LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kanë firmosur për një teke raki”/ Pasi ofendoi demokratët, justifikohet Gaz Bardhi

29 Nëntor 2021, 19:32, Politikë CNA
“Kanë firmosur për një teke raki”/ Pasi ofendoi

Sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ofendoi rëndë demokratët, duke deklaruar se ata kanë firmosur formularin për Kuvendin e datës 11 dhjetor për një teke raki.

Pas kësaj deklarate, të shumta kanë qenë reagimet e anëtarëve të PD, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e Bardhit. Por ky i fundit, përmes një reagimi në rrjetin social Facebook është justifikuar, duke thënë se këto janë sajesa.

Ai më tej shtoi se në Kuvendin e 18 dhjetorit  do të tregohet se të bashkuar mund tja dalin drejt fitores.

?Pas sajesave të ulëta ndaj Kryetarit të PD për gjoja fyerje ndaj anëtarëve të Partisë, prej disa ditëve kanë nisur të njëjtat sajesa ndaj meje, duke më vënë në gojë fjalë që nuk i kam thënë dhe nuk do t?i thoja kurrë për demokratët. Deklaratat e mia janë publike dhe në të njëjtin lajm të sajuar keq, kushdo mund të dëgjojë çfarë kam thënë për të kuptuar që titulli i lajmit është thjesht një gënjeshtër.

Transformimi i të vërtetave është tregues i hallit të madh të atyre që po mundohen të keqpërdorin demokratët, pamundësinë e tyre për një jetë më të mirë, sakrificën e përditshme dhe dëshpërimin nga pengesa për ndryshim.

Këtë e bëjnë të njëjtët individë që anëtarët e partisë dhe votuesit e Partisë Demokratike i kanë parë vetëm si mundësi për pushtet personal, për të shtuar mirëqenien dhe pasurinë e tyre. Janë të njëjtët që demokratët e vërtetë, që kanë sakrifikuar për PD pa marrë kurrë asgjë në këmbim, i kanë lënë prej 30 viteve pas derës, në varfëri ekstreme, që nuk iu gjendën kurrë, kur kishin një problem, që i lanë pa ua legalizuar shtëpitë, pa u dhënë hipotekën e banesës, pa u dhënë dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve, pa u kthyer pronat, që i sillnin vërdallë me muaj apo vite për një vend pune.

Kjo kategori është më e zjarrta për nxitjen e perçarjes mes demokratëve. Jam i bindur se mes nesh nuk do të triumfojë dëshpërimi, hakmarrja, inatet, përçarja. Në 18 dhjetor ne do të tregojmë se kemi kurajo për të kapërcyer bashkë vështirësitë dhe mosbesimin! Të bashkuar do të ringrihemin dhe do të fitojmë!?, tha Bardhi./CNA.al

Lajmet e fundit nga