Connect with Us

Manastirliu takohet me drejtorin e OBSH-së/ ‘Mbështesim Traktatin e Pandemisë’

Shëndeti

Manastirliu takohet me drejtorin e OBSH-së/ ‘Mbështesim Traktatin e Pandemisë’

Publikuar

-

/

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu është takuar sot me Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dr. Tedros Adhanom, për të forcuar bashkëpunimin në kushtet e pandemisë dhe për përgjigjen e koordinuar ndaj emergjencave shëndetësore.

Gjatë bashkëbisedimit në takimin bilateral të zhvilluar në Gjenevë, ku po mbahet Sesioni i Dytë Special i Asamblesë së OBSH-së për pandeminë, Drejtuesi i OBSH-së dhe Ministrja Manastirliu kanë diskutuar për situatën e pandemisë, shqetësimet rreth variantit të ri të Covid-19 dhe rëndësinë e shpejtimit të procesit të vaksinimit, që mbetet kyç në këtë situatë.

Ministrja Manastirliu i prezantoi dr.Tedros përpjeket e qeverisë shqiptare për përballimin e pandemisë dhe rritjen e mbulesës vaksinale, duke theksuar rëndësinë e koordinimit të veprimeve ndërmjet vendeve.

“Nisur dhe nga shqetësimi i ngritur për variantin e ri të Covid-19, ne po intensifikojmë përpjekjet për vaksinimin, edhe derë më derë, në çdo komunitet. Besojmë se ka nevojë për një përgjigje të koordinuar në nivel global për pandeminë. Shqipëria është plotësisht e angazhuar për t’iu bashkuar iniciativës për të koordinuar veprimet ndërmjet shteteve, për të punuar së bashku drejt një Traktati Ndërkombëtar për përgatitjen dhe përgjigjen ndaj pandemisë dhe emergjencave shëndetësore”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i prezantoi drejtorit të OBSH-së punën e bërë për forcimin e kujdesit shëndetësor parësor dhe adresimin e problematikave të shëndetit mendor, përmes integrimit të shërbimeve socio-shëndetësore.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, dr. Tedros siguroi Ministen Manastirliu për mbështetjen, duke vlerësuar punën e bërë për kujdesin parësor. Dr. Tedros vlerësoi gjithashtu angazhimin e Shqipërisë për mbështetjen për Traktatin e Pandemisë.

LEXO EDHE:  Konferenca kirurgjikale/ Manastirliu premton rritje page për mjekët dhe infermierët

“Jam i lumtur që Shqipëria po bën progres sa i takon forcimit të kujdesit parësor, si një shtyllë shumë e rëndësishme e sistemit shëndetësor. Kujdesi shëndetësor parësor do të jetë në fokus të Samitit të ardhshëm të OBSH-së dhe Shqipëria mund të jetë një shembull pozitiv në këtë drejtim. Vlerësoj edhe angazhimin e Shqipërisë për Traktatin e Pandemisë, për të cilin po bëjmë progres”, tha dr. Tedros.

Ministrja Manastirliu i ka prezantuar drejtorit të OBSH-së dy iniciativat e Shqipërisë në rrafshin ndërkombëtar për adresimin e problematikave të pandemisë, me fokus shëndetin mendor dhe të rinjtë.

Shqipëria do të jetë pritëse e Forumit Rinor për Shëndetin, në bashkëpunimin me Zyrën Rajonale e OBSH-së për Europën.

Gjithashtu Shqipëria do të organizojë Ministerialin ndër-rajonal të vendeve të Balkanit Perendimor për promovimin e shëndetit mendor.

Dr. Tedros shprehu gatishmërinë për të qenë prezent në këto iniciativa të rëndësishme që do të realizohen në Shqipëri gjatë vitit të ardhshëm.

Takimi mes Ministres Manastirliu dhe shefit të OBSH-së u zhvillua në kuadër të sesionit special për Traktatin Ndërkombëtar të Pandemisë që po mbahet në Gjenevë të Zvicrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të rreth 100 vendeve anëtare të OBSH-së.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Kardiologu: Kalimi i Covid në gjendje të rëndë sjell probleme kardiake

Publikuar

-

Nga

Infektimi me Covid dhe kalimi i tij në gjendje të rëndë nuk sjell probleme vetëm në mushkri. Një organ i rëndësishëm që preket është edhe zemra.

Mjeku kardiolog Altin Veshti në një reagim për Klan Tv shprehet se pacientët që e kalojnë virusin në gjendje jo të lehtë kanë rrezik edhe për ndërhyrje në zemër.

Ndikim i drejtpërdrejtë i koronavirusit tek ne janë ata pacientë, të cilët e kanë kaluar Covid-19 dhe kanë lënë sekuela pulmonare, pra të mushkrive. Këta pacientë duke patur një dëm në mushkri kanë një rrezik më të shtuar për të bërë një ndërhyrje kirurgjikale tek ne, sepse mushkëritë janë të lidhura drejtpërdrejtë me zemrën dhe kjo ka shtuar le të themi në numër më të madh të pacientëve që po trajtohen post Covid-19 dhe ditët e  qëndrimit në reanimacion për pjesën e mushkërive”, tha Veshti.

Kardiologu shton më tej se në disa raste kalimi Covid-19 ka shfaqur edhe miokarditin tek pacientët.

LEXO EDHE:  I bëri thirrje qytetarëve të mos mbajnë maska/ Manastirliu i përgjigjet Kryemadhit: Me kë jemi në luftë…

LEXO EDHE:  Ndërtimi i laboratorëve modernë/ Manastirliu: Më shumë siguri për kontrollin e barnave



Kemi pasur raste shumë të radha që nuk i kemi trajtuar në kardikirurgji, por janë trajtuar në kardiologji, miokarditet po shumë të rralla. Ajo që ne na lidh drejtpërdrejtë me koronavirus, vetëm ata pacientë, të cilët e kanë kaluar në gjendje të rëndë dhe u ka lënë atë që quhet fibrozë pulmonare, këta janë më të rrezikuar se të gjithë pacientët që kanë kaluar Covid, por nuk i kanë lënë asgjë në jetë normale”, shton ai.

Sipas mjekut Altin Veshti, edhe pse në situatë pandemie, në kardiokirurgji janë kryer ndërhyrje dhe tek pacientë pozitiv me Covid.

Sigurisht që ne kemi patur raste me koronavirus, kemi operuar raste duke e ditur që më përpara që kanë qenë pozitiv me koronavirus. Kemi operuar raste të tjera që kanë dal negativ në ditën e shtrimit, por mund të jenë infektuar në një moment të veçantë gjatë shtrimit, dhe këta kanë dalë shumë mirë”, deklaroi Veshti./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Mbeten të larta shifrat e të infektuarëve me Covid/ Ja sa persona kanë humbur jetën

Publikuar

-

Nga

Shifrat e infektimeve me variantin e ri të Covid vijojnë të jenë të larta. Në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë regjistuar 2230 qytetarë të infektuar nga 6598 testime, si dhe 5 humbje jete.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 6,598 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2,230 qytetarë, në këto bashki:

1053 në Tiranë, 133 në Shkodër, 91 në Durrës, 74 në Fier, 66 në Vlorë, 52 në Sarandë, 49 në Elbasan, 47 në Gjirokastër, 44 Lushnje, Berat, 40 në Kamëz, 37 në Vorë, Korçë, 35 në Krujë, 28 në Lezhë, Tepelenë, 24 në Pogradec, 23 në Kuçovë, 22 në Gramsh, 21 në Skrapar, 19 në Patos, 18 në Kurbin, 17 në Peqin, 16 në Mallakastër, 15 në Divjakë, 13 në Dimal, 12 në Kavajë, Devoll, 11 në Vau Dejës, Mirditë, 10 në Dibër, Mat, 9 në Pukë, Kukës, Belsh, 8 në Malësi e Madhe, 7 në Përmet, 6 në  Delvinë, Kolonjë, Cërrik, 5 në Fushë-Arrëz, Has, Këlcyrë, 4 në Tropojë, Shijak, Selenicë, Memaliaj, 3 në Rrogozhinë, Rroskovec, Konispol, Dropull, Poliçan, Librazhd, 2 në Klos, Himarë, Prrenjas, 1 në Finiq, Libohovë, Maliq.

LEXO EDHE:  Truri jonë është projektuar të “vdesë” për ëmbëlsira/ Si ta kufizojmë sasinë e sheqerit

LEXO EDHE:  Pse nuk mund t’i besohet investigimit të OBSH mbi origjinën e Co vid -19

Janë 24,436 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.



Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka pesë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Një qytetar nga Elbasani 60 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 60 dhe 77 vjeç, një qytetar nga Rrësheni 77 vjeç, një qytetar nga Saranda 80 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 1,894 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 218,679 që nga fillimi i epidemisë./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Rritet ndjeshëm numri i fëmijëve të infektuar me COVID-19

Publikuar

-

Nga

Në Maqedoninë e Veriut është rritur ndjeshëm numri i fëmijëve të prekur nga COVID 19 e sidomos me variantin Omicron.

5453 fëmijë të moshës nga 0-9 vjeç janë infektuar me COVID që nga fillimi i pandemisë dhe 16 225 persona të grupmoshës nga 9-19 vjeç.

Në Spitalin për Sëmundje të Mushkërive të fëmijëve në Kozle të Shkupit, për momentin janë shtruar 25 fëmijë. Gjendja e tyre paraqitet e qëndrueshme.



“Pas festave të vitit të ri numri i fëmijëve të shtruar në Institutin tonë është në rritje. Ka kohë që jemi Kovid për fëmijë dhe gjithë fëmijët e të gjithë rretheve vinë tek spitali jonë. Numri momental është diku 25 fëmijë dhe të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore, me komplikime më të vogla. Për momentin nuk kemi asnjë fëmijë që kërkon me gjendje që kërkon oksigjen”, u shpreh Besnik Zeqiri, drejtor i spitalit “Kozle”.

LEXO EDHE:  A mund të justifikohet thirrja e OBSH për të vendosur moratorium për dozën e tretë?

LEXO EDHE:  A mund të justifikohet thirrja e OBSH për të vendosur moratorium për dozën e tretë?

Gjatë javës së fundit përqindja e fëmijëve të infektuar në moshë prej 0 deri 9 vjeç ka qenë 1.8 përqind. Ndërsa nga fillimi i pandemisë janë infektuar 5453 fëmijë në moshë 0 deri 9 vjeç ndërsa prej 9 deri 19 vjeç janë infektuar 16 225 fëmijë.

“Në Institutin tonë janë 30 përqind fëmijë nga 0 deri 3 vjeç, dhe 70 përqind të tjerët janë nga 9 deri 18 vjeç. Edhe në ambulancat që vinë për kontrolle 60 përqindëshi janë në moshë prej 9 deri 18 vjeç”, tha më tej drejtori i spitalit./euronews

LEXO TE PLOTE