Connect with Us

E trishtë/ Adriana Matoshi rrëfen se i është rikthyer tumori në kokë

Showbizz

E trishtë/ Adriana Matoshi rrëfen se i është rikthyer tumori në kokë

Publikuar

-

/
cna lajm show

Aktorja e njohur Adriana Matoshi dhe njëkohësisht deputete e Vetëvendosjes ka dhënë një lajm aspak të mirë për ndjekësit e saj. Pas 9 viteve që ajo ka trajtuar tumorin në kokë, i është rikthyer sërish. Matoshi ka bëtrë apel që të vlerësojmë gjërat që më së shumti kanë rëndësi për ne dhe të mos lakmojmë më shumë se sa na nevojitet.

Postimi i aktores:

“Nje nder sfidat qe mu ka dashte me kalu para 9 vjetve kur u pata diagnostifiku me tumor ne hipofize, ate kohe isha shtatzane pritsha me sjelle ni mrekulli n’kete jete. Komplikim i dyfisht shkaku edhe i shtatzanise, po efekti te une nuk u vrejke aspak. Asni moment te vetem nuk jom dorzu e as nuk kom besu qe munet me m’ndodhe diçka, se dashnine per jeten e kisha shume ma t’madhe sesa friken prej vdekjes. Nuk kisha as kohe me menu asi sene se n’shpi m’pritshin fmite, prind, m’pritke puna, projektet…Tash 9 vite ma vone, tu mos pushu kurre sa duhet, m’kapi lodhje prej angazhimeve te mija te shumta, stresi i akumulum mrena, mbingarkesat, krejt kto m’bonen me menu qe e kom tepru. Ja kom thy limitet vetes.

Po aty e kuptova qe tumori ne tru ish rikthy prap.

Me misionin e njejt prap po m’doket, me m’tregu qe koha osht teper e vlefshme edhe duhna me kalu ma shume kohe me prind e mi, fmite e mi, te dashurin tem, me krejt shoqnine, koleget e njerzt qe duhemi pa kushte. Gjithçka po du ma shume.

Te merkuren duhna prap me u perballe mes jetes edhe vdekjes, ama e di qe rrugetimi jem ka me vazhdu se osht shume i gjate. Kom shume qytete t’botes pa i pa, shume skena te filmit pa shkele, shume role pa lujt, i kom fmite qe duhna me i bo t’zot e vetes…

I falenderoj nga zemra krejt doktoret profesionist me te cilet bashke kemi me luftu edhe ksaj here.

E falenderoj Zotin qe n’krejt kto sfida po m’jep force e vullnet. Une e kom besimin e plot te fuqia e tij edhe lutjet tuaja.

Besoj qe ne fund t’javes kom me u çu me sukses edhe kom me ju kthy komente pozitive krejt lutjeve t’juja edhe komenteve plot dashni.

JU DUA FORT

Mos harroni me e dashte VETEN edhe JETEN.

Mos lakmoni shume se as pasunia e botes, as fama, e asni sukses e arritje n’jete nuk vijne para SHENDETIT e asnjona prej tyne nuk po mujshin me e ble ilaqin ose me ta zgjate jeten.

N’situatat e tilla qysh jom une per momentin, po u dashke mi lon krejt edhe me menu per veten.

Une e pasun jom veç n’shpirte, se puna jem m’ka bo me njofte njerz, me ngu histori e rrefime, me perjetu gzim e lot bashke me juve.

N’fund te javes qe e kemi fatin e degjohemi prap, mos harroni qe ajo ka me ndodhe me vullnetin e Zotit edhe perkushtimit t’mjekve, nuk ka me m’pshtu as fama e as parja”/CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

Florjan Binaj, baba për herë të tretë/ Emri i veçantë që ka zgjedhur për vogëlushen

Publikuar

-

Nga

Florjan Binaj për mbylljen e jetës së natës/ Është studim i Universitetit të Surrelington

Aktori i humorit Florjan Binaj është bërë baba për herë të tretë. Aktori ka ndarë me të gjithë lajmin e bukur për ardhjen në jetë të së bijës, të cilën ka vendosur ta quajë Vjosa.

Binaj ka publikuar një video ku tregon dorën e vogëlushes dhe krahas shkruan:

VJOSA lumturoi pafund sot mamin, babin dhe familjen Binaj.❤️ Faleminderit stafit të maternitetit Mbretëresha Geraldinë! Jetë të gjatë e vogla jonë!”-shkruan ai në “Instagram”./ CNA.al

 

 



 

View this post on Instagram

 

A post shared by FLORJAN (@florjanbinaj)

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Plas” sherri mes Arbana Osmanit dhe Fjoralba Ponarit/ Zbulohet arsyeja

Publikuar

-

Nga

cna show

Gjatë spektaklit të së premtes të Big Brother Vip, moderatorja Einxhel Shkira mori një surprizë nga dy mikeshat e saj të ngushta, dy moderatoret e njohura të ekranit, Fjoralba Ponari dhe Argjira Spanca.

Në takimin me Einxhel, Fjoralba ka folur për lidhjen e saj me Dagzin dhe i është drejtuar mikeshës së saj me një këshillë që përveç raportit me Dagz të shikojë edhe lojën.

“Vetëm një gjë, mos harroni se keni ardh për të fituar, mos harroni të angazhoheni në sfida dhe në lojë”, u shpreh Fjoralba, e cila mori menjëherë reagimin nga Arbana, e cila ndërpreu takimin e vazjave dhe iu kujtoi se nuk duhet të japin informacione nga jashtë pasi dëmtojnë lojën e njerëzve apo miqve të tyre.



Por si duket debati nuk ka përfunduar këtu. Po përflitet se mes dy moderatoreve ka patur një debat të fortë në ambientet e televizionit ku punojnë, pikërisht për këtë shkak.

Sipas asaj që raportohet në media, debati ka qenë i agravuar dhe Arbana është përplasur me Fjoralabën duke i thënë se dha informacion nga jashtë ndërsa kjo e fundit e ka akuzuar produksionin se nuk janë aspka profesionalë./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Edi Manushi i nxjerr videon/ Bora Zemani vite më parë, velinë në Fiks Fare?

Publikuar

-

Nga

cna show

Gazetari dhe moderatori Edi Manushi, në emisionin “Goca dhe Gra”, ka publikuar një video të hershme të moderatores Bora Zemani, kur kjo e fundit ishte pjesë e audicioneve për velinë në Fiks Fare.

Ndryshimet me atë që Bora është sot, janë jo vetëm nga ana e karrierës, por edhe nga pajme e jashtme. Ndonëse bjonde, me ndryshimet e vogla në pamje, Bora ndër vite ka mbajtur tek vetja ëmbëlsinë që transmeton në ekran.



Megjithatë ndërhyrjet estetike janë të dukshme, nëse i hedhim një sy profile të saj të dikurshëm dhe atij të sotshmit. Por pavarësisht kësaj, Bora ka qenë dhe është një nga vajzat më të bukura dhe të pëlqyera të ekranit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE