LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

28 apo 29 nëntori/ Reagon historiania: Debate qesharake si estradat komike

29 Nëntor 2021, 19:17, Aktualitet CNA
28 apo 29 nëntori/ Reagon historiania: Debate qesharake si estradat komike

Historiania Nevila Nika ka deklaruar se në dy vitet e para pas çlirimit të vendit, përkatësisht në vitet 1944 dhe 1945, të dy festat janë kremtuar në datën 28 nëntor.

E ftuar në një intervistë  ne emisionin ?Debat? në A2 CNN me Alba Alishanin, Nika theksoi se një faktor kyç që ka ndërhyrë në debat, është edhe politika.

?Nuk ka më kuptim që të vazhdojë një debat i tillë se historianët zbulojnë dhe interpretojnë dokumentet dhe faktet. Hapja e arkivave na ka dhënë të drejtën të gjykojmë se çfarë ka ndodhur ditët e fundit të nëntorit në territorin shqiptar, por është politika që ka ndërhyrë edhe pse politikanët nuk janë historianë. 

Do të kishte qenë më e urtë për të rënë dakord për një datë të çlirimit të territori shqiptar nga pushtuesi. Faktet janë që në dy vitet e para 28 nëntor 44 e 45 në Shqipëri është kremtuar data 28 nëntor për të dyja festat për të dyja këto ngjarje të mëdha. 

Duhet ta pranojmë këtë se dokumentet flasin për një debat në këshillin e lartë antifashist nacional çlirimtar ku diskutohet edhe në rrethe më të ngushta se kaq?, shprehet Nika.

Historiania sugjeron se më e përshtatshme do të ishte të pranohej si datë e çlirimit të vendit, data e çlirimit të kryeqytetit.

?Data 28 nëntor 1912 për çdo shqiptar kudo ndodhet brenda e jashtë territorit dhe ata të Diasporës  ka qenë e do mbetet një nga datat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare. 

Ata festojnë 28 nëntorin e 12 si festë e Flamurit se është normale për ta edhe pse ngelën jashtë kufijve të Shqipërisë politike e kanë ruajtur me fanatizëm himnin e flamurit dhe simbolikën e kësaj feste. 

Për 29 nëntorin, duhet marrë me shumë kujdes edhe pse nuk ka dokumente. Unë e gjykoj që në atë që nëse kryeqyteti zbrazet e çlirohet nga ushtritë e huaja, çlirimi është marrja në dorë e selive qendrore të shtetit. 

Personalisht e kam gjykuar do të kishte qenë e udhës të ishte pranuar data 17 nëntor edhe pse 17 nëntori ka faqen e errët të vet, por ne do ta merrnim si datën e çlirimit të atdheut. Kjo duhet pranuar. 

Nëse do të ishte gjetur një rrugë e mesme nuk do kishte debate qesharake si estradat komike. Të ishte pranuar dhe të mos kishim këtë debat që nuk na bën nder. Është bërë më shumë për të ndarë pavarësinë nga çlirimi?, tha Nika./CNA.al

Lajmet e fundit nga