Connect with Us

Krahasimi i renditjeve, ja si dukej klasifikimi i Superiores sezonin e shkuar

Sport

Krahasimi i renditjeve, ja si dukej klasifikimi i Superiores sezonin e shkuar

Publikuar

-

/

Mbrëmjen e djeshme u mbyll dhe java e e 10-të e Kategorisë Superiore, ku përkthehet ndryshe dhe si java e parë e fazës së dytë. Me poshte vjen një krahasim i javës së 10-të të Superiores së kaluar me këtë aktuale. Shihen ndryshime të mëdha te klubet pretendente, ku Tirana që aktualisht ndodhet në vendin e parë në kuotën e 21 pikëve, sezonin e kaluar klasifikohej në pozicionin e gjashtë në tabelë në kuotën e 14 pikëve, këtë vit skuadra bardheblu është +7 se vjet.

Kukësi i vendit të dytë ka grumbulluar 20 pikë këtë sezon, ndërsa vitin e shkuar renditej sërish në të dytin, por me -3 pikë, ekzaktësisht me 17. Vllaznia që sot renditet në vendin e tretë me 16 pikë, vjet shkodranët renditeshin të parët me 22 pikë, -6 pikë se vjet. Teuta, e cila klasifikohet në vendin e 4 në kuotën e 13, vitin e kaluar përpara se të shpallej kampion i Shqipërisë në javën e 10 renditej në të katërtin sërish, por me tre pikë më shumë, 16.

Partizani i vendit të gjashtë sot ka grumbulluar 12 pikë, vjet në këtë moment të kampionatit, “demat” renditeshin të tretët me 16 pikë, 4 më shumë sesa sot. Laçi i vendit të shtatë ka koleksionuar 12 pikë, sezonin e kaluar klasifikoheshin në vendin e 5 në kuotën e 14 pikëve, -2 më pak sesa vjet. Skënderbeu është në po të njëjtin pozicion si vitin e kaluar, në të 9-in, por me 2 pikë më shumë sesa vjet, me 8. Kastrioti i vendit të fundit, sot ka grumbulluar 5 pikë, ndërsa vitin e kaluar kishte koleksionuar 13 pikë, -8 se vjet.

Sezoni i shkuar:

Renditja aktuale:

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

VIDEO/ Dybala-McKennie i japin 3 pikët e radhës Juves ndaj Udineses në Seria A

Publikuar

-

Juventus futet sërish në garë për një vend në zonën Champions, teksa ka arritur një tjetër fitore në kampionat 2-0 ndaj Udineses në shtëpi. Skuadra e Allegrit mori një tri pikë të tjera, edhe pse shfaqi probleme sërish sa i përket lojës.

Paulo Dybala zhbllokoi duelin në minutën e 19-të me një gol që erdhi pas një kombinimi me Kean, por argjentinasi nuk feston, madje kërkoi dikë në tribunë (me shumë mundësi Nedved) sa i përket rinovimit të tij që nuk po vjen.

Udinese ju afrua golit të barazimit, por 11 minuta nga fundi de Sciglio jep një asist fantastik për McKennie që realizon me një goditje të saktë me kokë. Me këtë fitore Juventus ngjitet në vendin e pestë me 41 pikë, po aq sa Atalanta e vendit të katërt, por këta të fundit kanë dhe dy ndeshje më shumë për të luajtur.



 

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Skandalit në Tirana-Vllaznia, si shpërtheu lufta mes tifozëve! U përdor fiksja e zjarrit mbi…

Publikuar

-

Një incident i shëmtuar, u regjistrua në fundin e pjesës së parë të klasikes Tirana-Vllaznia, që u zhvillua në “Air Albania” dhe përfundoi në barazim pa gola.

Në pushimin e ndeshjes, tifozë të Tiranës janë ngjitur në katin e dytë të stadiumit dhe kanë hapur fikëset e zjarrit të vendosura atje. Ata fillimisht i kanë hapur në tribunën qendrore, e më pas i kanë hapur mbi tifozët e Vllaznisë në tribunën ku ishin vendosur këta të fundit.

Përgjigja e mbështetësve kuqeblu ka qenë duke thyer stolat e gjuajtur tifozët e Tiranës me ta, duke detyruar policinë të ndërhynte.

Kjo e fundit me vështirësi arriti të ndalonte tifozët e Tiranës që shkaktuan kaosin, ndërsa më pas rrethuan për shumë minuta tribunën e tifozëve të Vllaznisë, derisa shoqëruan jashtë disa prej tyre.



U prit deri sa situate të qetësohej, teksa fragmenti i dytë i lojës fitoi me 15 minuta vonesë. Në momentin që gjithçka u vendos në kontroll, edhe forcat e rendit, të pozicionuara, te tribuna ku ndodhi përplasja, u detyruan të largoheshin dhe më pas gjithçka shkoi në normalitet. Policia arriti të identifikonte disa prej tifozëve që shkaktuan këto trazira, duke i shoqëruar.

 

 

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Shumë zhurmë, por asgjë! Tirana dhe Vllaznia barazim mes tensionit në “Air Albania”

Publikuar

-

Tirana dhe Vllaznia kanë ndarë pikët në një barazim pa gola, që më shumë ka qenë një fitore për bardheblutë, të cilët u dominuan nga skuadra shkodrane në “Air Abania”.

Sfida foli që në start për Vllazninë, e cila sulmoi pareshtur duke vënë disa herë në vështirësi të mëdha Bekajn dhe prapavijën e skuadrës bardheblu. Kjo e fundit, me kalimin e minutave, mendoi më shumë se si të evitonte një humbje, pasi shihej dominimi i qartë i skuadrës vendase.

Aralica, Latifi, Krymi e Mustedanagiç shpërdoruan disa mundësi të mira para portës kundërshtare dhe pikërisht goli ishte ai që i mungoi shkodranëve, të cilët e përjetuan si humbje këtë barazim pa gola, pasi nuk arritën të ngushtonin diferencën me kreun.

Ndërsa Tirana mbajti përsëri larg një kundërshtar i cili qartësisht do të provojë deri në fund t’i kërcënojë kreun dhe duhet të jetë e lumtur që mbijetoi me një pikë në një ditë të keqe për skuadrën e Shehut.

FT: Tirana-Vllaznia 0-0

MINUTË PAS MINUTE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me barazimin 0-0.

90’+1’ Edhe Gjurgjeviç ndëshkohet me të verdhë.

90’+1’ Bulatoviç dhe Hoxhaj nuk arrijnë të dërgojnë topin në rrjetë pas një tjetër zbritje në krahun e majtë të sulmit shkodran. Bekaj dhe Behiratçe shpëton Tiranën.

90’ Jepen 3 minuta shtesë.

89’ Vazhdon të sulmojë Vllaznia me Behiratçe i cili detyrohet të dhurojë një goditje këndi për të ndalur Gjurgjeviç.

86’ Shehi shton forcat në sulm me Ismajlgecin i cili i lë vendin Përgjonit.

83’ Largohet edhe Aralica nga fusha e lojës, duke i bërë vend Gjurgjeviç në radhët e shkodranëve.

82’ Xhixha ndëshkohet me karton të verdhë për një faull taktik në mesfushë.

79’ Tre tentativa radhazi për kuqeblutë brenda zonës së Tiranës, por as Aralica e as Mustedanagiç nuk arrijnë të kalojnë murin e mbrojtjes bardheblu.

75’ Latifi dhe Kruja lënë fushën e lojës për Vllazninë me Çobën dhe Hoxhajn të cilët marrin vendin e tyre.

71’ Aksion i shpejtë i shkodranëve, me Aralicn i cili nuk arrin të çojë në rrjetë një pasim të Gurishtës. Por më pas aksioni kthehet në rivënie për Tiranën pasi shkodranët sinjalizohen për pozicion jashtë loje.

68’ Adili humb topin në mënyrë të rrezikshme para zonës së tij, Gjumsi nga e djathta nis topin në qendër por devijimi i Xhixhës nuk gjen portën.

62’ Zëvendësim i dyfishtë te Tirana me Gjumsin e Najdovskin që marrin vendin e Hotit dhe Tolit.

61’ Rast tjetër i shkëlqyer për Vllazninë, pas një harkimi nga e majta. Aralica i vetëm me kokë gjuan, por çon sferën mbi traversë.

58’ Tentativë nga jashtë zonës e Latifit, Bekaj përgjigjet i vëmendshëm.

55’ Latifi ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Toshevskit.

49’ Xhixha arrin të tundë rrjetën e portës së Vllaznisë pas një dalje të shpejtë në kundërsulm, por sinjalizohet në pozicion jashtë loje.



47’ Shkodranët e nisin me vrull, me një gjuajtje të Aralicës nga jashtë zonës por ai nuk gjen katërkëndorin e Bekajt.

46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësim te Vllaznia, pasi Bulatoviç merr vendin e Hakajt në fushë.

 45’+7’ Mbyllet pjesa e parë me barazimin pa gola mes dy skuadrave.

45’+6’ Vllaznia ka një tjetër mundësi të artë për të shënuar pasi një top i nisur nga Aralica devijohet nga Toshevski. Krymi vjen me shpejtësi por nuk gjuan siç duhet, me sferën që devijohet jashtë.

45’+4’ Vllaznia ka mbyllur Tiranën në zonën e saj në këto minuta dhe po tenton në të gjitha mënyrat që të shkojnë në avantazh në pushimin e sfidës, me bardheblutë që dorëzojnë shumë shpejt topin.

45’+2’ Tjetër mundësi e artë e Vllaznisë kur një gjuajtje e Krymit përfundon jashtë, jo shumë lart traversës së portës së Bekajt.

45’ Jepen 7 minuta shtesë për ndalesat e shumta.

45’ Aralica humb mundësi të pastër shënimi teksa shfaqet i vetëm para Bekajt. Sulmuesi gjuan por gjen përgjigjen e portierit të Tiranës.

37’ Enea Jorgji sheh për rreth 3 minuta në VAR një kontakt mes Behiratçe dhe Aralica me sulmuesin e shkodranëve që përfundon në tokë. Në fund gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë dhe se nuk kishte sigurinë që duhej sanksion ndaj mbrojtësit bardheblu.

31’ Pas një goditje nga këndi, një tentativë e Limajt devijohet nga një futbollist i Vllaznisë dhe bardheblutë pretendojnë për prekje të topit me dorë. Por Jorgji lejon lojën të vazhdojë.

24’ Vllaznia humbet menjëherë një nga lojtarët e saj kryesorë, pasi Da Silva merr një të çarë në fytyrë pas një përplasje dhe nuk mund të vazhdojë. Në fushë futet Mustedanagiç në vend të brazilianit.

20’ Gabim i Gurishtës i cili mundohet të kthejë topin me gjoks te Zogoviç. Xhixha përfiton dhe tenton direkt portën, por nuk gjen katërkëndorin.

17’ Vllaznia i afrohet golit të avantazhit. Pas një goditje nga këndi, Aralica është i vetëm në zonë dhe gjuan me kokë i pashqetësuar, por dërgon sferën mbi traversën e portës së Bekajt.

18’ Gjuajtje e fortë e Jonuzit nga jashtë zonës, topi devijohet me dorë nga Hoxhallari por Jorgji bën shenjë që loja të vazhdojë.

13’ Latifi në krahun e majtë arrin të hyjë në zonë me shpejtësi por pasimi i tij drejt qendrës përfundon në duart e Bekajt.

11’ Gurishta nga e djathta nis topin në qendër për Krujën, por ky i fundit nuk kontrollon siç duhet. Behiratçe më pas devijon topin në goditje nga këndi.

9’ Vllaznia është më ngulmuese dhe fiton një goditje këndi, por ndeshja ndërpritet për rreth 3 minuta si pasojë e fishekzjarrëve të vazhdueshëm dhe tymueseve që hidhen në zonën e Tiranës.

4’ Përplasje të njëpasnjëshme në mesfushë dhe kontestime nga të dy skuadrat, me Jorgjin i cili mundohet të qetësojë gjithçka.

1’ Një fishekzjarr i hedhur nga tifozët e Vllaznisë plas afër vijërojtësit Ridiger Çiokaj dhe ky i fundit ka nevojë për asistencën e stafit mjekësor të Vllaznisë.

1’ Nis ndeshja në “Air Albania”.

FORMACIONET ZYRTARE

Tirana: Bekaj; Toshevski, Behiratce, Hoxhallari, Ismailgeci; Totre, Limaj, Toli; Seferi, Hoti, Xhixha

Vllaznia: Zogovic; Gurishta, Adili, Fallou, Hakaj; Jonuzi, Krymi; Kruja, Da Silva, Latifi; Aralica

LEXO TE PLOTE