Connect with Us

Pse BE-ja po përgatitet të krijojë ushtrinë e saj

Blog

Pse BE-ja po përgatitet të krijojë ushtrinë e saj

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga Luke McGee “CNN”

Kaosi në kufirin midis Polonisë dhe Bjellorusisë, është vetëm incidenti më i fundit në radhë, që i ka nxitur drejtuesit e lartë në Bruksel të mendojnë se çfarë duhet të bëjë Bashkimi Evropian në planin afatgjatë, për të garantuar sigurinë e tij të brendshme.

Kjo krizë e emigrantëve, për të cilën lideri bjellorus Aleksandër Llukashenko, akuzohet se po e përdor enkas, u shfaq pasi shtimit të frikës në Evropën Lindore për një grumbullim të madh trupave ruse në kufirin me Ukrainë. Krizat e fundit gjeopolitike, sidomos tërheqja kaotike e trupave nga Afganistani, ka forcuar mendimin se BE-ja nuk mund të mbështetet tërësisht për mbrojtjen e saj tek Shtetet e Bashkuara apo NATO.

Dhe ndoshta jo rastësisht, plani fillestar për një plan të tillë, iu prezantua javës së shkuar vendeve anëtare të BE-së. “Busulla Strategjike për Sigurinë dhe Mbrojtjen”, është një përshkrim i qartë se si mund të funksionojë bashkëpunimi ushtarak në të gjithë bllokun.

Propozimi kryesor, është që BE-ja të krijojë kapacitetin për të vendosur me shpejtësi deri në 5000 trupa në terren, për t’u përballuar me kriza të shumta të mundshme. Në vend të një force të përhershme, që do t’i raportonte një komandanti në selinë e tij në Bruksel, këto grupe do të jenë të përbëra nga trupa që vijnë nga të gjithë shtetet anëtare pjesëmarrëse, të formuara për t’u marrë një mision specifik, dhe të komanduara në nivelim e BE-së në atë mision.

Detyrat mund të variojnë nga një mision evakuimi, për shembull si ai në Afganistan, deri tek ruajtja e paqes në kufi apo misione humanitare. Dokumenti strategjik flet gjithashtu për nevojën e një qasjeje të përbashkët mbi prokurimin, kërkimin dhe inteligjencën e mbrojtjes, duke e bërë bllokun më konkurrues dhe efikas.

Për ta arritur këtë, dokumenti propozon shtimin e shpenzimeve kombëtare dhe të BE-së për mbrojtjen dhe përqendrimin e tyre në plotësimin e boshllëqeve që ekzistojnë aktualisht në të gjithë BE-në në tërësi. Nuk do të kërkohet pjesëmarrja e të 27 vendeve anëtarëve të unionit.

Megjithatë, vendosja e trupave në emër të BE-së, do të kërkojë miratimin dhe përfshirjen e shteteve anëtare, edhe pse detajet se si do të funksiononte kjo gjë, nuk janë konfirmuar ende.

Ndërsa euroskeptikët vazhdojnë të tallen ende me idenë e një “ushtrie të BE-së”, duke theksuar se edhe propozimi i fundit është shumë larg nga objektivi i vitit 1999 për deri në 60.000 trupa të gatshme për t’u vendosur në çdo moment, ai mbetet ende ambicioz dhe i pazakontë për BE-në. 

Por janë ende ditët e para, dhe arritja e marrëveshjes mbi çdo gjë të kushtueshme nga 27 vende, që përballen me shqetësime shumë të ndryshme të sigurisë dhe ato ekonomike, nuk do të jetë aspak e thjeshtë.

<> on December 4, 2015 in Berlin, Germany.

CNN bisedoi me më shumë se 20 zyrtarë të BE-së, diplomatë dhe politikanë nga i gjithë blloku, për t’iu përgjigjur një pyetjeje që është ngritur nga shumëkush prej vitesh:A do të ketë ndonjëherë BE-ja një ushtri të sajën?

Në përgjithësi të gjithë bien dakord mbi argumentin qendror:Që Evropa të mbetet e sigurt, duhet bërë diçka. Ambasadori i Italisë në BE, Pietro Benasi, tha për CNN se ndërsa dokumenti duhet të miratohet nga 27 vendet anëtare, ai ka besim se unioni mund të “ndërtojë një kulturë të përbashkët strategjike”, dhe se plani do të sigurojë motivimin e duhur për këtë qëllim.

LEXO EDHE:  Avokati zbulon si Moska dhe Beogradi duan destabilizim: Kanë mobilizuar...

Por ndërkohë ekzistojnë edhe ndarje, të cilat në mënyrë të pashmangshme do ta ngadalësojnë këtë projekt. Vendi më problematik në këtë aspekt është pa diskutim Franca. Presidenti Emanuel Makron nuk e ka fshehur ëndrrën e tij për një Evropë më të fortë, dhe me një integrim më të madh sa i përket çështjeve të jashtme.

Madje ai ka bërë thirrje për një “ushtri të vërtetë evropiane”, për të zvogëluar nevojën e Evropës për mbrojtjen nga NATO e udhëhequr de fakto nga SHBA-ja. Synimi aktual, është që “Busulla Strategjike” të miratohet në marsin e vitit që vjen, kur Franca të mbajë presidencën e radhës të BE-së.

Por Makron mund të dëshirojë që ta shtyjë për më vonë, pasi shumë nga homologët e tij evropianë janë më pak të guximshëm kur bëhet fjalë për mbrojtjen. Më së shumti, disa vende në lindje – si Polonia, Estonia dhe Lituania – janë në favor të planit, por vetëm nëse një marrëveshje formale i referohet veçanërisht kërcënimit që paraqet Rusia, dhe në një masë më të vogël Kina.

Aktualisht, dokumenti merret me marrëdhëniet e përkeqësuara të BE-së me fqinjin e saj, por thekson gjithashtu se “interesat e përbashkëta, dhe një kulturë e përbashkët e lidh në fakt BE-në dhe Rusinë”, dhe se Brukseli do të bashkëpunojë sërish me “Moskën mbi disa çështje specifike, për të cilat kemi prioritete të përbashkëta”.

Nga ana tjetër shtetet anëtare lindore, janë të shqetësuara për çdo plan që do të minonte NATO-n. Në lidhje me Rusinë, janë të shqetësuara edhe vendet skandinavet. Diplomatët dhe zyrtarët nga këto vende, thonë se “ndihemi realisht të rrezikuara nga Rusia në këtë pjesë të botës”, teksa bëjnë të qartë se “aleanca transatlantike duhet të forcohet si pjesë e çdo plani më të gjerë të BE-së”.

Zyrtarë, diplomatë dhe politikanë të shumtë e akuzojnë Makron si pengesën kryesore për këtë projekt, për shkak se heziton ta drejtojë gishtin nga Rusia. Ndërkohë, disa zyrtarë prej këtyre vendeve shprehën shqetësimin se trupat e caktuara për dislokimin e shpejtë, nuk do të përdoren kurrë, pasi veprimi do të bllokohej nga ndonjë veto, dhe së në fund i gjithë projekti do të përfundonte në një shpenzim të kotë parash, gjë që do minonte NATO-n dhe dëmtonte aleancën transatlantike.

BEIJING, CHINA – JUNE 25: Russian President Vladimir Putin (L) shakes hands with Chinese President Xi Jinping during a signing ceremony in Beijing’s Great Hall of the People on June 25, 2016 in Beijing, China. Russian President Vladimir Putin is in China to discuss more economic and military cooperation between the two countries. (Photo by Greg Baker-Pool/Getty Images)

Pjesa e fundit e enigmës është Gjermania. Vendi më i pasur i BE-së, po negocion ende për krijimin e qeverisë se ardhshme e të koalicionit, dhe analistët thonë se është shumë e vështirë të parashikohet saktësisht se sa i ashpër do të jetë Berlini vitin e ardhshëm në raport me Rusinë.

Pavarësisht nga të gjitha pengesat e mundshme, ka gjithsesi një optimizëm të sinqertë se këto dallime mund të kapërcehen, në rast se të gjithë bëhen realistë dhe seriozë. Rasa Juknevicien, anëtare e Parlamentit Evropian dhe ish-ministre e Mbrojtjes e Lituanisë, thotë se “vetëm BE-ja është në gjendje të përballet” me kërcënimet hibride që vijnë nga aktorët armiqësorë si Rusia dhe Kina.

Megjithatë, ajo shpreh shqetësimin se nëse blloku nuk do të mund të bjerë dot dakord mbi çështje që variojnë nga siguria kibernetike, aftësitë ushtarake, një “këndvështrim më realist mbi Rusinë” dhe mbi të gjitha mbi shpenzimet në mbrojtje, do të ishte vetëm një retorikë./ Përshtatur nga CNA.al

Marrë me shkurtime

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Omicron ka potencialin ta ndalë pandeminë, por ky nuk është fundi i historisë

Publikuar

-

Nga

cna lajem blog

Nga Marco Evers “Der Spiegel”

Pas gati 2 vitesh pandemi globale, kjo mund të jetë e vështirë të imagjinohet. Por ato ekzistojnë vërtet:koronaviruse me të cilët njerëzit kanë bashkëjetuar mjaft mirë për dekada, apo edhe shekuj. Studiuesit janë njohur prej kohësh me llojet më beninje si OC43, 229E, NL63 dhe HKU1.

Ato shkaktojnë rrjedhje hundësh tek fëmijët, dhe infeksione kryesisht të padëmshme tek të rriturit. Kjo ngre disa pyetje interesante për të ardhmen:Në cilën pikë do të zbutet SARS-CoV-2 aktualisht i rrezikshëm, deri në pikën sa t’i bashkohet të “afërmve” të tij viralë?

Dhe në cilën pikë tranzicioni pandemik do të sjellë një situatë më të tolerueshme për njerëzit dhe ekonomitë, një situatë që ekspertët e etiketojnë si gjendje “endemike”? Ky term përshkruan një gjendje në të cilën virusi nuk përhapet më në valë agresive. Përkundrazi,ai është vazhdimisht i pranishëm por me prevalencë më të ulët.

Lajmi i mirë është se ne mund të mos jemi dhe aq larg nga kjo pikë. Hajo Zeb, profesor  i epidemiologjisë në Universitetin e Bremenit në Gjermani, thotë se “shpreson shumë” që ajo kohë të vijë brenda këtij viti. Por ekspertë të tjerë besojnë se kjo ka gjasa të ndodhë në vitin 2024.

Lajmi i dytë, disi zhgënjyes, është ky:Me shumë gjasa virusi do të jetë me ne përgjithmonë, ashtu si Covid-19. Zeb thotë se në një situatë endemike virusi nuk përbën më kërcënim për sistemin e kujdesit shëndetësor.

“Në rastin më të mirë, ne do të shohim më pas valë të sheshta të infeksionit me një numër më të ulët të përgjithshëm të rasteve, dhe më afër niveleve normale të shtrimeve në spital”-thotë ai. Zeb beson se do të ketë gjithmonë shpërthime lokale, të cilave autoritetet mund t’u kundërvihen duke ri-miratuar kërkesën për të mbajtur maska ​​​​në ambiente të mbyllura apo masa të tjera.

Por periudha e vdekjeve masive do të mbetet pas nesh. Ekzistojnë vetëm 2 rrugë që mund të na çojnë në një periudhë endemie:infektime masive, së bashku me sëmundjen dhe vdekjet që sjellin. Ose vaksinimi masiv. Duke pasur parasysh variantet e reja dhe shumë infektive të virusit si Omicron, një kombinim i këtyre dy rrugëve është rezultati më i mundshëm.

Të gjitha rrugët, çojnë në fund në rritjen e imunitetit bazë në popullatë. Kjo gjë kërkon një përqindje relativisht të lartë, por pasi të arrihet kjo, për patogjenin bëhet e vështirë të gjejë bujtës të pambrojtur. Në atë pikë, ai bëhet një prani konstante, por më pak alarmant për njerëzit.

Në një vend si Gjermania, ku shkalla e vaksinimit mbetet shumë e ulët, me rreth 80 për qind të të rriturve, do të duhet ende shumë kohë para se të arrijmë statusin endemik. Më pak se gjysma e të vaksinuarve kanë marrë dozën e tyre përforcuese. Në një intervistë të kohëve të fundit, Kristian Drosten, virologu kryesor i Gjermanisë, paralajmëroi:“Nëse e lëmë virusin të përhapet me shpejtësi tani, do të kemi shumë vdekje dhe mbingarkesë të njësive të kujdesit intensiv”.



LEXO EDHE:  Si e marrin lejen e qëndrimit shqiptarët në BE

LEXO EDHE:  Avokati zbulon si Moska dhe Beogradi duan destabilizim: Kanë mobilizuar…

Drosten shprehet i shqetësuar për përhapjen e madhe të Omicron. Por ai gjithashtu thotë se është e mundur që varianti të shkaktojë një progresion më të butë të sëmundjes sesa lloji Delta që është ende i përhapur në Gjermani. Omicron, thotë ai, ka potencialin të bëhet versioni i parë “post-pandemik” i virusit.

Edhe Zeb është i impresionuar nga përhapja e shpejtë e patogjenit. Ai thotë se Omicron ka të ngjarë që t’i japë fund zhvillimit gjenetik të virusit. Në fund të fundit, në horizont po shfaqet një skenar që është ende i mbushur me shumë pasiguri.

Omicron mund të shfrytëzojë boshllëqet e vaksinimit në Gjermani dhe meqë mbrojtja nga vaksinimi po zbehet gradualisht, për të infektuar shumë shpejt shumë më tepër njerëz, madje edhe ata që janë vaksinuar disa herë. Për skeptikët, ky variant i virusit mund të jetë ai që do të siguronte imunizimin e shumë njerëzve, por çmimi do të ishte shumë vdekje të tjera.

Drosten pret dy valë të tjera infektimesh në Angli – një tani, dhe një tjetër dimrin e ardhshëm. Popullsia atje ka arritur një imunitet bazë më të lartë pas vaksinimit apo nga infeksionet. Në Gjermani, mund të priten valë të tjera,në rast se debati në vend mbi vaksinimin e detyrueshëm nuk pasohet nga veprime konkrete.

Po ashtu është e mundur që të shfaqen edhe mutacion të tjera, të panjohura më parë. Sipas Zeb, prodhuesit e vaksinave do të vazhdojnë të jenë nën një presion të madh për të garantuar furnizime të mjaftueshme. “Unë e vë theksin tek nevoja për vaksinime të përsëritura, dhe kjo mund të vazhdojë për një kohë të gjatë”- shton ai.

Shumë ekspertë presin që një dozë përforcuese kundër Covid-19mund të bëhet pjesë e vaksinave vjetore në të ardhmen. Askush nuk duhet të mbajë shumë shpresa se SARS-CoV-2 do të largohet përfundimisht, siç bëri paraardhësi i tij SARS-CoV.

Ky i fundit vrau rreth 800 njerëz në të gjithë botën në vitet 2002-2003. Por virusi ishte aq vdekjeprurës për viktimat e tij, saqë nuk ishte në gjendje të gjente më strehues në një popullsi të alarmuar. Por SARS-CoV-2 ka aftësi shumë të ndryshme.

Njerëzit që mbartin virusin fillimisht nuk shfaqin simptoma, dhe janë bartës edhe pa dijeninë e tyre. Për më tepër, ai mund të fshihet dhe botën e kafshëve, nga ku do të jetë në gjendje t’i zërë pritë popullatës njerëzore në forma vazhdimisht në zhvillim.

Kështu, ky patogjen është zbuluar tek qentë, macet shtëpiake, majmunët, drerët, tigrat, luanët dhe disa lloje të tjera kafshësh. Në këto kushte shumë kopshte zoologjike kanë filluar që t’i vaksinojnë kafshët e tyre.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Kur u rrëzua çekiçi dhe drapëri

Publikuar

-

Nga

Nga David Satter “The Wall Street Journal”

Në mesnatën e 31 dhjetorit 1991, nga “Kulla e Shpëtimtarit” në Kremlin iu dëgjua zhurma e fishekzjarrëve që ndriçuan qiellin, duke shënuar fundin zyrtar të Bashkimit Sovjetik, shtetit totalitar që pretendonte se kishte krijuar Parajsën në Tokë.

Gjatë ekzistencës së tij 70-vjeçare, regjimi sovjetik vrau të paktën 20 milionë qytetarë të tij për arsye politike. Por ai kishte edhe cilësinë magjepsëse të një mirazhi. Qytetarët e saj u detyruan të ishin aktorë, duke luajtur rolin e banorëve të një utopie të re, në përputhje me parashikimet e pagabueshme të ideologjisë marksiste-leniniste.

Megjithatë, siç e tregoi historia, Bashkimi Sovjetik nuk ishte i pathyeshëm. Në vitin 1988, udhëheqësi sovjetik Mikail Gorbaçov lejoi hapësirë ​​për qarkullimin e informacionit dhe mendimit të lirë në shoqërinë sovjetike, duke krijuar një kontradiktë të madhe midis fjalës së lirë, dhe një sistemi të bazuar tek gënjeshtrat.

Kur Glasnost (hapja) nuk u shtyp, kjo çoi në kolapsin e sistemit. Tek e fundit, vetëm një realitet i rremë mund të justifikojë një pushtet aq totalitarist. Dy faktorë e nxitën Gorbaçovin të ndërmerrte reformat që vulosën fatin e Bashkimit Sovjetik.

I pari ishte lëvizja e disidencës, e cila ofronte një alternativë morale edhe në kushtet e totalitarizmit. I dyta ishte kundërshtimi i fortë i Perëndimit, pavarësisht nga gabimet dhe hezitimet.

Që të dy këta faktorë e sfiduan Bashkimin Sovjetik në nivelin e vlerave bazike. Disidentët ishin të rëndësishëm pasi këmbëngulnin se fjalët kishin domethënien e tyre. Regjimi sovjetik shpalli “të drejtat demokratike” të qytetarëve, por më pas përdori terrorin për t’u siguruar që qytetarët të mos i ushtronin kurrë ato.

Disidentët kërkuan që regjimi t’i merrte seriozisht ligjet e veta. Në gushtin e vitit 1975, Bashkimi Sovjetik nënshkroi Marrëveshjen e Helsinkit, e cila njihte ndarjen e Evropës në 2 blloqe kundërshtare në aspektin ideologjik, por që përmbante premtime për respektimin e të drejtave të njeriut dhe rrjedhën e lirë të informacionit.

Disidentët krijuan disa organizata, për të monitoruar sjelljen e regjimit në raport me këtë angazhim. Ato u bënë burimi më i mirë dhe shpesh i vetëm i informacionit për Perëndimin mbi shkeljen e premtimeve nga Moska.

Regjimi sovjetik reagoi me arrestime të shumta, por guximi i disidentëve për ta sfiduar regjimin, dhe gatishmëria e tyre për t’u përballur me dënimet e rënda në kampet e punës, u bënë shembull për të gjithë vendin. Bashkimi Sovjetik karakterizohej nga një censurë shumë më e madhe.

Gjithçka që botohej, transmetohej apo thuhej në një forum publik i nënshtrohej kontrollit të Partisë Komuniste, dhe duhej të afirmonte vlefshmërinë e marksizëm-leninizmit dhe udhëheqjen heroike të partisë komuniste.

Disidentët filluan që ta anashkalojnë censurën, duke shtypur veprat e ndaluara letrare dhe politike në 4 ose 5 kopje, dhe duke i qarkulluar ato fshehurazi. Autoritetet reaguan sërish me arrestime. Disidentët i bënë publike arrestimet, shpesh në revistën që botohej në fshehtësi “Chronicle of Current Events” (Kronikat e ngjarjeve aktuale), duke ushqyer një nën-kulturë që e refuzonte nënshtrimin, dhe që shumë shpejt përfshiu një pjesë të konsiderueshme të inteligjencës.

Ndërkohë Bashkimi Sovjetik u përball me një Perëndim, integriteti dhe institucionet e të cilit ishin ende të paprekura. Raketa gjigante sovjetike SS-18 ishte shumë e saktë, gjë që tronditi analistët e CIA-s, të cilët deri në ato momente besonin se sovjetikët nuk mund të zhvillonin një raketë kaq të saktë brenda 10 viteve.

Stoku bërthamor sovjetik arriti në 45.000-60.000 bomba dhe mbushje bërthamore. Duke qenë në përgatitje për luftë, sovjetikët ndërtuan gjithashtu një metro të dytë 217 milje të gjatë nën metronë e Moskës, dhe bunkerë të mëdhenj nëntokësore për të mbrojtur elitën e Partisë Komuniste.

LEXO EDHE:  Ambiciet e Putinit për Afrikën

LEXO EDHE:  Festat e fundvitit/ Ja fluksi i hyrje-daljeve në Kapshticë

Presidenti Regan e hodhi poshtë idenë se Perëndimi nuk kishte asnjë alternativë ndaj qasjes tolerante ndaj Bashkimit Sovjetik. Sipas ish-Sekretarit amerikan të shtetit, Henri Kisinger, ai i dha ofensivës një përmasë“ideologjike dhe gjeostrategjike”.



Buxheti i Pentagonit thuajse u dyfishua, nga 158 miliardë dollarë në 1981, në 304 miliardë dollarë në vitin 1989. Sasia e parave që jepej për kërkimin dhe zhvillimin, u dyfishua midis viteve 1981-1986. Sa për strategjinë e tij, Regan tha se ajo ishte shumë e thjeshtë: “Ne fitojmë. Ata humbin!”.

Përpjekjet e sovjetikëve për ta detyruar Perëndimin të tërhiqej, rezultuan të pasuksesshme. Sovjetikët instaluan raketat e lëvizshme me shumë bomba bërthamore, SS-20, që kishin në shënjestër Evropën Perëndimore.

Shtetet e Bashkuara u kundërpërgjigjën me planet për të vendosur raketat bërthamore “Pershing”me një rrezeje të ngjashme në Gjermaninë Perëndimore, dhe raketat bërthamore “Tomahouk” në 3 shtete të tjera anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Sovjetikët ndërmorën një fushatë të madhe propagandistike kundër dislokimit të këtyre armëve. Romancieri gjerman Gynter Gras e krahasoi atë me Konferencën e nazistëve në Vanse, e cila përgatiti Holokaustin.

“Fraksioni i Ushtrisë së Kuqe”, një organizatë terroriste e ekstremit të majtë në Gjermaninë Perëndimore, kreu sulme terroriste kundër objekteve të SHBA-së dhe NATO-s, duke u furnizuar me armë dhe trajnuar nga STASI, policia sekrete e Gjermanisë Lindore.

Pavarësisht protestave të mëdha, Perëndimi nuk u lëkund dhe raketat u vendosën. Njëhrazi, riarmatimi i SHBA-së nisi të jepte rezultatete para. Në qershorin e vitit 1982, pilotët izraelitë – që fluturonin me avionët amerikanë F-15 dhe F-16, dhe shfrytëzuan arritjet më të fundit në mikroelektronikë dhe teknologji kompjuterike – shkatërruan 81 avionë sirianë MiG-21 dhe MiG-23 të prodhimit sovjetik mbi Luginën Beka në Liban, pa humbur asnjë avion.

Më 23 mars 1983, Ronald Regan shpalli Nismën e Mbrojtjes Strategjike, që synonte të mundësonte gjurmimin e raketave sovjetike në hapësirë. Të habitur nga këto zhvillime, sovjetikët vendosën të ndërmerrnin rrezikun e reformave të mëdha.

Tridhjetë vjet më vonë, ne nuk përballemi më me një kundërshtar si Bashkimi Sovjetik, i cili kërcënoi të pushtonte Evropën, dhe ishte në gjendje të kishte ndikimin e tij në çdo cep të globit. Por këmbëngulja dhe ndjenja e nderit që e mposhti Bashkimin Sovjetik, janë ende sot të nevojshme.

Tërheqja e SHBA-së nga Afganistani, është një kujtesë e dhimbshme se ku jemi katandisur. Komunizmi dhe Islami radikal janë ideologji, të cilat e ndajnë botën në të bsimtarë dhe të pafe. Ato mohojnë individualitetin dhe e shtypin vullnetin e lirë. Që të dyja e trajtojnë dogmën e krijuar nga njeriu si një të vërtetë të pagabueshme, dhe synojnë ta imponojnë

me forcë atë.

Nën këtë sfond, lufta afgane u humb në momentin që amerikanët filluan të përsërisnin sloganin “Jo më luftëra të pafundme!”, dhe duke shpërfillur me cinizëm ata që do të linim pas. Bashkimi Sovjetik është vërtet pjesë e së kaluarës, por detyra jonë është të nxjerrim leksionet e duhura nga rënia e tij.

Por në vend të kësaj, SHBA-ja është mbyllur në vetvete. Mbrojtja e vlerave universale është zëvendësuar me konflikte të brendshme politike për çështje si ndryshimi i klimës dhe identiteti gjinor. Kjo është një situatë tragjike dhe e rrezikshme. Komunizmi sovjetik u mund, por historia lëviz përmes cikleve. Është marrëzi të mendosh që ne nuk do të përballemi më kurrë në të ardhmen me një sfidë ideologjike.

Shënim:David Satter, është autor i librit “Epoka e deliriumit:Perëndimi dhe rënia e Bashkimit Sovjetik”.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Mungesa e sasisë së duhur të vitaminës D/ Rrit me 12 herë rrezikun e vdekjes nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Nga Joseph Mercola “The Epoch Times”

Duke pasur parasysh të gjithë elementët dhe faktorët, mbajtja në nivele optimale e vitaminës D në trupin tonë, ka të ngjarë të jetë strategjia më e lehtë, më pak e kushtueshme dhe më e dobishme që mund të ndjekë çdokush për të minimizuar rrezikun nga Covid-19 dhe infeksioneve të tjera në muajt e ardhshëm.

Autoritetet shëndetësore po paralajmërojnë valën e radhës së Covid-19, dhe kjo do të thotë se është koha e duhur për përmirësimin e nivelit të vitaminës D në trupin tuaj. Kjo pasi ne kemi aktualisht edhe një pandemi të mungesës së vitaminës D.

Më shumë se 1 miliard njerëz në mbarë botën, në të gjitha grupmoshat, kanë mungesë të kësaj vitamine. Kjo e fundit është identifikuar tani si një faktor rreziku i rëndësishëm për cilindo që rezulton pozitiv ndaj testit për Covid-19, ndaj formës së rëndë të kësaj sëmundjes, apo edhe rrezikut të humbjes së jetës prej tij.

Në një studim, që shqyrtoi të dhënat nga 780 pacientë në një spital në Indonezi, ata që kishin një nivel të vitaminës D midis 20-30 nanogramë për mililitër (ng/mL) ishin 7 herë më të rrezikuar të vdisnin sesa pacientët që kishin një nivel mbi 30 ng/mL të vitaminës D. Ndërkohë pasja e një niveli nën 20 ng/mL, shoqërohej me një rrezik 12 herë më të lartë

për të vdekur nga Covid-19. Për të përmirësuar funksionin tuaj imunitar, dhe për të ulur rrezikun e infeksioneve virale, ju duhet të rrini nivelin e vitaminën D midis 60-80 ng/mL. Nëse nivelet e kësaj vitamine do të rriteshin në gjithë popullatën globale, dhjetëra mijëra njerëz mund të shpëtohen nga Covid-19.

Ndërsa mungojnë ende studimet e plota dhe më të detajuara mbi efektivitetin e vitaminës D në përballimin me sukses të Covid-19, aktualisht janë në zhvillim e sipër shumë studime të tilla. Gjithsesi ka që tani dëshmi gjithnjë e më të mëdha se vitamina D ka një rol të rëndësishëm në rregullimin e sistemit imunitar, gjë që zvogëlon ndjeshëm rreziqet që vijnë nga prekja nga Covid-19.

Ajo e arrin këtë, kryesisht duke reduktuar mbijetesën dhe shumimin e virusit SARS-CoV-2 në organizimin e njeriut, dhe duke reduktuar rreziqet e ‘stuhive të citokinës’, pra duke reduktuar prodhimin e citokinës pro-inflamatore, dhe duke rritur njëkohësisht prodhimin e citokinës anti-inflamatore.



Mbajtja në nivele optimale e vitaminës D, është veçanërisht e rëndësishme për njerëzit me lëkurë të errët, pasi sa më e errët lëkura e njeriut, aq më shumë ekspozim ndaj diellit  nevojitet për të rritur nivelin e vitaminës D. Rritja e pigmentimit të lëkurës, e zvogëlon efikasitetin e rrezeve ultravjollcë, pasi melanina funksionon si një bllokues natyral i efekteve të Diellit.

LEXO EDHE:  Covid-19/ Rusia nis vaksinimin për 40 mijë persona

LEXO EDHE:  Si e marrin lejen e qëndrimit shqiptarët në BE

Nëse jeni një njeri me lëkurë shumë të errët, atëherë mund t’ju duhet të kaloni rreth 1.5 orë në ditë në diell për të pasur ndonjë efekt të dukshëm. Për shumë të rritur që punojnë, por edhe fëmijë të moshës shkollore, kjo gjë thjesht nuk është e mundur.

Ndërkohë njerëzit me lëkurë të bardhë mund të kenë nevojë vetëm për 15 minuta ekspozim të plotë në diell në ditë, gjë që është shumë më e lehtë për t’u arritur. Por edhe këta të fundit e kanë zakonisht shumë të vështirë të ruajtur nivelet ideale të vitaminës D gjatë dimrit.

Gjatë muajve të dimrit në zona me gjerësi gjeografike më të madhe se 40 gradë, pak ose aspak rrezatim ultravjollcë arrin në sipërfaqen e Tokës. Prandaj jetesa në gjerësi të ulët gjeografike nuk garanton nivele adekuate të vitaminës D, pasi normat sociale dhe kulturore mund ta kufizojnë ekspozimin në diell.

Në një studim të tyren studiuesit e vitaminës D, Uilliam Grant dhe Barbara Busher, thonë se kjo vitaminë D nxit gjithashtu formimin lokal të ACE2 në mushkëri, një efekt i njohur për reduktimin e ashpërsinë e sindromës së problemit akut të frymëmarrjes.

Për më tepër, përqendrimet më të larta bazë të serumit 25(OH)D, raportohet se lidhen me një shkallë të reduktuar të formës së rëndë të Covid-19 dhe të vdekshmërisë prej këtij virusi. Grant dhe Busher rekomandojnë marrjen çdo ditë të suplementeve të vitaminës D, sidomos tek grupet etnike me ngjyrë, aziatike dhe pakicat, punëtorët që punojnë në ambiente të mbyllura, punëtorët që punojnë zakonisht natën në turnin e tretë, të moshuarit, si dhe ata që janë mbipeshë.

Vetëm ky hap i thjeshtë mund të zvogëlojë ashpërsinë e simptomave të Covid-19, dhe të parandalojë vdekjet e panevojshme. “Vitamina D është e disponueshme lehtësisht… Ajo merret pa recetë , gjendet edhe në supermarkete, apo online në internet, por mund t’u ofrohet falas atyre që janë në vështirësi financiare”- shkruajnë Grant dhe Busher.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE