Connect with Us

Skandali, gjyqtarja sheike u bë avokate pas shkarkimit/ SPAK mbyll sytë përballë Entela Priftit

Aktualitet

Skandali, gjyqtarja sheike u bë avokate pas shkarkimit/ SPAK mbyll sytë përballë Entela Priftit

Publikuar

-

/
cna lajme vetting

Gjyqtarëve dhe prokurorëve më bëma dhe gjëma të shkarkuar nga Vettingu, nuk iu ka hyrë “gjemb” në këmbë. Pavarësisht problemeve që janë gjetur nga Vettingu , askush nuk është marrë më me to.

Numërohen me gishta rastet kuer drejtësia ka nisur hetime ndaj tyre për pasurinë, siç është në rastin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llala, apo në rastet e ish anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe Fatos Lulo.

Ndërsa të tjera, pasurinë e paligjshme vijojnë ta shijojnë, por tashmë në një anë tjetër të drejtësisë, në rolin e avokatit.

Me liçensa të kahershme avokatie apo jo, sot, i shohim në sallat e gjykatave, përballë kolegëve të tyre, veçse me një ndryshim të madh, pasi të parët janë nxjerrë nga sistemi i drejtësisë për shkak të lidhjeve me të inkriminuar apo për shkak të pasurisë së dyshimtë.

Raste të tillë janë të shumta, por një shembull mjaft i mirë kësaj drejtësie të kalbur, pasi edhe avokatit është një segment i drejtësisë, është ish gjyqtarja e Apelit të Korçës, Entela Prifti.

Kjo e fundit, sipas të dhënave në QKB, që nga fillimi i këtij, viti, rezulton avokate.

Prifti është regjistuar në QKB me datë 31.01.2021, me kompaninë, Dictum Consulting, që rezulton e themeluar me datë 20.01.2020, pra rreth dy vite pas shkarkimit.

Ndërkohë, Prifti, bën avokaten dhe askush nga organet e drejtësisë nuk është shqetësuar për gjetjen e Vettingut. Si Prifti ka edhe të tjerë, që do t’i publikojmë në ditët vijim, ndërsa më poshtë, ju risjellim gjetjet e Komisionit të Pavarut të Kualifikimit.

Bëmat e ish gjyqtares-avokate

Entela Prifti, gjyqtarja e Apelit të Korçës, u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në Tetor të vitit 2018.

Një vilë e denoncuar në dy emisione televizive para procesit të rivlerësimit, ishte vetëm një nga problemet që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti në pasurinë e kryetares së shkarkuar të Gjykatës së Apelit të Korçës.

KPK gjeti gjithashtu llogari bankare të fshehura, të gjyqtares, pasuri të padeklaruara, mungesë burimesh finaciare e një sërë deklarimesh të rreme nga ajo dhe bashkëshorti.

Gjetjet e KPK

Prifti kishte deklaruar në vitin 2012 blerjen e një apartament 55 m2 në Korçë me një vlerë prej 2.8 milionë lekë. Sipas KPK-së subjekti nuk ka paraqitur dokumentacion për të justifikuar të ardhurat e vjehrrit në vlerën 1.8 milionë lekë.

Në deklaratën periodike të vitit 2005, Prifti ka deklaruar blerjen e një apartamenti 2+1 me sipërfaqe 70 m2 në qytetin e Korçës me vlerë 3.1 milionë lekë, me burim shitjen e një apartamenti të mëparshëm. Në deklaratën veting të vitit 2017, i njëjti apartament është deklaruar me vlerën 1 milionë lekë. Ndërkohë kontrata e shitblerjes së kësaj pasurie ka një çmim prej 1.9 milionë lekë.

Në vitin 2004 Prifti ka deklaruar shitjen në vlerën 450 mijë lekë të një automjeti të tipit Renault, të cilin e kishte blerë në vitin 2001 me vlerë 500 USD. Në një transaksion të ngjashëm subjekti ka blerë në vitin 2007 një automjet tip Benz me vlerë 500 mijë lekë, të cilin e ka shitur në vitin 2009 për një vlerë më të lartë të barabartë me 6 mijë euro.

KPK ka hetuar edhe për një apartament dupleks me sipërfaqe 235 m2, të porositur në vitin 2001 dhe të paguar deri në vitin 2004 me vlerë 4 milionë lekë, ku përfshihet kosto e shitjes 2 milionë lekë, kontratë rikonstruksioni 1.3 milionë lekë dhe mobilimi.

Kjo pasuri është blerë nëpërmjet një kredie me vlerë 40 mijë marka gjermane. Prifti nuk e ka deklaruar këtë pasuri në deklaratën periodike të vitit 2003, nuk ka dokumentacion për punimet e kryera nga kompania ‘Konstruksion 93’ me vlerë 1.6 milionë lekë dhe as kontratën e porosisë të vitit 2001.

KPK ka ndërmarrë një analizë financiare të të ardhurave familjare të subjektit në vitet 2001-2004, duke arritur në konkluzionin se ka një bilanc negativ financiar prej 6.8 milionë lekë.

LEXO EDHE:  Regjimi 41 bis/ Kush janë tre të dënuarit që do izolohen

Ky bilanc negativ ngre dyshime mbi burimin e vendosjes së disa aseteve, ku përfshihen apartamenti, pronësia e bashkëshortit të subjektit të 8% të aksioneve të kompanisë ‘Beton Plus’ – e themeluar në vitin 2001, likuiditetet në bankë, si dhe të një trualli 10.000 m2 në fshatin Voskopojë.

Prifti gënjeu për vilën tre katëshe

KPK ka hetuar edhe një vilë me 3 kate, plus verandë dhe 1 sipërfaqe prej 390 m2.

Gjysma e këtij objekti e blerë në vitin 2008 ,kap një vlerë tregu prej 10.3 milionë lekë. Subjekti nuk e ka deklaruar ambientin verandë në deklaratat periodike 2008 -2016, si dhe nuk ka dokumentacion ligjor se ka përfituar 1.9 milionë lekë nga vjehrri, çfarë ka shërbyer si burim për blerjen e kësaj prone.

Sipas KPK-së në vitin 2012 ky subjekt është marrë me qira nga shoqëria Helzag sh.p.k dhe më pas nga shoqëria ‘Find Four’, por ka mospërputhje në deklarime për qiranë e paguar nga këto shoqëri dhe rreth kostove të përshtatjes së ambientit në bar, restorant.

KPK ka konstatuar se personi i lidhur me subjektin nuk ka paguar tatimin në burim për këtë kontratë qiraje për vitin 2014 në vlerën 2 milionë lekë.

Gjithnjë sipas KPK, “Find Four’ nuk ka pasur burime financiare për pagesën e qirasë prej 5.6 milionë lekë për vitin 2014.

Gjithashtu, sipas KPK gjyqtarja Prifti nga dështuar të deklarojë në deklaratat periodike në ILDKPKI të vitit 2003, 2007 dhe 2009, rritjen e kapitalit të shoqërisë ‘Beton Plus’, fillimisht në 6 milionë lekë, dhe më vonë në 9.9 milionë lekë dhe 14.2 milionë lekë.

Gjithashtu, për këtë shoqëri KPK shprehet se subjekti nuk ka dokumentacion për pagesat e tatim fitimit.

Llogari bankare të padeklaruara

Hetimi administrativi KPK-së ka zbuluar disa llogari bankare të padeklaruar në emër të bashkëshortit Petrit Tare. Në këto likuiditete përfshihet një llogari 2 milionë lekë në vitin 2009. Një llogari 70,000 USD në vitin 2008.

Një transfertë në Detroit, Michigan me vlerë 12045 USD në vitin 2000. Si dhe një llogari prej 10233 euro në vitin 2003. KPK shprehet se bashkëshorti i subjektit ka mungesë burimesh financiare për krijimin e këtyre likuiditeteve. Sipas KPK-së subjekti nuk ka deklaruar dhe 2 llogari bankare në emër të fëmijëve në periudhën 2006-2009.

KPK ka gjetur edhe mungesë dokumentacioni për një pagesë qiraje nga kompania ‘Tamto Italy’ me vlerë 2200 euro.
Prifti fshehu pasurinë në emër të motrës

Në KPK ka pasur edhe një denoncim anonim nga Entela Priftit.
Sipas denoncimit, Prifti kishte fshehur një numër pasurish të paluajtshme në Tiranë në emër të motrës Ç. Prifti dhe të bashkëshortit të saj.

KPK ka ndërmarrë një hetim ndaj personit të lidhur dhe ka zbuluar se në pronësinë e motrës në Tiranë është i regjistruar një Apt. 120 m2 dje një garash 90 m2 me vlerë 57 mijë euro dhe 42 mijë euro.

Gjithashtu në emër të bashkëshortit është zbuluar një apartament me sipërfaqe 117 metra katrorë dhe vlerë 11.2 milionë lekë, një apartament i tretë me sipërfaqe 60.55 m2 dhe vlerë 6.5 milionë lekë, si dhe një garazh me sipërfaqe 25m2 dhe vlerë 1.7 milionë lekë.

Ndërkohë, gjithashtu në Tiranë në emër të babait të bashkëshortit të motrës është zbuluar një apartament tjetër me vlerë 40 mijë euro.

Vettingu “nxjerr zbuluar” Entela Priftin/ Zbardhet pasuria marramendëse e kreut të Apelit të Korçës

Burime financiare të paligjshme/ KPK jep vendimin për gjyqtaren Entela Prifti

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Video- Me fresibel dhe trampon, aktivisti bën gati “armët”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Aktivisti Zirkon Disha ka ironizuar situatën në PD, ku një ditë më parë u faktua blindimi i dyerve të selisë blu.

Në një postim në rrjetet sociale, Disha shfaqet me një fresibël dhe një trampon në dorë, ku ironizon duke thënë “po bëjmë prova për nesër”.

Kujtojmë këtu se nesër në orën 12:00, pritet të zhvillohet një protestë para selisë së PD.

LEXO EDHE:  PD “kandidon” Ben Blushin dhe inceneratorin përballë Erion Veliajt

LEXO EDHE:  KLP e baxhanakëve/ Vatë Staka tërhiqet nga gara për SPAK



Ndërkohë, ish-kryeministri Berisha ka paralajmëruar se nesër do të happen patjetër dyert e selisë, për demokratët./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha: Edhe vetë Lul Brava e di që nesër do të largohet

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se nesër dyert e selisë së PD, do të hapen pa asnjë diskutim.

Në një deklaratë për mediat para selisë së PD, Berisha tha se edhe vetë “Lul Brava”, sikurse i referohet ai Lulzim Bashës, e di që nesër do të largohet.



“Nuk ka asnjë diskutim që dyert do të hapen. Në mënyrë më të vendosur selia do të ju kthehet demokratëve. Nuk ka blind apo beton që mund të pengojë demokratët shqiptarë si njerëz të lirë, të rikthejnë këtë ndërtesë nga burg që e ka shndërruar Edi Rama me pengun e tij Basha. Çdo blind që ndodhet në këtë ndërtesë do të ngarkohet në një kamion dhe do ti dërgohet pranë shtëpisë Lulzim Bravës që ti përdorë për çfarë të dojë. Edhe vetë Lul Brava e do që nesër do të largohet.”-tha Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha i vendosur/ Nesër hapen dyert e PD

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se nesër do të hapen dyert e selisë së PD.

Në një deklaratë për mediat, Berisha theksoi se nuk ka asnjë diskutim që nesër do hapen dyert.



Nuk ka asnjë diskutim që dyert do të hapen. Në mënyrën më të vendosur selia do t’u kthehet demokratëve nuk ka blind që mund të pengojë demokratët shqiptarë. Çdo blind që është vendosur në këtë ndërtesë do të parkohet në një kamion dhe të vendoset afër shtëpisë së tij që Lulzim Brava të bëjë ctë doje më te nuk është ndërtesë e një grupi terrorist, por e PD. Edhe vetë Lul Brava e di shumë mirë që nesër do largohet”-tha Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE