paktën 25 vjet më vonë. E megjithatë ja ku jemi tani … frytet e investimeve bioteknikologjike po shpëtojnë jetë”, tha ai.

“Kuba ka tendencën t’ia dalë me gjërat e mëdha dhe të ngecë në gjërat e përditshme,” thotë Hal Klepak, profesor i historisë dhe strategjisë në Kolegjin Mbretëror Ushtarak të Kanadasë. “E gjithë ideja e elektrifikimit të vendit [në më pak se një dekadë], heqja e analfabetizmit në 2.5 vjet dhe internacionalizmi mjekësor – të gjitha ishin thjesht skema të çmendura. Dhe kubanët ia dolën në to”, shprehet ai.

Sot, Kuba çon me dhjetëra mijëra mjekë dhe infermierë për punë humanitare jashtë vendit – por nuk arrin të kultivojë mjaftueshëm patate për popullatën. Sistemi shumë i centralizuar i planifikimit shtetëror – një nga të fundit në botë – e shpjegon disi këtë paradoks. Kur ka vullnet politik nga lart, objektivat mund të çohen përpara; kur ka mungesë drejtimi, gjërat ngecin.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Rritja e rasteve me Omicron/ Brataj: 50% e të shtruarve në spital janë nën 50 vjeç

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ditët e para të vitit tregojnë rritje të rasteve me Omicron në vendin tonë. Në studion e emisionit “Dita Jonë” në A2 CNN, shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj tha se në 5 ditët e para ka patur 9800 thirrje, janë kryer 2301 vizita nga të cilat 318 për Covid, 111 prej tyre në spital, ndërsa 207 janë trajtuar në vendngjarje.

Ne jemi në fazën e parë të kësaj vale çka tregohet edhe nga numrat në rritje të këtyre e ditëve. Janë 400-500 thirrje më shumë në ditë, janë 9800 thirrje në 5 ditët e para. 1500-1600 kishim në dhjetor. Ditët e para tregojnë rritje me 1200 thirrje në ditë në 24 orë. Në 5 ditë 2301 vizita nga të cilat  318 për Covid, 111 në spital, ndërsa 207 janë trajtuar në vendngjarje”.-tha Brataj.

Brataj theksoi se 50% e të shtruarve në spital në vendin tonë janë nën moshën 50 vjeç, kryesisht të pavaksinuarit.

Pozitiviteti në vendin tonë është 111% në moshën 25-34 vjeç, 35-44 109% më i lartë nga fashat e tjera, 50% e të shtruarve në spital janë nën 50 vjeç dhe kryesisht fashat e të pavaksinuarit dhe te fëmijët është plus 64% rritja e pozitivitetit në SHBA dhe sado të mbrojtur të jenë do shkaktojë fatalitete”.-theksoi Brataj.

Sipas tij pritet rritje e numrit të pacientëve me Omicron, por shqetësues mbetet infektimi i personelit mjekësor sikurse ka ndodhur në Itali dhe Britaninë e madhe. Brataj shton se ky variant i koronavirusit është më i lehtë për ata që e kanë kaluar Covidin dhe për të vaksinuarit.



Pritet rritje e numrit të pacientëve. Nuk është e njëjta situatë me vitin e kaluar.  Është numri i madh i të infektuarve, por përqindja nuk është e lartë në pacientë. Ajo që është shqetësuese është infeksioni i personelit mjekësor në Britani dhe Itali. Ky është problemi kryesor dhe është pikërisht forcimi i masës. Të kufizohet hyrja në spital. Omicron më djallëzor se delta në depërtimin e filtrave. I vetmi fakt pozitiv është që koha e arritjes së pikut është më e shkurtër. Omicron në 2 ditë dyfishon numrin e të infektuarve.  Omicron është më i lehtë për ata që e kanë kaluar dhe të vaksinuarit kurse rreziku te të pavaksinuarit është i njwjtë si në ditën e parë se targeti i virusit janë mukozat e mushkërive dhe po shohim edhe të vaksinuar që u preken mushkëritë”.-deklaroi ai.

LEXO EDHE:  Si mund ta anashkalojë BE-ja veton e Polonisë dhe Hungarisë

LEXO EDHE:  Alarmi për koronavirus/ Pekini qetëson botën: 243 persona janë shëruar

Brataj thekson gjithashtu se brenda verës së 2022 duhet të arrihet 70% e infeksionit për të qenë të mbrojtur përmes vaksinimit, dozës përforcuese dhe respektimit të masave.

Çdo shtet brenda verës së 2022 duhet të arrijmë 70% të infeksionit që të jemi të mbrojtur. Kjo arrihet me uljen e numrit të personave no vax ,dozën e tretë dhe respektimin e masave dhe duke respektuar këto masa virusi shndërrohet në epidemi ose endemi.  Kur vihesh në kushtet që nuk ka vaksinë ishte kërkesë absolute, ku kërkohej të paguhen për vaksinën dhe brenda disa muajsh kthehesh të marrësh një gjë fallco. Shteti i ka përdorur të gjitha format dhe kur nuk arrin do kalohet nga një masë në tjetrën. Nuk kuptoj arsyen pse nuk duan ta bëjnë”.-u shpreh Brataj.

I pyetur nëse do të ketë masa shtesë ai thotë se duhen të respektohen masat që janë në fuqi.

Masat shtesë unë shpresoj që të respektohet green pass. Nëse nuk respektohen këto janë për çfarë do të shtohen. Detyrimi i maskës është në fuqi”.-tha Skender Brataj.

LEXO TE PLOTE