Connect with Us

Shevcenko nis merkaton te Genoa, kërkon futbollistin shqiptar

Seria A

Shevcenko nis merkaton te Genoa, kërkon futbollistin shqiptar

Publikuar

-

/

Andri Shevçenko shpreson që entuziazmi që ka sjellë te Xhenoa ardhja e tij, të ndihmojë ekipin që të bëjë para në klasifikim dhe të shpëtojë nga zona e ftohtë. Por ai njëkohësisht është i ndërgjegjshëm se do të duhen përforcime në merkato nëse synon që ekipi të mbijetojë në Serinë A. Dhe duket se një qendërmbrojtës shqiptar është kthyer në objektivin e merkatos për të.

Sipas mediave italiane, Shevçenko ka hedhur sytë nga Zvicra, ku ka dërguar përfaqësues të klubit që të ndjekin qendërmbrojtësin Mirlind Kryeziu. Futbollisti po aktivizohet si titullar me Zyrihun dhe ka arritur që të fitojë një vend edhe në radhët e përfaqësueses së Kosovës.

Ish-sulmuesi ukrainas ndjek me vëmendje lojtarin pasi është një qendërmbrojtësit e rrallë që luajnë me këmbën e majtë, si dhe për faktin që kosto e operacionit mund të jetë e ulët edhe në janar, meqë kontrata i përfundon në qershor 2022.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Milani shpëton nga Orsato, ndryshon arbitri i ndeshjes ndaj Juventusit

Publikuar

-

Daniele Orsato, nuk do të jetë arbitri i sfidës Milan-Juventus të dielën mbrëma. Për të zëvendësuar 46-vjeçarin janë zgjedhur tre emra.

Njëri prej Marko di Belo, Davide Masa dhe Paolo Valeri do të drejtojë super sfidën e së dielës. Emri pritet të bëhet me dije në orët në vijim.



Pas rastit të Serras në atë që ndodhi me Specian në kampionat, që tani ka krijuar tension përpara sfidës me Juventusin në kampin e Milanit. Kështu në Itali po mundohen të shmangin një gabim tjetër që do t’i nxehte më shumë gjakrat.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Marash Kumbulla shënon gol për Romën

Publikuar

-

Marash Kumbulla është duke kaluar një moment fantastik! Pasi fitoi besimin absolut të trajnerit Zhoze Murinjo.

Mbrojtësi i Kombëtares, po përpiqet t’ia shpërblejë më së miri këtë besim portugezit, teksa ka tundur rrjetën mbrëmjen e sotme në përballjen ndaj Leçes.

Pas një harkimi nga këndi, Abraham, asistoi me kokë për Kumbullën, që me një goditje mjeshtërore me kokë, arriti të rikthente baraspeshën. Pjesa e parë përfundoi në barazim 1-1.



LEXO TE PLOTE

Seria A

Vizitë surprizë, Rino Gatuzo zbarkon në Tiranë

Publikuar

-

Kampioni i Botës me Italinë në futboll dhe një nga figurat më të njohura në historinë e klubit të Milanit, Rino Gatuzo, ka qenë sot në Tiranë, në një vizitë surprizë.

Arsyeja ishte ftesa nga Bashkia e Tiranës.



“Një surprizë e bukur nga i madhi Gennaro Gattuso, kampion i botës në futboll me Italinë dhe legjenda e Milanit, me të cilin thurëm plot ide të mira për gocat dhe çunat që merren me sport në Tiranë”, shkruan Erjon Veliaj në postimin e tij.

LEXO TE PLOTE