Connect with Us

Gola dhe asiste, FSHF-ja krenohet me paraqitjen e lojtarëve kuqezi në Europë

Kombëtare

Gola dhe asiste, FSHF-ja krenohet me paraqitjen e lojtarëve kuqezi në Europë

Publikuar

-

/

Kjo fundjavë që sapo lamë pas ishte mjaft pozitive për futbollistët shqiptarë që luajnë në kampionatet e huaja në Europë.

Dy nga sulmuesit e Kombëtares shqiptare, Giacomo Vrioni dhe Sokol Cikalleshi kanë qenë sërish protagonistë me gola në skuadrat respektive, teksa ylli i mbrojtjes kuqezi, Berat Gjimshiti ka qenë një nga lojtarët kyçë të Atalantës, që fitoi një ndeshje mjaft të vështirë në Torino ndaj Juventusit. Bajrami dhe Doka kanë qenë gjithashtu futbollistë që kanë dhuruar asiste me skuadrat përkatëse në Itali dhe Kroaci. Një tjetër futbollist shqiptar, ai i Shpresave, Anis Mehmeti ka arritur sërish të gjejë rrugën e rrjetës me Wycombe në League One.

Giacomo Vrioni shënoi dy gola në kampionatin austriak me Tirolin, teksa fillimisht shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa pak minuta para fundit, Vrioni realizoi edhe golin e dytë vetjak. Një paraqitje e shkëlqyer e futbollistit shqiptar në Austri, i cili pas tripletës së shënuar javën e shkuar, tregon se po kalon një formë mjaft të mirë. Sulmuesi kuqezi është vlerësuar me notën 9 nga uebsajti i specializuar për statistika “SofaScore”.

Një paraqitje të mrekullueshme ka dhënë në Itali edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti. Shtylla e mbrojtjes kuqezi që aktivizohet me Atalantën ka qenë lojtari i asistit në golin e vetëm të shënuar nga zikaltërit në sfidën kundër Juventusit. Sipas uebsajtit të specializuar për statistika, “SofaScore”, Gjimshiti ka marrë notën 7.6 në këtë ndeshje, futbollisti i dytë më i mirë i skuadrës bergameske në këtë ndeshje.

E shtuna ka qenë mjaft pozitive edhe për Albi Dokën në kampionatin kroat, teksa futbollisti shqiptar ka dhënë një asist për autorin e golit, Lovriç. Një harkim perfekt i Dokës, me Lovriç që gjendet në zonë dhe e kthen në gol. Ashtu sikurse Gjimshiti, edhe Albi Doka është vlerësuar si lojtari i dytë më i mirë i skuadrës ku ai aktivizohet, Gorica në Kroaci, teksa SofaScore i ka dhënë notën 8.

Nedim Bajrami ka shënuar gjithashtu emrin e tij tek lista e “lojtarit-asist” në skuadrat përkatëse. Empoli ka fituar 2-1 në shtëpi në sfidën kundër Fiorentinës, teksa Bajrami asistoi në golin që i dha fitoren Empolit. Mesfushori kuqezi vinte nga stoli teksa u fut në fushë në minutën e 58-të, ndërsa sipas Sofascore, ai meritoi notën 7.3 për minutat e luajtura, një vlerësim mjaft i mirë për Nedim Bajramin.

Ndërkaq, lajme të mira vijnë edhe nga kampi kuqezi i Shpresave. Anis Mehmeti ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me Wycombe në kampionatin anglez. Mehmeti realizoi golin e avantazhit në minutën e 23-të, teksa ndeshja ndaj Sheffield Wednesday u mbyll me shifrat 2-2. Anis Mehmeti duket se po kalon një formë të shkëlqyer me klubin e tij, teksa pak ditë më parë shënoi edhe dy gola me klubin e tij në Angli.

Këtë të diel ka qenë radha e Sokol Cikalleshit të shkruante emrin e tij në radhët e kuqezinjve që patën paraqitje të mira me skuadrat e tyre. Bomberi kuqezi realizoi një super gol për Koniasporin në kampionatin turk, teksa nga brenda zonës gjuajti topin me të majtën e tij, duke barazuar rezultatin përkohësisht. Goli i Cikalleshit nuk vlejti për Koniasporin që u mund me shifrat 3-2. Edhe Sokol Cikalleshi, ashtu sikurse pjesa tjetër e kuqezinjve, është vlerësuar nga Sofascore si një nga futbollistët më të mirë në fushë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Opinioni futbollistik ndërkombëtar solidarizohet me Presidentin Armand Duka

Publikuar

-

E gjitha bota e futbollit kombëtar e ndërkombëtar është solidarizuar me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka pas ngjarjes tronditëse të dy ditëve më parë, ku një sasi tritoli shpërtheu në shtëpinë e kreut të futbollit shqiptar.

Presidentët e FIFA-s, Infantino dhe ai i UEFA-s, Ceferin, presidentë klubesh, federatash, personalitete të njohura ndërkombëtare kanë kontaktuar Presidentin Duka menjëherë pas ngjarjes shokuese duke u shprehur të tronditur për shpërthimin dhe duke i shprehur solidarizimin e mbështetjen e tyre në këtë moment të vështirë.



Presidenti i Federatës Italiane, Gabriele Gravina, presidenti i Federatës turke, Nihat Özdemir, presidenti i Federatës Spanjolle, Luis Rubiales, presidentët e Federatave të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, Agim Ademi dhe Muamed Sejdini, presidenti i Federatës Greke, Panagiotis Dimitriou, presidenti i Federatës Franceze, Noël Le Graët si edhe anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, si Servet Yardımcı, personalitete të njohura të futbollit ndërkombëtar janë solidarizuar me Presidentin e FSHF-së, duke i shprehur mbështetjen e tyre e duke i dhënë kurajo në orët pas ngjarjes së rëndë që ndodhi të hënën në mbrëmje.

Shpërthimi i eksplozivit në shtëpinë e Presidentit Duka në shtëpinë e tij në Durrës është një ngjarje e paprecedentë e që ndodh para zgjedhjeve për organet drejtuese të FSHF-së dhe në mesin e sulmeve skandaloze dhe të turpshme që vijnë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës në adresë të kreut të qeverisë së futbollit.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

UEFA i ofron mbështetjen maksimale Armand Dukës: Jemi të shqetësuar me ngjarjet e fundit

Publikuar

-

Ngjarjet e fundit në vendin tonë, ku presidenti Armand Duka po sulmohet nga Erjon Veliaj, kanë marrë vëmendjen maksimale edhe të UEFA-s. Insiticioni më i madh Europian i futbollit ka reaguar duke shprehur hapur mbështetjen ndaj kreut aktual të FSHF-së, zotit Duka, fill pas ngjarjes ku shtëpia e tij u zulmua me eksploziv.

Reagimi i plote i UEFA:s



UEFA eshte thellesisht e shqetesuar me zhvillimet e fundit ne futbollin shqiptar, dhe shpreh mbeshtetjen e saj ndaj Presidentit te Federates Shqiptare te Futbollit Armand Duka, ne vijim te eksplozivit te vendosur ne banesen e tij. Gjate muajve te fundit, ka patur disa raste te nderhyrje politike ne drejtimin e Federates shqiptare dhe ne procesin e saj demokratik zgjedhor, ne shkelje te hapur te Statuteve te UEFAs dhe kjo eshte qartesisht e paparanueshme. UEFA ka qene ne komunikim te rregullt me Federaten Shqiptare te Futbollit gjate ketyre muajve per kete ceshtje dhe nje delegacion i nivelit te larte do vizitoje per kete arsye Shqiperine ne javet ne vijim, per te diskutuar ceshtjet aktuale dhe per te ngritur shqetesimin mbi organizimin e sigurte te finales se UEFA Conference League 2022 ne Tirane, pare nga zhvillimet e fundit.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

E pazakontë, FSHF-së i hakojnë faqen

Publikuar

-

Një tjetër problem ka ndodhur për FSHF-në, pas lajmeve të fundit në lidhje me akuza për korrupsionin dhe manipulimeve të zgjedhjeve. Tanimë në fokus janë rrjetet sociale të saj.

Federata ka bërë me dije se faqja zyrtare e tyre është hakuar. Lajmin e kanë bërë publik në Facebook dhe thonë se ky akt do të marrë përgjigjen që meriton.



NJOFTIMI

𝑺𝒖𝒍𝒎𝒐𝒉𝒆𝒕 𝒇𝒂𝒒𝒋𝒂 𝒛𝒚𝒓𝒕𝒂𝒓𝒆 𝒆 𝑭𝒆𝒅𝒆𝒓𝒂𝒕𝒆̈𝒔 𝑺𝒉𝒒𝒊𝒑𝒕𝒂𝒓𝒆 𝒕𝒆̈ 𝑭𝒖𝒕𝒃𝒐𝒍𝒍𝒊𝒕.
Në një ngjarje të paprecedentë uebi i qeverisë së futbollit është sulmuar në mënyrë agresive nga hakerat dhe mbyllur sot pas publikimit të fakteve tronditëse për ndërhyrjen flagrante të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë.
Në çastet që po flasim faqja vazhdon të jetë e mbyllur për shkak të këtij sulmi të qartë me prapavijë politike.
FSHF dënon këtë sulm skandaloz të politikës dhe i bën thirrje që të tërhiqen sa më parë pasi kjo taktikë mund të ketë pasoja të rënda për cilindo të përfshirë në këtë akt të turpshëm. Pavarësisht këtij sulmi, komuniteti i futbollit shqiptar do të vazhdojë të denoncojë të gjitha ndërhyrjet, sulmet dhe presionet e politikës dhe nuk do të tërhiqet përballë shantazheve dhe kërcënimeve të pushtetit.
𝑲𝒚 𝒂𝒌𝒕 𝒊 𝒕𝒖𝒓𝒑𝒔𝒉𝒆̈𝒎 𝒅𝒐 𝒕𝒆̈ 𝒎𝒂𝒓𝒓𝒆̈ 𝒑𝒆̈𝒓𝒈𝒋𝒊𝒈𝒋𝒆𝒏 𝒒𝒆̈ 𝒎𝒆𝒓𝒊𝒕𝒐𝒏!

LEXO TE PLOTE