Vrasja në Gllogjan/ Policia në kërkim të autorit, përjashtohet pista e terrorizmit

28 Nëntor 2021, 12:12, Kosova & Bota CNA
Vrasja në Gllogjan/ Policia në kërkim të autorit,

Policia e Kosovës është në kërkim të autorit të sulmit dhe vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë me dije se po hetohet ngjarja tragjike, ku mbetën të vrarë shoferi i autobusit dhe dy nxënës.

?Unë nuk po i bëj ftesë, por i lëshoj një ultimatum vrasësit që të dorëzohet për shkak se për çdo ditë ai rëndon të tjerët. E dimë shumë mirë se kushdo që ndihmon vrasësin implikohet në vepër të rëndë penale, nuk bëhet më fjalë për çfarëdo lloj solidariteti me vrasësin e dy nxënësve dhe shoferit të autobusit. Prandaj, sa më parë që dorëzohet aq më mirë edhe për rrethin e tij, por aq më mirë edhe për qytetarët e gjithë Kosovës?, deklaroi Svelça.

Policia gjithashtu ka përjashtuar pistën e terrorizmit, ndërsa ende nuk dihen motivet e këtij sulmi me armë.

?Deri në këtë moment nuk kemi asnjë të dhënë, as një provë, asnjë informacion që shkon ngaakti terrorist apo nga akti që ndërlidhet me çështje religjioze?, u shpreh drejtori i Policisë Së Kosovës Samedin Mehmeti./ CNA.al

Lajmet e fundit nga