Connect with Us

Ekzekutimi i ish deputetit/ Klodiana Lala nxjerr dy pistat e hetimit: Policia ka një autor të dyshuar

Aktualitet

Ekzekutimi i ish deputetit/ Klodiana Lala nxjerr dy pistat e hetimit: Policia ka një autor të dyshuar

Publikuar

-

/
cna lajme

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë më shumë detaje nga atentati që iu bë ish deputetit dhe ish kryetarit të komunës Velipojë Pashko Ujka.

Sipas Lalës, një nga pistat kryesore ku po hetohet është ajo e borxheve që ai ka pasur, duke mos përjashtuar edhe të kaluarën e tij në politikë.

Sipas gazetares, ai është qëlluar në një zonë të populluar të Shkodrës dhe me kamera, e për këtë policia ka një autor të dyshuar si të përfshirë në këtë atentat.

Pista kryesore është ajo e borxheve që kishte ish deputeti. Duke qenë se ai ka mbajtur edhe poste të tjera politike pa diskutim që është duke e parë, pasi ka patur edhe herë të tjera që është vënë pre e atentatit. Ai është sulmuar në një zonë të populluar. Ai është qëlluar në pjesën e pasme të trupit, në zonën e shtyllës kurrizore, por mjekët e kanë pasur të pamundur tja heqin plumbin.

Dëshmimtare është bashkëshortja e cila nuk ka dhënë detaje jo vetëm nga trauma, por ajo kuptoi që diccka nuk shkonte me të shoqin kur e pa në tokë. Policia thotë që ka një të dyshuar si autor, por është duke u hetuar pista e borxheve dhe ajo e posteve që ai ka pasur më parë”, tha ajo./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Armë dhe dokumente të falsifikuara/ Katër të arrestuar në aeroportin e Rinasit

Publikuar

-

Nga

Si rezultat i kontrolleve gjatë 24 orëve të fundit goditen 4 raste të paligjshmërisë. Në vijim të kontrolleve në dalje të RSH, nga shërbimet e Policisë Kufitare, është arrestuar në flagrancë për veprën penale ”Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, i shtetasit indian B. P., 33 vjeç, pasi u kap me dokumente të falsfikuara.

Po nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë shtuar kontrollet në hyrje dhe në dalje. Në bashkëpunim me autoritetet doganore në hyrje të Republikës së Shqipërisë, është kaluar për kontroll në vijën e dytë, çanta e shtetasit afrikan E. N., i cili ishte nisur nga Dubai. Gjatë kontrollit të çantës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 62000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Në përfundim të veprimeve hetimore, shtetasi E. N., u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.

Gjithashtu, si rezultat i kontrolleve për rritjen e sigurisë së udhëtarëve, i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë lodër një shtetasi egjiptian, i cili ishte me urdhër dëbimi nga Shqipëria, lëshuar nga Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë. Shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me ato doganore dhe ato të sigurisë së aeroportit, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar për kontroll bagazhet e shtetasit egjiptian N. A., i proceduar më parë për kalim të paligjshëm të kufirit. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë lodër, e futur në një këllëf lëkure.

LEXO EDHE:  Arrestohen 11 persona në Tiranë/ Policia jep detaje

LEXO EDHE:  Detaje nga ngjarja në Elbasan/ Ish polici plagos me armë zjarri gruan



Po nga shërbimet e Policisë Kufitare, në zbatim të plotësimit të kushteve për të udhëtuar në hapsirën SCHENGEN, dhe të parandalimit të udhëtimeve apo të braktisjes së fëmijëve me qëllim azilkëkrimin, kanë proceduar penalisht për veprën penale ”Braktisja e fëmijëve të mitur”, shtetasen F. A., 37 vjeçe, banuese në Tiranë.
Procedimi për këtë shtetase filloi, pasi dyshohet se ka braktisur djalin e saj të mitur 16 vjeç, në Gjermani.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Dashamir Shehi “këshillon” Bashën dhe Berishën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashkitë e vendit janë një test i rëndësishëm. Kështu është shprehur kreu i LZHK Dashamir Shehi.

Në një intervistë televizive, ai ka “këshilluar” Berishën dhe Bashën duke theksuar se PD duhet të gjejë forcën dhe kurajën për të diskutuar në mënyrë që në 6 mars të ketë vetëm një kandidat nën siglën e saj



Janë 6 bashki dhe 3 janë të mëdha se unë i lidh me numrin e votuesve. Pastaj është Shkodra që ka qenë gjithmonë e opozitës. Unë po i ofroj mendimin tim që është i thjeshtë dhe racional, të vënë një kandidat dhe ta kapërcejnë vetveten nuk ka rëndësi nëse është i Berishës apo i Bashës. Nëse me gjithë mend duam të mundim Edi Ramën, por nëse duam të mundim njëri-tjetrin dhe unë kam frikë se është kjo e dyta atëherë le të vënë 2 kandidatë, ky është teatër dhe tallje me qytetarët”, tha ai./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka plas skandalin/ Manipuluam votat që të bëhej Basha kryetar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Anëtari i Koisionit të Rithemelimit dhe deputeti i PD Edi Paloka ka bërë një deklaratë të fortë sa i takon zgjedhjes së Lulzim Bashës si kryetar i selisë blu.

Në një intervistë për media, Paloka u shpreh se ai është përgjegjës për situatën në PD, pasi u ka kërkuar strukturave që të manipulojnë votat për Bashën.

Kjo është edhe arsyeja që Paloka nuk është angazhuar më shumë me punimet e Komisionit, pasi vetë ai theksoi se nuk u del dot para demokratëve.

LEXO EDHE:  Detaje nga ngjarja në Elbasan/ Ish polici plagos me armë zjarri gruan

LEXO EDHE:  Detaje nga ngjarja në Elbasan/ Ish polici plagos me armë zjarri gruan



Më vjen zorë të shkoj dhe të përballem me demokratët pasi do më thonë, ti po na thua tani për Bashën, kur më parë na the të manipulonim votat për të?

E kanë bërë të gjitha strukturat e PD-së Nisida dhe prandaj nuk mund të angazhohem më shumë me Komisionin e Rithemelimit. Jam përgjegjës i kësaj situate të rëndë që ndodhet PD-ja”, tha ai./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE