Connect with Us

Bylykbashi ironizon Bashën/ E sheh Kuvendin si tufë me noterë që vë vula

Politikë

Bylykbashi ironizon Bashën/ E sheh Kuvendin si tufë me noterë që vë vula

Publikuar

-

/
cna lajme politike

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka deklaruar se me 11 dhjetor do të bëhet rithemelimi i PD dhe se 18 dhjetori është Kuvendi i burokracisë.

Në një dalje për mediat, Bylykbashki theksoi se e ka paralajmëruar disa herë Bashën që të mos djegë mandatet dhe të mos kërcënojë me prishje zgjedhjesh sepse këto vendime personale të tij, në fund çuan në një dështim të madh.

“Me 11 dhjetor mblidhet për rithemelimi i PD. Mblidhet kuvendi i demokratëve. Ai i 18 është kuvendi i burokracisë. Partia është statut dhe funksionon nga rregullat.

I kam thënë mos digj mandatet, mos kërcëno me prishje zgjedhjesh në formë dialogu, kritika dhe përplasje. Në fund fare pasi erdhi pika që nuk mundte më arritëm në debatin që jemi. Kjo është ceshtje e demokratëve, Vendimet e Bashës çuan në dështim të madh.

Jo se Rama nuk bëri blerje votash por pamundësia e Bashës për ta çuar PD dhe koalicionin në fitore, duke i bërë gropën shanseve.

Reagimi ynë lidhet me vendimin që çoi në thyerje të kupës, jo mbushje të kupës. Paralajmërimi ishte i qartë për Bashën. Ai bëri dicka që nuk i është kërkuar.

Berisha është figura e vetme që të zhbëjë situatën e krijuar. Debati i hapur në PD është nevoja therëse për demokraci të brendshme, duke ia pakësuar pushtetin kryetarit, duke i dhënë instrumente bazës, të kundërtën e asaj që thotë Basha. Nuk fiton zgjedhje duke u zvogëluar.

 E sheh kuvendin si tufë me noterë që vë vula. Çadra e 2017 ishte momenti kur ra partia”, tha Bylykbashi.

LEXO EDHE:  Basha blindon derën e PD/ Evi Kokalari nxjerr dy konkluzionet

Më tej ai tregoi bisedën me Berishën pas humbjes së zgjedhjeve të PD në 2017-ën, të cilit i kishte kërkuar largimin e kreut të PD, Lulzim Basha.

“Berisha i qëndronte vendimit të tij, por tha: duhet të hapin ciklin e zëvendësimit të kryetarit deri sa të gjejmë kryetarin fitues. Ai përmendi rastin e partisë demokratike italiane, tha edhe se një parti fiton zgjedhjet me kryetar të fortë si rasti i Francës.  Ky është diskutim i tetorit 2017”, shtoi Bylykbashi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Dashamir Shehi “këshillon” Bashën dhe Berishën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashkitë e vendit janë një test i rëndësishëm. Kështu është shprehur kreu i LZHK Dashamir Shehi.

Në një intervistë televizive, ai ka “këshilluar” Berishën dhe Bashën duke theksuar se PD duhet të gjejë forcën dhe kurajën për të diskutuar në mënyrë që në 6 mars të ketë vetëm një kandidat nën siglën e saj



Janë 6 bashki dhe 3 janë të mëdha se unë i lidh me numrin e votuesve. Pastaj është Shkodra që ka qenë gjithmonë e opozitës. Unë po i ofroj mendimin tim që është i thjeshtë dhe racional, të vënë një kandidat dhe ta kapërcejnë vetveten nuk ka rëndësi nëse është i Berishës apo i Bashës. Nëse me gjithë mend duam të mundim Edi Ramën, por nëse duam të mundim njëri-tjetrin dhe unë kam frikë se është kjo e dyta atëherë le të vënë 2 kandidatë, ky është teatër dhe tallje me qytetarët”, tha ai./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka plas skandalin/ Manipuluam votat që të bëhej Basha kryetar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Anëtari i Koisionit të Rithemelimit dhe deputeti i PD Edi Paloka ka bërë një deklaratë të fortë sa i takon zgjedhjes së Lulzim Bashës si kryetar i selisë blu.

Në një intervistë për media, Paloka u shpreh se ai është përgjegjës për situatën në PD, pasi u ka kërkuar strukturave që të manipulojnë votat për Bashën.

Kjo është edhe arsyeja që Paloka nuk është angazhuar më shumë me punimet e Komisionit, pasi vetë ai theksoi se nuk u del dot para demokratëve.

LEXO EDHE:  Lutfi Dervishi: Edith Harxhi, sfidante e Bashës, Kadillit dhe Shehajt

LEXO EDHE:  Lutfi Dervishi: Edith Harxhi, sfidante e Bashës, Kadillit dhe Shehajt



Më vjen zorë të shkoj dhe të përballem me demokratët pasi do më thonë, ti po na thua tani për Bashën, kur më parë na the të manipulonim votat për të?

E kanë bërë të gjitha strukturat e PD-së Nisida dhe prandaj nuk mund të angazhohem më shumë me Komisionin e Rithemelimit. Jam përgjegjës i kësaj situate të rëndë që ndodhet PD-ja”, tha ai./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

VIDEO-Reshjet e dendura të dëborës/ ARRSH apel shoferëve: Kujdes në këtë zonë!

Publikuar

-

Nga

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës kanë mbërthyer të gjithë vendin tonë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka udhëzuar drejtuesit e automjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje duke respektuar sinjalistikën rrugore duke reduktuar shpejtësinë dhe të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.

ARRSH bën me dije se mjetet borëpastruese dhe grupet e punës janë në terren për pastrimin dhe trajtimin me kripë qarkullimi kryhet pa probleme.

LEXO EDHE:  Video-“Biznesi i vogël, pre i skemës vrastare të taksave”/ Basha publikon denoncimin: Fitimi as nuk mendohet

LEXO EDHE:  “PD i kanë munguar 230 mijë vota”/ Fabjan Topollaj: Patozi ka dalë gjithmonë kundër sistemit të deformuar

“Në Llogara kanë filluar reshje të dëborës mjetet borëpastruese dhe grupet e punës janë në terren për pastrimin dhe trajtimin me kripë qarkullimi kryhet pa probleme.



Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, apelon ARRSH./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE