Connect with Us

Greqia ndërton dy kampe të reja për migrantët

Politikë

Greqia ndërton dy kampe të reja për migrantët

Publikuar

-

/
cna lajme bote

Greqia ka hapur edhe dy kampe të tjera “të mbyllura” refugjatësh. “Fillon një epokë e re”, tha ministri i Migracionit, Notis Mitarachi me rastin e hapjes së objekteve në ishujt Leros dhe Kos. “Ne po i çlirojmë ishujt tanë nga problemi i migracionit dhe pasojat e tij. Imazhet që kujtojmë nga viti 2015 deri në 2019 tani janë një gjë e së kaluarës,” tha Mitarachi.

Me ishujt e saj në Egje, Greqia ishte pika kryesore e ardhjes në BE për më shumë se një milionë azilkërkues nga viti 2015, shumica e të cilëve vinin nga Siria, Iraku dhe Afganistani. Ata erdhën me gomone nga Turqia – me shpresën për një jetë më të mirë në Evropë. Por atje shpesh u duhej të qëndronin në kampe të mbipopulluara për një kohë të gjatë.

 Pa liri lëvizjeje

Kampet e reja për refugjatë janë të rrethuara me gardhe me tela me gjemba, të pajisura me kamera vëzhgimi dhe makineri me rreze X për kontrollet e sigurisë, si dhe dyer dhe porta magnetike që mbeten të mbyllura gjatë natës. Ato janë të vendosura në zona të largëta, gjë që kufizon më tej lirinë e lëvizjes së migrantëve. Në ndryshim nga kampet e mëparshme, këto të rejat kanë edhe ujë të pijshëm, tualete dhe më shumë masa mbrojtëse për banorët.

LEXO EDHE:  Takimi i Eurogrupit/ Jo këst ndihme për Greqinë në mars

 “Kushte njerëzore”

Një objekt i parë i këtij lloji u përurua në shtator dhe dy të tjerë do të hapen në ishujt Lesbos dhe Kios. Bashkimi Evropian ka kontribuar me 276 milionë euro për ndërtimin e kampeve të reja të refugjatëve.

BE po hap “një faqe të re” në politikën e saj të migracionit, u tha gazetarëve zëvendëskryetari i Komisionit, Margaritis Schinas. Evropa do të vazhdojë të jetë një “strehë për të gjithë ata që ikin nga diktatura, lufta dhe persekutimi dhe është në interesin tonë që ne të ofrojmë kushte njerëzore”, shtoi greku. Sipas vlerësimeve të fundit të OKB-së, aktualisht në Greqi ka rreth 96.000 refugjatë dhe azilkërkues./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-Berisha plas “bombën”/ Vrasja në ish-Bllok zbuloi se Lulzim Basha është pronar bastesh

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se vrasja në ish-Bllok zbuloi se Lulzim Basha është pronar bastesh.

Nga studioja e ‘Quo Vadis’, Berisha denoncoi sërish se 80 për qind e kompanisë së basteve në Qipro është në emër të bashkëshortes së Lulzim Bashës, 15 për qind të kunatit, 5 për qind të vajzës që punon aty.



Unë nuk kam patur asnjë dijeni për bastet, ndodhi vrasja në Bllok, nuk e dija se kush e kishte kompaninë e basteve. Njerëz shumë të besuar më thanë se përfaqësuesi i Lulzim Bashës shkoi kërkoi ndihmën e tyre për të zhbllokuar bastet sepsei i bllokoi Edi Rama. Këtij përfaqësuesi i thanë që nuk të ndihmojmë dot, por mund të ndihmojë Baton Stanishiqi. Ai i thotë sigurisht. Erdhi në Tiranë dhe Rama i tha që ajo kompani, 80 për qind në Qipro është në emër të bashkëshortes së Lulzim Bashës, 15 për qind të kunatit, 5 për qind të vajzës që punon aty, unë këto nuk i kam ditur.”-tha Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Një mediokër i lidhur me bandat dhe Qeverinë”/ Hoxha: Basha vazhdon të digjet

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha e ka cilësuar Lulzim Bashën si një “qiri I fëlliqur”, që vazhdon të digjet.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se Basha është një mediokër i lidhur me bandat dhe Qeverinë.

Më tej ai thekson se sot kemi të gjithë demokratët kundër Edi Ramës dhe një grup Basha që pretendon pronësinë mbi objektet dhe materialet e PD.

Luli është një njeri medioker, që bën gjithçka për të mos u fikur si qiri i fëlliqur, por vazhdon të digjet me çdo mjet e mënyrë.

Dje zgjodhi të shkonte pranë Shtabit të Komisionit të Rithemelimit për të bërë një takim me 20 gra. E zgjodhi këtë vend, jo se nuk kishte ambient tjetër në Tiranë, por sepse vetëm përmes konfliktit ai ekziston në politikë. Dhe siç kuptohet është e natyrshme që të pritet me protesta dhe reagime nga demokratët.

Ajo që kërkon Luli është mbushja e retorikës politike duke hyrë si pykë mes demokratëve dhe Ramës. Ai ka zgjedhur këtë format për të qënë në qendër të vëmendjes, duke qënë se është inekzistent, si faktor pa ndikim në njerëz. Pra, në javët në vazhdim do të jetë kudo si tabelë qitje për vezë, të shara dhe konflikt vetëm për të patur lajme rreth tij. Këtë e bën vetëm për të mbijetuar pas defaktorizimit që i bënë demokratët këto 4 muaj.

Nga ana tjetër, çdo vezë mbi Lulin është një konçension me shumë nga qeveria për të, e cila po investon para dhe burime njerëzore që të pasqyrohet në media një opozitë e përçarë.

Kjo është strategjia e regjimit Rama-Basha, e cila kërkon vetëm të luajë me emocionet e njerëzve dhe me realitetin e ri politik të krijuar me 11 Dhjetor 2021.

Sot kemi të gjithë demokratët kundër Edi Ramës dhe një grup Basha që pretendon pronësinë mbi objektet dhe materialet e PD.

Në të vërtetë, kur thonë se ne kemi institucionet e PD më vjen të qesh, sepse po të përkthehen në numra janë rreth 300 njerëz total.

Psh. kur thotë kemi grupin parlamentar, dmth kanë rreth 38 veta. Kur thotë kemi Kolegjin e Kryetarëve, dmth kanë rreth 65 veta dhe kur thotë se kemi Këshillin Kombëtar, dmth që kanë rreth 220 persona, sepse të tjerët janë me Sali Berishen. Pra, një total 300-320 personash pretendojnë se janë Patricet apo kalasa sunduese e PD.



LEXO EDHE:  Takimi i Eurogrupit/ Jo këst ndihme për Greqinë në mars

LEXO EDHE:  Nisin seancat për miratimin e emrit/ Qeveria dhe opozita maqedonase larg konsensusit

Kjo minorancë nuk meriton gjithë vëmendjen tonë.

Kjo minorancë, e cila përfaqësohet me Bashën dhe shoqërohet në takime nga njerëz të dënuar për trafik ndërkombëtar droge, është dëshmia që Luli bën të kunderten e asaj që deklaron.

Këto ngjarje kanë pasqyruar të mundurin Basha në formën e tij reale dhe pa filtra. Një medioker i lidhur me bandat dhe Qeverinë, të cilët duan të shesin vendin dhe të ardhmen e Shqipërisë për interesa personale financiare.

Përballë këtyre sfidave është jetike që grupi i rithemelimit të gjejë strategjinë e duhur për mobilizim dhe rezistencë kombëtare ndaj stabilokracisë.

Luli është vetëm samari i mushkës së krimit dhe korrupsionit.

Beteja jonë është me njerëzit dhe për njerezit, të cilët janë sot të çoroditur nga larmia e lajmeve dhe diskursi politik i orientuar nga konflikti.

Ne jemi duke u organizuar në terren dhe kjo nuk mjafton për të qënë në lartësinë e nevojes që vendi ka sot.

Ne duhet të jemi pranë të gjitha grupeve të interesit, të cilat kanë mbetur pa përfaqësim dhe pa ofertë politike sot.

Ne duhet të paraqesim modelin e ri politik një orë e më parë para shqiptarëve, të cilet akoma kanë kureshtjen se si do të konfigurohet politika nesër. Ata presin tashmë prej nesh të jemi opozita e vendit, pavarësisht sa mandate kemi në Parlament. Ata presin prej nesh zgjidhjen e problemeve te tyre dhe e kuptojne mire se perballe nesh kemi marreveshjen e 17 Majit 2017.

Luli eshte qartesisht Ministri per Opoziten ne Kabinetin Rama dhe meriton te trajtohet si i tille. Beteja jone eshte per demokratet dhe shqiptaret, me te cilet do te permbysim kete regjim.

Ky eshte mendimi im rreth akualitetit dhe rruges qe duhet te zgjedhim.”-shkruan Lisandër Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Meta bën një tjetër lëvizje

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Presidenti Ilir Meta ka bërë një tjetër lëvizje, për datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore në gjashtë bashki, oa kryetar.

Kështu, mësohet se presidenti Ilir Meta i ka bërë një ftesë publike partive parlamentare që të marrin pjesë në një konsultim.

Në këtë takim konsultiv, palët duhet të vendosin së bashku mbi datën e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve.

LEXO EDHE:  Greqia shtyn afatin e heqjes së masave kufizuese me Shqipërinë

LEXO EDHE:  Profesori bën deklaratën e fortë/ Marrëveshja e detit antishqiptare, Bashën e pret burgu



Kujtojmë se presidenti Meta ka deklaruar se pa kryetarë janë 6 bashki, konkretisht Vora, Dibra, Shkodra, Lushnja, Rrogozhina dhe Durrësi.

Ndërkohë që KQZ thotë se nuk ka asnjë informacion se Lushnja, Rrogozhina dhe Durrësi janë pa kryetarë./CNA.al

LEXO TE PLOTE