LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqetësime të reja në botë pas zbulimit të variantit Omicron

29 Nëntor 2021, 16:16, Kosova & Bota CNA
Shqetësime të reja në botë pas zbulimit të variantit

Ndërsa rritet numri i rasteve të zbuluara me variantin e ri Omicron të koronavirusit në gjithë botën, këshilltari i lartë për shëndetësinë i presidentit amerikan Joe Biden thotë se ai “duket” më i transmetueshëm se variantet e tjera, por ekspertët e shëndetësisë ende nuk janë të sigurt nëse shkakton infektime më të rënda.

Disa ditë pasi zyrtarët shëndetësorë të Afrikës së Jugut njoftuan për zbulimin e variantit të ri koronavirusit, të njohur tani si Omicron, po shtohen vendet që kanë identifikuar persona të infektuar me të. Në Skoci janë identifikuar gjashtë raste. Qeveria skoceze tha të hënën se nuk dihet se ku janë infektuar individët. Dy raste u zbuluan në Kanada të dielën tek dy persona që kishin udhëtuar në Nigeri. Po të dielën zyrtarët holandezë të shëndetësisë thanë se 13 nga 61 pasagjerët që mbërritën së fundmi në Holandë nga Afrika e Jugut kanë rezultuar pozitivë për variantin e ri.

Për udhëtarët në Johanesburg, ky është një skenar i njohur.

“Pasi u bllokova për dy vjet për shkak të COVID-it dhe nuk pashë familjen time, prindërit e mi të sëmurë, m?u desh të kthehesha për t?i parë kur kufijtë u hapën dhe tani shoh se çdo gjë po përsëritet?, thotë Lizette Buys e cila shpreh zhgënjimin me kufizimet e reja.

Shumë vende kanë filluar të ndalojnë ose kufizojnë udhëtimet nga vendet e Afrikës jugore.

“Reagimi i disa prej vendeve në lidhje me vendosjen e ndalimeve të udhëtimit dhe masave të tjera, janë krejtësisht kundër normave dhe standardeve të udhëzuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë”, tha Ministri i Shëndetësisë së Afrikës së Jugut Dr. Joe Phaahla në një konferencë shtypi virtuale.

Dr. Phaahla i quajti kufizimet e udhëtimit “të skajshme”.

Të dielën, Dr. Anthony Fauci, këshilltari kryesor mjekësor i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se kufizimet e udhëtimit do të shërbejnë më shumë për të fituar kohë për të vepruar sesa për të ndaluar përhapjen e virusit.

“Kjo kohë duhet përdorur për të plotësuar mangësitë, duke mësuar më shumë për virusin, duke mësuar se si reagon ndaj antitrupave të krijuara nga vaksinat. Mbi të gjitha kjo kohë duhet përdorur për të përshpejtuar vaksinimin dhe dozat përforcuese. Këto do ta ndihmojnë për të rritur gatishmërinë”, tha Dr. Fauci.

Ai vlerësoi zyrtarët e Afrikës së Jugut për transparencën e tyre të shpejtë në identifikimin dhe ndarjen e informacionit për variantin Omicron. Dr. Fauci tha se është shumë herët për të folur për mbyllje të reja dhe shtoi se zyrtarët shëndetësorë të Shteteve të Bashkuara dhe Afrikës së Jugut do të mbanin përsëri konsultime./voa

Lajmet e fundit nga