LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krisje e miqësisë?/ Fifi bën veprimin e papritur ndaj Granitit

29 Nëntor 2021, 15:36, Lifestyle CNA
Krisje e miqësisë?/ Fifi bën veprimin e papritur ndaj Granitit

Në daljen e fundit të tyre, dukej se raporti mes Fifit dhe Granitit nuk ishte i njëjtë si brenda në shtëpinë e Big Brother.

Ajo që u vë re nga ndjekësit dhe fansat e shumtë të dyshes, ishte një krisje mes tyre, pasi gjatë gjithë spektaklit, Fifi qëndroi shumë indiferente ndaj tij.

Megjithëse kur u pyet nga Arbana se si do të vazhdojë marrëdhënie jashtë, Fifi theksoi se Graniti do të mbetet një mik i saj.

Por deri më tani dyshja nuk kanë publikuar asnjë foto bashkë, madje në Instagramin e saj, që nga dalja, Fifi nuk ka ndarë asnjë story të Granitit, ndryshe nga ish futbollisti që shpesh herë e ka mbështetur edhe kur ajo ishte brenda shtëpisë së Big Brother.

 

 

 

A post shared by G? (@granitcana)

Por sot pas disa ditësh, duket se raporti i tyre është përmirësuar.

Cana ka publikuar një nga momentet me Fifin brenda Big Brother, ndërkohë që edhe këngëtarja e ka rishpërndarë.

Përveç kësaj ata e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Ndërkaq ajo që vihet re është se fansat e tyre kërkojnë me padurim një foto të tyren bashkë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga