LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Operacioni Gladio/ Lufta sekrete e CIA-s kundër komunizmit në Evropën e Luftës së Ftohtë

29 Nëntor 2021, 09:43, Politikë CNA
Operacioni Gladio/ Lufta sekrete e CIA-s kundër komunizmit në

Sapo përfundoi Lufta e Dytë Botërore, aleatët perëndimorë dhe Bashkimi Sovjetik filluan që ta shohin me dyshim njëri-tjetrin, secili duke luftuar fshehurazi për pushtet dhe ndikim në të gjithë Evropën, ndërsa regjimet bashkëpunuese të tyre u ngritën midis rrënojave të konfliktit botëror.

Çdo udhëheqës në perëndim të qytetit të Berlinit, e kuptoi se rezistenca ndaj pushtimit sovjetik, për të cilin ata ishin të sigurt se do të ndodhte një ditë, ishte e pamundur. Lufta i kishte rrënuar ushtritë e tyre, dhe do të duheshin vite për t?i ri-ngritur ato. Ndaj përgjigja ishte ?Operacioni Gladio?.

Udhëheqësit perëndimorë pyetën veten:Po sikur rrjetet e rezistencës që kishin luftuar kundër nazistët, të rikrijoheshin sërish në të gjithë kontinentin, këtë herë për t?i rezistuar sovjetikëve? Ushtritë sekrete, të krijuara nëpërmjet financimeve misterioze apo edhe të paligjshme, mund të mbeteshin  jashtë syve të publikut, duke qenë të gatshme në çdo moment të luftonin kundër pushtimit sovjetik, për të cilin shumëkush mendonte se ishte i pashmangshëm.

Në parim plani ishte i arsyeshëm. Rrjetet kombëtare të rezistencës do të krijoheshin, dhe Ato do të rrinin në pritje deri në ditën që do të duheshin. Problemet nisën kur këta njerëz u aktivizuan jo për t?i rezistuar pushtimit, por për të kryer fushata vrasjesh dhe terrori politik kundër popullit të tyre.

Kjo është në fakt historia e ?Operacionit Gladio?, programi ushtarak sekret që shkoi tmerrësisht keq. Ashtu si shumë përpjekje të tjera të Luftës së Ftohtë, Gladio i kishte rrënjët në Luftën e Dytë Botërore.

Kur kërcënimi i pushtimit gjerman arriti kulmin e tij në vitin 1940, qeveria britanike organizoi një rrjet njësish ndihmëse, një forcë guerile në pritje, detyra e së cilës do të ishte të luftonte me çdo mjet që kishte në dispozicion pushtuesit nazistë.

Në fund, këto njësi nuk u angazhuan në asnjë rast në beteja, dhe u shpërndanë në heshtje pas luftës. Gjithsesi parimi i ?njësive ndihmëse? vazhdoi të dominonte. Në vend se të pritej shpërthimi i luftës, përpara se të organizonin rrjetet e rezistencës, ato do të ngriheshin paraprakisht, dhe do të trajnoheshin nga veteranë të forcave speciale britanike.

Ato do të furnizoheshin nga depot e armëve të vendosura pranë vendbanimeve të tyre. Në fillim të viteve 1950, rrjete të tilla të fshehta u krijuan në Gjermani, Belgjikë, Holandë, Francë, Danimarkë, Norvegji, Turqi dhe Itali. Në mbështetje të tyre ishin agjenci të ndryshme evropiane të inteligjencës, duke përfshirë shërbimin sekret britanik, së bashku me CIA-n amerikane.

Ato u organizuan përmes NATO-s, edhe pse nuk ishin zyrtarisht anëtarë të aleancës. Secili nga rrjetet kishte emrin e tij të koduar. Por ai i ushtrisë sekrete italiane do të bëhej emri kolektiv për të gjithë:Gladio, sipas emrit të shpatës së shkurtër romake, që mbahej dikur nga legjionarët dhe gladiatorët.

Këto rrjete ishin shumë të preferuara nga shefi i CIA-s amerikane, Alen Dalles. Ai ishte një antikomunist i zjarrtë, dhe në vitin 1942 kishte deklaruar se Shtetet e Bashkuara ?po luftonin kundër armikut të gabuar?. Peizazhi politik i pasluftës, nënkuptonte se çdo aleat ishte i vlefshëm në kundërvënien ndaj Bashkimit Sovjetik.

Në Itali, kjo nënkuptonte emërimin e ish-fashistëve dhe ekstremistëve të djathtë në poste të rëndësishme në shërbimet sekrete dhe politikë, si dhe krijimin e lidhjeve të ngushta me mafian antikomuniste. Siç u shpreh në atë kohë një agjent i CIA-s:?Për shkak të natyrës së saj antikomuniste, Mafia është një nga elementët që përdor CIA për të kontrolluar Italinë?.

Partia Demokristianë, aleatja e preferuar i CIA-s në politikën italiane, e mirëpriti ndihmën e neo-fashistëve dhe grupeve kriminale, pasi demokristianët mendonin se ?kishte arsye të forta për të pasur frikë, se në rast se do të lejohej prirja e votuesve gjatë viteve 1948-1953? komunistët dhe socialistët, do të bëheshin forca më e madhe politike në Itali?.

Gladio dyshohet se u përdor për herë të parë në vitin 1963, për të sulmuar mbështetësit e Partisë Socialiste Italiane, e cila kishte fituar disa poste në kabinetin qeveritar në zgjedhjet e fundit. Gjatë periudhës që pasoi, të njohur si ?Vitet e Plumbit?, operativët e Gladio mendohet se u përfshinë në trafiqe droge, si dhe në sulme të dhunshme dhe atentate ndaj të majtëve.

Në të njëjtën kohë, në Itali u krijuan Brigadat e Kuqe (BR) komuniste me financimin e Bashkimit Sovjetik, për të shkaktuar shpërthimin e një revolucioni në Itali. Militantët komunistë nisën një fushatë grabitjeje bankash, sabotazhi dhe rrëmbimesh, për ta destabilizuar shtetin italian.

Operativët e Gladios ndjenë një shans të artë për të shfrytëzuar taktikat e dhunshme të BR. Më 31 maj 1972, 5 karabinierë iu përgjigjën një telefonate anonime, që raportoi për një makinë të braktisur në periferinë e fshatit Peteano afër kufirit me Jugosllavinë.

Kur hapën bagazhin ndodhi një shpërthim i madh që vrau 3 prej tyre dhe plagosi rëndë 2 të tjerët. Një telefonatë e dytë, implikoi në atë ngjarje terroristë të krahut të majtë, duke nxitur forcat e sigurisë të nisnin një opracion që çoi në më shumë se 200 arrestime.

Por hetimet e mëtejshme zbuluan se plani ishte ideuar nga neofashisti Vinçenzo Vinçiguerra, dhe se eksplozivi C4 ishte marrë nga një depo armësh të Gladios në qytetin e Veronës. Vinçiguerra e pranoi në gjyq se organizata e tij, Ordine Nuovo (Rendi i Ri), kishte bashkëpunuar me shërbimin sekret të ushtrisë italiane, për ta organizuar atë sulm me synim nxitjen e qeverisë për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe zbatimin e politikave më autoritare.

Pak më vonë kryeministri italian Xhulio Andreoti, konfirmoi para Senatit ekzistencën e Gladio-s. Zbulimi bëri bujë në Evropë, pasi u zbulua ekzistenca edhe e organizatave paralele. Në muajt që pasuan, shumica e rrjeteve të tij përbërëse u shpërbënë në heshtje.

Edhe pse një komision parlamentar në Itali, pretendoi se CIA kishte mbështetur një ?strategji tensioni?, në të cilën përdorej dhuna për të mbajtur një atmosferë frike, nuk u gjet asnjë provë e besueshme për ta mbështetur këtë pohim.

Në fakt, ajo çfarë ishte dhe çfarë bëri në të vërtetë ?Operacioni Gladio?, mund të mos merret vesh kurrë. Shumë qeveri evropiane nuk janë të gatshme të bëjnë transparencë mbi këtë çështje, dhe shumë nga drejtuesit dhe operativët e tij kanë vdekur tashmë, janë në burg ose janë të panjohur për publikun.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

https://allthatsinteresting.com/operation-gladio

Lajmet e fundit nga