LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Artan Fuga publikon portretin e rrallë të Skëndërbeut/ “Atë duhet të varim në mure”

29 Nëntor 2021, 08:45, Aktualitet CNA

Profesori dhe akademiku i njohur, Artan Fuga ka publikuar një portret të rrallë të Gjergj Kastriotit (Skëndërbeu?.

Në një postim në rrjetet sociale, Fuga shkruan se Gjergj Kastrioti ishte në radhë të parë një mendimtar i madh, ai formësoi në ide kombin politik shqiptar, krijoi shtetin kombëtar të shqiptarëve shumë kohë përpara sesa atribuohet, përkrahu dhe u mbështet te intelektualë që gjuhën shqipe e futën në institucione, ishte në lartësinë e mendimit- humanist të kohës, dhe pastaj ishte shtetar, dhe pastaj edhe luftëtar që udhëhoqi bashkëkohësit e tij në beteja.

Sipas tij, ky është portreti që duhet të varim në mure në shtëpitë tona.

?Po kjo a ju pëlqen?

Ky është mbret, jo thjesht kordhëtar!

Pyes ata të shkretë që ngatërrojnë gjininë e portretit, ku kapet thelbi psikologjik i personit, me fotografinë, dhe që analizën psikologjike të imazhit e zëvendësojnë me fyerje, me çjerrje, shkulje flokësh, etj. !

Mua më pëlqejnë më shumë këto sesa ato ku e paraqesin heroin tonë si body bilding.

Janë më njerëzore.

Shihini me kujdes! A nuk kanë ngjasime fizionomie dy portretet?

Gjergj Kastrioti ishte në radhë të parë një mendimtar i madh, ai formësoi në ide kombin politik shqiptar, krijoi shtetin kombëtar të shqiptarëve shumë kohë përpara sesa atribuohet, përkrahu dhe u mbështet te intelektualë që gjuhën shqipe e futën në institucione, ishte në lartësinë e mendimit- humanist të kohës, dhe pastaj ishte shtetar, dhe pastaj edhe luftëtar që udhëhoqi bashkëkohësit e tij në beteja!

Ai nuk luftonte kot, por në radhë të parë sepse kishte një ide.

Nuk ishte palla e tij magjike, nuk ishte as thjesht krahu i tij muskuloz sepse të fortë fizikisht kishte gjithandej, por ishte shpirti dhe mendja e tij që diti të frymëzojë, të udhëheqë si strateg, të bëjë diplomaci, që duhet të dalë në radhë të parë!

Këto portrete të lëna pas dore nëpër muzera nuk duhen lënë mënjanë sepse na shërbejnë!

Unë mendoj se ato duhet të varim në mure, si stërnipër që jemi!

Përse të sillemi si “derra”??-shkruan Artan Fuga./CNA.al

Lajmet e fundit nga