Connect with Us

Aksident në Tiranë/ Makina përplas këmbësoren, policia jep detajet

Kronika

Aksident në Tiranë/ Makina përplas këmbësoren, policia jep detajet

Publikuar

-

/

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku një makinë ka përplasur një këmbësore, e cila ndidhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Përmes një njoftimi, policia bën me dij se drejtuesi i mjetit, shtetasi D.K ka përplasur 21 vjeçaren me iniciale E.K në vendin e quajtur “Ura e Beshirit”.

Tiranë/ Informacion paraprak

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Itali/ Humb jetën shoferi shqiptar

Me datë 29.11.2021, në vendin e quajtur “Ura e Beshirit”, mjeti me drejtues shtetasin D. K., ka aksidentuar shtetasen këmbësore E. K., 21 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

134 kg kokainë me foton Eskobarit/ Lirohet nga burgu administratori i kompanisë

Publikuar

-

Nga

Është liruar nga burgu Erion Peti i cili prej muajsh ishte i arrestuar për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Porti i Durrwsit.

Ai u arrestua në prill të 2021 së bashku me shtetasin Klajdi Xibraku.



Në kontejnerin e kompanisë u sekuestruan 134 kg kokainë të paketuara dhe të stampuara me profilin e Pablo Eskobarit.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Itali/ Humb jetën shoferi shqiptar

Ka qenë gjyqtarja e Apelit Durrës, Anita Mici, e cila ka pranuar kërkesën e avokates së Petit, duke e lënë pa asnjë masë shtrënguese./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident tek rrotullimi i Thumanës/ Makina përplas për vdekje këmbësorin

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Krujë, ku ka humbur jetën një këmbësor.

Rreth orës 17:30, tek rreth rrotullimi i Thumanë Krujë, një automjet ka goditur një shtetas këmbësor ende të pa identifikuar ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë menjëherë.



Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

LEXO EDHE:  Policia bën “kërdinë” në Tiranë/ Arrestohen shtatë persona

LEXO EDHE:  Makinat bëhen ‘copë’ në Xibrakë/ Humb jetën 54 vjeçarja, plagoset një tjetër

Dyshohet se viktima mund të jetë roje e ndonjë objekti në afërsi të zonës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina përplaset me motoçikletën në Lezhë/ Plagoset rëndë drejtuesi

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë ka ndodhur në superstradën Lezhë -Shkodër pranë kryqëzimit të fshatit Gocaj.

Mësohet se një makinë ka përplasur një motoçikletë e për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës.



Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë shoqërimin e drejtuesit  që shkaktoi aksidentin. /CNA.al

LEXO TE PLOTE