LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

90% e popullsisë ka marrë të dyja dozat e vaksinës/ Vendi që ka regjistruar numrin më të ulët të infektimeve

29 Nëntor 2021, 10:15, Lifestyle CNA
90% e popullsisë ka marrë të dyja dozat e vaksinës/ Vendi

Vaksinat kundër COVID-19 në kombinim me testim efektiv dhe me përmbajtje ndaj masave ekzistuese janë të një rëndësie parësore për vënien nën kontroll të pandemisë,. Shtetet anekënd botës, duke përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, kanë filluar ta shtrijnë imunizimin kundër KOVID-19, përmes disa llojeve të vaksinave, të miratuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ka një vend që ka të vaksinuar 90 % të popullsisë me dy dozat dhe 100% me të dyja.

Bëhët fjalë për Emiratet e Bashkuara Arabe. Emiratet  kanë bërë me dije se 100% popullsisë në vend ka marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër Covid-19, ndërsa me të dyja dozat janë vaksinuar mbi 90%.

Lajmi u dha nga Ministria e Shëndetësisë, e cila nënvizon se deri në këto momente janë administruar 22 milionë doza të vaksinave.

Në muajin tetor Emiratet Arabe deklaruan se e kishin tejkaluar emergjencën e Coronavirusit pasi kishin regjistruar numrin më të ulët të infektimeve që nga nisja e pandemisë, në krahasim me vendet e tjera./CNA.al

Lajmet e fundit nga