LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Theu xhamin e makinës për të vjedhur sendet/ E pëson keq 36 vjeçari

29 Nëntor 2021, 09:49, Kronika CNA
Theu xhamin e makinës për të vjedhur sendet/ E pëson keq 36

Një 36 vjeçar është arrestuar nga policia në Berat, pasi ka tentuar të vjedhë sendet brenda një makine duke thyer xhamin.

Mbi 36 vjeçarin me iniciale: K.K rëndojnë akuzat “Vjedhje”, e mbetur në tentativë dhe “Shkatërrim prone”.

Njoftimi i plotë:

“Tenton të vjedhi sendet brenda një mjeti, arrestohet në flagrancë 36-vjeçari.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.K., 36 vjeç, banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat, pasi u kap nga shërbimet e policisë duke thyer xhamin e një mjeti të parkuar me qëllim që të merrte sendet që ishin brenda tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Vjedhje”, e mbetur në tentativë dhe “Shkatërrim prone”./CNA.al

Lajmet e fundit nga