Connect with Us

E vërteta dhe dyshimet rreth variantit të ri “Omicron”

Shëndeti

E vërteta dhe dyshimet rreth variantit të ri “Omicron”

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga Perlat Kapisyzi

Këto ditë po përballemi me deklarata të shpenguara që varianti i ri omicron shkakton forma klinike të lehta.

Ndonëse ky virus ka mbi 30 mutacione, midis të cilëve, mutacione të njëjta në katër variantet e karakterit për tu shqetësuar për nga reziku, konsiderohet nga disa se ka virulencë më të pakët meqënëse trasmetueshmëria e tij është më e lart.

Deklarata të guximshme deri në kufirin e respektit të tepruar për veten bien në kundërshtim me përqasjet e një vëmëndje dhe interesimi të matur të WHO, CDC dhe gjithë botës ndaj variantit të ri omicron. Kur gjithë bota më në fund po zbaton plotësisht “teorinë e ngjarjeve “ të Ronald Ros për kufizimin e volumeve të shvendosjeve të komuniteteve duke mbyllur aeroportet ndaj këtij varianti të ri me trasmetueshmëri më të shpejt sesa delta , ka nga ata që shumë lehtësisht të ndihmuar edhe nga e moji, vazhdojnë të përsërisin deklaratat e gabuara të bëra edhe për variantet alfa dhe delta.

Sipas tyre alfa dhe delta kishin transmetueshmëri të lartë, por forma klinike jo të rënda.

Nuk kaluan as 3-4 muaj që të kuptonin, por jo ta pranonin se këto variante u pasuan nga numër shtrimesh më i madh,me forma të rënda dhe vdekje po më shumë.Numri i madh i mutacioneve në një virus rritë probabilitetin për të qënë më i trasmetueshëm por edhe më virulent. Vet trasmetueshmëria e virusit nuk lidhet vetëm me aftësinë ngjitëse dhe depërtuese të proteinave S1dheS2 por edhe nga numri i kopjeve që virusi riprodhon të cilat i shpërndan personi infektuar asimptomatik ose jo. Ky numër kopjesh është aq më i madh sa më rezistent të jete virusi ndaj sistemit imunitar të organizmit si burim infeksioni.

Prandaj të thuash që deri tani nuk ka asnjë arsye për të patur panik ndërkohë që bota po mbyll kufijtë është një deklaratë aspak e përgjegjshme ndonëse me efekt në media dhe komunitet. Dy gjetje janë të sigurta që omicron është shumë më i trasmetueshëm sesa delta dhe mbartë një rrezik më të lart të ri infeksionit. Se sa efikase janë vaksinat ndaj këtij varianti ngelet për tu zbuluar por me siguri dihet që këto vaksina sido që të jetë janë një mbrojtje ndaj këtij varianti . Është shumë e sigurt që për tu mbrojtur nga ky variant duhet të vazhdojmë të bëjmë vaksinimin, të vëmë maskat në ambjentet e mbyllura pa ventilim, të mbipopulluara, dhe të shtypim pa frikë butonin e ashensorit i cili nuk të infekton. Të thuash, një gjë është e sigurt se asgjë s’është e sigurt për variantin omicron, është “shumë e sigurt” që po përhap panik , pasiguri dhe shpërqëndrim të komunitetit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

ISHP: Janë shtuar rastet e fëmijëve të infektuar me Covid, thirrje prindërve

Publikuar

-

Nga

cna shendet

Varianti i ri i Covid, Omicron, ka sjellë shifra të larta infektimesh. Sipas specialistëve të Shëndetit Publik është kthyer në një shqetësim rritja e numrit të fëmijëve të prekur nga Covid.

Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik është shprehur se janë shtuar rastet e të vegjëlve që kanë nevojë për trajtim në spital.

Ajo që shikohet më problematike është rritja në grup-moshën 0-14 vjeç. Sidomos tek fëmijët që shkojnë në kopsht dhe në çerdhe, ku janë rritur shumë rastet e shtrimit në spital të moshave 0-4 vjeç”, ka thënë Rovena Daja.



Ndër të tjera iu bën thirrje prindërve që në këtë periudhë të kenë kujdes pasi janë në qarkullim të dy variantet e Covid, Delta, Omicron dhe gripi i tipit A.

Nënat në këtë periudhë duhet të kenë shumë kujdes pasi në qarkullim janë dy variantet Covid, Omicron dhe Delta dhe gripi i tipit A”, është shprehur Daja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Manastirliu:Test falas për depistimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës

Publikuar

-

Nga

Në kuadër të Javës Europiane të Sensibilizimit Kundër Kancerit të Qafës së Mitrës, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga qendra shëndetësore nr.4 në kryeqytet, e ka quajtur programin e depistimit të hershëm të kancerit të qafës së mitrës një program të konsoliduar, duke apeluar të gjitha gratë e grupmopshës 40-50 vjeç të drejtohen pranë qendrave shëndetësore për testimin falas.

“Ne kemi kryer deri më tani rreth 31 mijë testime HPV. Pra janë testuar mbi 30 mijë gra. Ndërkohë që kemi një përqindje grash, rreth 4% të cilat janë identifikuar me test pozitiv, pra që kanë pasur indikacion për të vajtur më tej tek gjinekologu dhe për të bërë një ekzaminim tjetër siç është ai i kolposkopisë apo edhe të tjera ekzamnimime shtesë që duhen për t’u mbrojtur pikërisht nga ky kancer dhe për të parandaluar pasojat”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu tha se çdo grua në grupmoshën 40-50 vjeç duhet ta kryejë këtë test të paktën një herë në 5 vjet.

“Kam ardhur pikërisht këtu në qendrën shëndetësore nr.4 dhe do ta kryej edhe vetë këtë test duke qenë se jam në grupmoshën që prek pikërisht realizimi i këtij testimi. Ky test realizohet në një mënyrë shumë të shpejtë dhe gjendet në qendrat shëndetësore kudo, ndaj kam një apel për të gjitha gratë e moshës 40-50 vjeç. Nuk duhet të hezitojnë për t’u kujdesur e para për veten dhe për të kryer një test i cili është fare i thjeshtë. Testi HPV është një test i është jetëshpëtues, në rastet kur ky test të identifikon një problematikë në kohë, e cila ndiqet më tej nga sistemi ynë shëndetësor”, tha Manastirliu.

Prof. Alban Ylli, ekspert i Instituti të Shëndetit Publik tha se më parë testi HPV kryhej në privat me kosto të lartë, ndërkohë që sot ofrohet nga sistemi publik.



“Është një fakt për gratë e moshës së mesme të kapin herët kancerin e qafës së mitrës. Është kryer si test, si analizë në laboratorë privatë me një kosto jashtëzakonisht të lartë. Ndërkohë që sot ofrohet nga sistemi publik. Shumë gra që dalin pozitive e marrin shërbimin menjëherë pranë gjinekologëve dhe ndiqen më tej. Testimi jep një mundësi të shkëlqyer për ta parandaluar këtë sëmundje që mund të jetë vdekjeprurëse”, tha Ylli.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri me dije se po punohet për Strategjinë Kombëtare të Kontrollit të Kancerit ku do të parashikohen masa për të parandaluar këtë lloj kanceri.

Ne jemi duke punuar për Strategjinë Kombëtare të Kontrollit të Kancerit, ku brenda kësaj strategjie kombëtare ne kemi përfshirë disa masa edhe në raport me lloje të ndryshme të kancerit të cilët janë pjesë e të gjithë sëmundjeve jo të transmetueshme në raport me atë çfarë sjellin për popullatën. Kemi vendosur gjithashtu që në këtë strategji 10-vjeçare të planifikojmë edhe masa të tjera përsa i përket parandalimit të këtij kanceri që është totalisht i parandalueshëm nëpërmjet vaksinës së HPV-së dhe është një ndër objektivat tonë në strategjinë që ne jemi duke hartuar tashmë me ekspertët tanë përsa i përket strategjisë së kontrollit të kancerit”, tha Manastiliu.

Kjo është Java Europiane të Sensibilizimit Kundër Kancerit të Qafës së Mitrës. Mbi 99% e rasteve të kancerit të qafës së mitrës shkaktohen nga infeksioni me virusin e papilomës njerëzore (HPV). Kanceri i qafës së mitrës mund të parandalohet. Vaksinimi kundër tipeve të rrezikshme të virusit njerëzor të papillomës (HPV), që shkaktojnë shumicën e rasteve të kancerit të qafës së mitrës, është i sigurt dhe efikas.

Nga nisja e programit të depistimit të kancerit të qafës së mitrës në vitin 2019, në Shqipëri janë depistuar mbi 31000 gra.Rreth 4% e tyre kanë rezultuar pozitive në testin depistues falas, ku më pas janë diagnostikuar dhe trajtuar në kohë. Cdo vit në vendin tonë diagnostikohen rreth 130 raste të reja me kancer të qafës së mitres. Nëpërmjet testimit dhe identifikimit në kohë të problematikave, kanceri i qafës së mitrës mund të parandalohet, duke shpëtuar jetë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Omicron dominant në Shqipëri/ Brataj: Si të infektuarit dalin negativë, kush ka simptoma të izolohet

Publikuar

-

Nga

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka dhënë alarmin për shtimin e rasteve me Omicron në vendin tonë

Në “ABC Live” ai ka thënë se ka një arsye pse shumë persona që mund të jenë të prekur nga ky variant rezultojnë negative pas testeve të kryera, pasi këto janë krijuar për të detektuar format e para të virusit.

Ai bëri thirrje që çdo person që ka simptoma të izolohet .



“Është folur gjithmonë për forma të ndryshme dhe teste të ndryshme. Por nga një variant në tjetrin ndryshon ndjeshmëria ndaj tamponit pasi ai është krijuar për format e para të virusit. Fakti që del negativ nuk duhet ta përjashtosh. Nëse ke simptoma gripi nuk duhet të shkosh në punë sepse ngjitës është edhe gripi. Duhet të mendojmë gjithmonë që kemi Omicron. Diagnozat janë në klasifikimin ICD10. Raporti është i lidhur me mjekun e familjes dhe specialistin. Deri në 14 ditë është e drejta e mjekut të familjes.

Pastaj të këshillon specialist. Vitin e kaluar ishte variant Delta që kishte një virulencë më të lartë që nuk linte asnjë lloj virusi tjetër. Omicron ka formën e lehtë por karakteristikat janë të ndryshme. Sa më shumë viruset e tjera të marrin terren domethënë që Omicron është duke u zhdukur. Një person që nuk ka bërë vaksinën dhe nuk do ta bëjë, vazhdon t’i qëndrojë idesë së tij. Shumica ose format e lehta thonë do kalojë”, u shpreh Brataj./CNA.al

LEXO TE PLOTE