Connect with Us

Migen Memelli zbulon buxhetin modest të Skënderbeut për këtë sezon

Sport

Migen Memelli zbulon buxhetin modest të Skënderbeut për këtë sezon

Publikuar

-

/

Skënderbeu arriti të ndalë në barazim 1-1 Tiranën kryesuese në një sfidë ku koçarët edhe mund ta fitonin. Pas ndeshjes, në prononcimin për SuperSport, Memelli u shpreh se skuadra e tij humbi dy pikë pasi buxheti i Skënderbeut është sa sulmi i Tiranës.

”Realiteti është që u përballëm si të barabartë me Tiranën, ndërsa gënjeshtër është klasifikimi, ku ne jemi poshtë dhe ata janë sipër. Kishim përballë një skuadër shumë të mirë. Ne kemi skuadër në moshë të re, dhe besimi është ajo çka duhet të japim si staf. Kemi cilësi në skuadër. Në krahasim me Tiranën, vetëm sulmi i Tiranës është sa i gjithë buxheti jonë sezonal. Duhen gjërat në grup, pasi nuk duhet të varim në individë, pavarësisht se është i rëndësishëm në sulm, apo mbrojtje, rezultati është i pranueshëm.”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Strakosha do largohet nga Lacio, Tare gati ta zëvendësojë me shokun e Bajramit

Publikuar

-

Lacio po mendon të sigurojë shërbimet e një portieri për sezonin e ardhshëm, me Strakoshën e Reinën që të dyve do t’i përfundojë kontrata në verë dhe nuk duket se do të rinovojnë.

Portieri i Empolit, Gulielmo Vikario, shihet si pasardhësi i gardianit shqiptarë në portën e Lacios. Sipas “Gazzetta dello Sport”, 25-vjeçari kërkohet nga shumë klube të tera në Itali, por Lacio ndodhet në kryesim për shërbimet e tij.



Igli Tare duket se po mendon të bëjë merkato te Empoli, ku nëpërmjet portierit do tentojë dhe mesfushorin shqiptarë, Nedim Bajrami.

LEXO TE PLOTE

Seria A

FORMACIONET ZYRTARE/ Talenti i Kombëtares U21 nga minuta e parë, Interi dhe Empoli bëjnë rotacion në Kupë

Publikuar

-

Inter-Empoli është sfida e 1/8 për Kupën e Italisë që do të luhet në orën 21:00. Zikaltërit janë favorit për të kaluar në raundin tjetër, ndërsa pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare.

Trajneri Inzaghi ka bërë rotacion duke lënë shumë titullarë pushim. Të njëjtn gjë ka bërë edhe Andreazzoli te Empoli që ka lënë në stol Ismajlin dhe Bajramin, ndërsa ka hedhur nga minuta e parë Asllanin, mesfushorin e Kombëtares U21.



INTER (3-5-2): Radu; D’Ambrosio, Ranoçhia, Dimarco; Dumfries, Vidal, Gagliardini, Vecino, Darmian; Correa, Lautaro.

EMPOLI (4-3-1-2): Furlan; Marchizza, Viti, Romagnoli, Fiamozzi; Asllani, Stulac, Bandinelli; Zurkowski; Cutrone, Pinamonti.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Zidane-PSG, zbulohet plani i milionerëve për në verë

Publikuar

-

Zinedine Zidane dhe PSG nuk janë thjesht miq dhe të njohur, por për pak kohë mund të jenë “çift”. Bashkimi mund të bëhet realitet në sezonin e ardhshëm. E ardhmja e francezit kalon nga pankina e Parisit.

Drejtuesit e klubit i kanë bërë ofertë dhe në dhomat e zhveshjes e konsiderojnë të kryer diçka të tillë. Kryesuesit e Ligue 1 kanë nevojë për një revolucion total në aspektin sportiv. Në Paris duan të ndërtojnë të ardhmen edhe pa Mbappenë në ekip, për t’u shndërruar në një skuadër normale për sa iu përket shpenzimeve në aspektin ekonomik.



Dhe për të vendosur rregull në dhomat e zhveshjes duhet një dorë që menaxhon mirë kampionët. Zizu e ka bërë diçka të tillë me Realin e Madridit. Maurizio Pochetino me shumë mundësi do të shkojë te Manchester United.

Këta të fundit kanë kërkuar informacione për argjentinasin dhe janë gati që ta afrojnë për të mbajtur edhe Cristiano Ronadon. Por e ardhmja e Pochetinos nuk ka aspak rëndësi për bosët e Katarit. Ata thjesht duan që Zidane të marrë drejtimin e skuadrës dhe janë të bindur që francezi është figura më e rëndësishme për të shmangur dramën për largimin e Mbappe.

LEXO TE PLOTE