Connect with Us

Ndodh sërish, Skënderbeu penalizohet nga arbitri edhe në ndeshjen ndaj Tiranës

Sport

Ndodh sërish, Skënderbeu penalizohet nga arbitri edhe në ndeshjen ndaj Tiranës

Publikuar

-

/

Skënderbeu e sheh veten të dëmtuar sërish nga gjykimi. Edhe në ndeshjen e fundit ndaj Tiranës nuk kanë munguar protestat e lojtarëve dhe stafit në disa momente gjatë kësaj sfide.

Penalltia e munguar për prekjen e topit me dorë nga Toli ka bërë që e gjithë pankina të çohet në këmbë gati për të hyrë në fushë.

Protestat kanë vazhduar për disa sekonda, por në fund kryesori Cjapi ka vijuar lojën duke mos akorduar 11 metërsh për korçarët.

Javët e fundit, arbitrat kanë qenë faktor me vendimet e tyre në dëm të Skënderbeut dhe kjo ka bërë që në Korçë të ngrenë zërin.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

“Keni hequr nga puna dy mësuesë që shiheshin në mbështetje të Dukës”! Curri ia thotë hapur, Veliaj: Po mo po, kemi bërë presion

Publikuar

-

Në emisionin të “Paekzpozuarit” ka pasur si tematikë kryesore zgjedhjet në FSHF. I ftuar ishte Arjan Curri, që në një lidhje LIVE do t’i tregonte Veliajt ndikimin që ka pasur politika në këtë mes.



“Nga persona që unë kam takuar dhe i premtova se nuk do dilnin emra, janë hequr nga puna dy mësues që shiheshin në mbështetje të Dukës. Si shpjegohet ky rast?”.

Nga ana tjetër, Veliaj është përgjigjur: “Jo, nuk është e vërtetë. E kam verifikuar rastin dhe nuk është e vërtetë. A kam bërë presion? Po mo po, kemi bërë presion që të kenë sadopak sedër në votën e tyre anëtarët e futbollit”, tha Veliaj.

LEXO TE PLOTE

Sport

Renditja pas javës së 17-të/ Kukësi dhe Laçi ndjekin Tiranën, garë e fortë dhe për mbijetesën

Publikuar

-

Java e 17 u mbyll me derbin e kryeqytetit Dinamo-Tirana, ku edhe pse në temperatura të ulta, prapë skuadrat arritën të jepnin spektakël në fushë. Triumfues dolën miqtë, me ekipin e Shehit, që fitoi 0-1 me golin e Xhixhës. Një fitore shumë e rëndësishme për Tiranën,  që vazhdon të kryesore kampionatin me 37 pikë të grumbulluara mderi më tani.

Dinamo ndërkohë mbetet në kuotën e 18 pikëve, në vendin e 7 dhe ndjen përsëri kërcënim nga skuadrat e fund tabelës. Një ndeshje spektakolare ishte Teuta-Laçi që përfundoi 2-4. Ekipi i Mirel Josës ka qenë fantastikë këtë kampionat, duke rezultuar një kandidat i fortë për titullin kampion.



Përsa i përket kandidatëve, Vllaznia ka harruar të fitojë pasi mori barazimin e katërt radhazi, këtë herë kundër Egnatias me rezultatin 1-1. Gara për titullin kampion në Superiore sa vjen e bëhet dhe me e ashpër.

Renditja aktuale:

LEXO TE PLOTE

Sport

Tirana nuk di të ndalet, fiton derbin me Dinamon dhe vazhdon kryesimin

Publikuar

-

Tirana ka fituar një tjetër derbi të kryeqytetit, teksa ka mundur me shifrat 1-0 Dinamon në ”Air Albania”. Ekipi I Shehit ka marrë tre pikë shumë të rëndësishme në luftën për titull, pasi vazhdon të ruajë distancën prej 6 pikësh nga ndjekësit më të afërt në klasifikim.

Pjesa e parë e sfidës dhuroi pak raste për t’u shënuar, me skuadrat që menduan më shumë që të evitonin rreziqet para portave të tyre.



Në pjesën e dytë ritmi u rrit, me më shumë raste e emocione, ndërsa diferencën e bëri vetëm goli i Xhixhës, i cili u shfaq para SImonit dhe ndëshkoi për herë të parë djaloshin që mbron katërkëndorin e bluve në këtë kampionat.

Dinamo u mundua të barazonte rezultatin, por nuk ia doli, duke iu kthyer përsëri humbjeve në kampionat dhe duke ndjerë përsëri trysninë e skuadrave që e ndjekin.

LEXO TE PLOTE