Connect with Us

Gjekmarkaj bën trimin/ “Kërcënon” delegatët e PD: Drama e tyre do jetë në datën 12 dhjetor

Politikë

Gjekmarkaj bën trimin/ “Kërcënon” delegatët e PD: Drama e tyre do jetë në datën 12 dhjetor

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj ka nisur të trimërohet dhe të “kërcënojë” delegatët e PD, të cilët kanë firmosur për mbajtjen e Kuvendit në datën 11 dhjetor dhe kërkojnë largimin e Lulzim Bashës.

Në një reagim për media, Gjekmarkaj shprehet se Kuvendi i datës 18 legal dhe mund të vijë kushdo, duke shtuar se drama më e madhe për mbështetësit e 11 dhjetorit do jetë data 12.

“Janë disa principe. Mendoj që një parti si një organizatë, ku njerëzit janë aty prej bashkimesh vullnetare duke ndarë disa ide të përbashkëta dhe disa pika të përbashkëta që janë statuore dhe kushtetuese për një parti, mendoj që këto duhen respektuar dhe nëse do të dëshironin që të kishte një Kuvend të pranuar nga të gjithë do ndiqej linja jo e ilegalitetit. Foltorja ka shkaktuar një krizë në PD. Në pleudarinë e Foltores thuhen dhe të vërteta dhe për PD dhe për jetën politike.

Vendimin që z. Basha mori bashkë me kryesinë për Kuvendin, e quajta si një farë triumfi të Foltores, sepse nëse nuk do ishte kriza që shkaktoi foltorja nuk do kishte një kongres të datës 18. Kjo është një mundësi që aty të vijnë të gjithë, të vijë Sali Berisha, mbështetësit e tij, të vijë kushdo. Le të bëhet një kongres i gjatë, le të debatohet dhe me tone të larta, por të mblidhen në një kongres legal. Të marrin vendime që t’i nënshtrohen vullnetit të shumicës, të dalim të bashkuar. Do ishte shumë mirë që Kongresi i datës 18 të ishte për të gjithë, por do duhet që ai i datës 11 të mos zhvillohej, të mos krijonte fabula të rreme. Çfarë ndodh? Për t’i motivuar njerëzit, sigurisht të pakënaqur nga mosardhja e pushtetit, nga masakra zgjedhore, nga frustrimi që të jep të qenit opozitar në Shqipëri disa janë motivuar dhe mikluar që më datën 11 do shkarkohet Basha, më 12 do të bëhet Berisha, më 13 do rrëzohet Edi Rama, më 14 do jenë drejtorë, deputetë, shefa, specialistë, por kjo është një gënjeshtër e gjitha.

LEXO EDHE:  “Kjo është luftë për pushtet”/ Kadilli mesazhe Bashës dhe Berishës

Drama më e madhe për këta mbështetës të datës 11 do jetë data 12. Çfarë do iu ofrojnë në datën 12. Berisha e di shumë mirë që nga pikëpamja legale Kuvendi i tij nuk qëndron. Berisha e di shumë që nuk mund ta marrë PD-në me një Kuvend ilegal. E di shumë mirë që nuk ka asnjë mënyrë tjetër veçse legalitetit të marrë PD-në. Çështja është si do ta menaxhojë ai. Mundësitë janë dy, ose të shkojë drejt një partie tjetër që uroj që jo sepse PD ka nevojë për të gjithë mbështetësit, qoftë dhe ata të Berishës, ose le të themi t’i thërrasë arsyes dhe njerëzit të kthehen tek aksioni opozitar dhe tek rindërtimi i PD-së si një parti e fuqishme opozitare dhe si shpresa e vetme në vend”, tha Gjekmarkaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Demokratëve nuk iu ha fare Edi për Edin”/ Flutura Açka “lëshon” gojën

Publikuar

-

Nga

Flutura Açka ngre pikpyetje/ A duhet të gëzohemi për Teatrin, apo ende lepuri fle diku?

Deputetja Flutura Açka, e ka cilësuar si mjerim, daljen në media të kryeministrit Edi Rama, si i shqetësuar për demokratët.

“Mjerim, ke kohë që nuk je më lajm dhe kërkon të bëhesh lajm me demokratët

Po i përgjigjesh pyetjeve të përgatitura nga zyra e Gebellsit tënd në emër të demokratëve

Shqetësimi i sotëm i shqiptarëve nuk është “dhëmbi i prishur” i demokratëve, por sarkoma e qeverisjes tënde. Faturën me emrin tënd dhe qeverisë tënde e dinë mirë shqiptarët”, shkruan Açka në rrjete sociale.

Më tej Açka shkruan se demokratët do t’i zgjidhin vetë hallet e tyre, pavarësisht hunjve, zjarrit, cianurit (figurativë) që u hedh ti me të gjitha mënyrat e tua tinzare, bashkë me mediet që ke urdhëruar për t’ua shkatërruar imazhin.

LEXO EDHE:  Skandali me inceneratorët/ Berisha: Ben Blushi i lidhur me këtë grup mafioz

LEXO EDHE:  PD-LSI nuk shkojnë në komision/Nuk shkarkohet drejtoresha e AFM



“Dhe sa për fjalime që po bën nga kali i shaluar, me fjalorin tënd vulgar permanent, dikush është mirë të ta thotë qartë:

Demokratëve nuk iu ha fare Edi për Edin, madje as shqiptarëve.

Sepse, ti rri i krekosur në pushtet me vota të grabitura si në asnjë demokraci tē vërtetë në botë.

Meqe ra fjala, me patronazhistës kur do të bashkëbisedosh?”, shkruan Açka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Gazi i Lulit helmoi shpirtin e demokratëve”/ Ndoka “shuplakë” Bashës

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka komentuar dhunën e ushtruar dje ndaj demokratëve nga Lulzim Basha me ndihmën e kryeministrit Edi Rama.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Ndoka shkruaj se gazi i Lulit helmoj shpirtin e demokratëve.



Gazi i Sandrit na helmoj mushkëritë, gazi i Lulit helmoj shpirtin e demokratëve”, shkruan Ndoka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Si e shiti Basha krimin e tij si i ‘viktimizuar’ në stilin serb të rastit ‘Panda’ në Pejë

Publikuar

-

Nga

Nga Enver Bytyçi

Dy burra të maskuar para 22 vjetësh më 14 dhjetor 1998 hynë në lokalin “Panda” në Pejë dhe vranë gjashtë nxënës të shkollës së mesme. Të gjashtë ishin të kombësisë serbe. Njëzet vjet më vonë, në vitin 2018, presidenti serb Aleksandër Vuçiq, u detyrua të pranojë se ajo vrasje ishte inskenuar dhe realizuar nga sigurimi i Serbisë, me qëllim që të fajësonin shqiptarët për të. Ishte koha kur lufta në Kosovë kishte nisur dhe serbët kërkonin alibinë për t’u viktimizuar e për të jafësuar viktimën e tyre.

Një skenar i tillë u përsërit të shtunën e djeshme nga Lulzim Basha. Por ai e kopjoi si nxënës i keq mësimin serb të vetëviktimizimit. Ai shkatërroi zyrën e tij, theu kompjuterat, tavolinat, karriket, grisi libra, me qëllim që të fajësojë protestuesit demokratë kundër tij. Ndërkaq asnjë protestues nuk mundi të ngjitet në katin e dytë e për pasojë të hynte në zyrën e Lul Bravës! Dyert e blinduar në katër seksione dhe ndërhyrja e policisë së shtetit nuk lejuan që demokratët e revoltuar nga Luli të ngjiten deri në katin e dytë e te zyra e tij.

Luli përdori kamikazë që qëllonin me gurë, xhama të thyer, karrike e shkopinj mbi protestuesit poshtë tyre. Ishte një pamje trishtuese se si këta terroristë të paguar nga Lul Basha përgjakën protestuesit poshtë zyrës së së këtij të fundit. Ishin 12 të gjakosur e të viktimizuar nga protestuesit që kërkuan ndihmë mjekësore. E megjithatë deri tani shohim se policia ka fajësuar dhe arrestuar viktimat për dhunën që shkaktuan terroristët e Bashës nga zyra e tij.

Shqiptarët kanë shumë shpresë se së paku prokuria do të sqarojë të gjitha faktet, e do të gjejë të gjithë autorët e këtij krimi që përfundoi me gjakosjen e demokratëve protestues te selia e Partisë Demokratike. Kryebanditi i viktimizuar i kësaj skene të dhunshme të së shtunës është Lulzim Basha, ndërsa ndihmësi i tij më i afërt është Gazmend Bardhi! Merrni në ndjekje penale këta të dy dhe do të dalë e vërteta në shesh! Mjafton të mos manipulohen provat e të mos fshihen ato! Eshtë koha që të demaskohet mashtrimi i viktimizuesve të sojit serb!



Por jo vetëm këta. Duhen marrë në pyetje të gjithë deputetët që i bënin shoqëri Lulzim Bashës. Duhet pyetur gjithashtu Agron Gjekmarkaj pse iku para të tjerëve nga selia e Partisë Demokratike! Ka diçka me të cilën ai nuk është pajtuar e nuk mund të pajtohej! Unë them se duhet marrë në pyetje gjithashtu miku im Flamur Hoxha, për të cilin jam i sigurt se është ndjerë i trishtuar me zbatimin e atij skenari nga ana e Lulzim Bashës. Thjesht për të marrë vesh nëse kjo që them unë është ose jo e vërtetë! Por kurrë nuk besoj se zoti Hoxha  nuk do të ndjehej i trishtuar nga ajo që ndodhi dhe bënë kriminelët e katit të dytë të Partisë Demokratike nën drejtimin e Bravës dhe Bardhës!

LEXO EDHE:  Skandali me inceneratorët/ Berisha: Ben Blushi i lidhur me këtë grup mafioz

LEXO EDHE:  Akuzat e opozitës/ Përgjigjet Ahmetaj: Zbatuam dy projekte të Berishës

Duhet pyetur Grida Duma, pse shoqërohej me pesë bodigardë, kush i paguan ata dhe kush e kërcënon atë! Duhet pyetur roja i dorëhequr, Pëllumb Matraku, sepse ka dëshmuar se në seli ka armë dhe se donin ta bënin viktimë të skenarit të dhunës së tyre! Duhen arrestuar të gjithë personat që ishin në katin e dytë dhe ushtruan dhunë kundër protestuesve, se pse ishin në vendngjarje dhe kush i komandonte ata, se ku e morën gazin lotsjellës dhe kush u dha urdhër për përdorimin e tyre. Duhen ekzaminuar të gjitha armët që janë përdorur në atë skenë krimi të katit të dytë të Partisë Demokratike!

Duhen gjurmuar dhe zbuluar lidhjet e këtyre kriminelëve në mbështetje të Lulzim Bashës më mafien dhe krimin e organizuar, si dhe motivet që i kanë shtyrë të vihen në dispozicion të kryekriminelit Lulzim Basha e ndohmësit të tij Gazmend Bardhi! Përdoruesi i gazit të paligjshëm ka një furnitor dhe ka një tutor. Kush janë këta?

Opnioni publik pret nga prokuroria që të ndriçohet gjithçka dhe roli i gjithëkujt, i organizatorëve dhe ekzekutorëve, i mercenarëve dhe pagatorëve, i Lulzim Bashës e Gazmend Bardhit, si dhe i Gosturanëve e deri te roli i të përdorurve të tjerë ish-drejtorë të Lulzim Bashës në ministritë dhe Bashkinë e Tiranës, poste të cilat atij ia bëri dhuratë Sali Berisha!

Viktima e vërtetë e ditës së shtunë nuk ishte Lulzim Basha, ishin demokratët, të cilët e shkarkuan atë! Prandaj dhe imitimi i eksperiencës serbe si alibi për t’u vetëviktimizuar është imitim i dalë boje!

LEXO TE PLOTE