Yuri Kim mesazh nga Vlora/ “Asgjë nuk mund të na ndalojë të festojmë 109 vjetorin e Pavarësisë”
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, iu ka uruar nga Vlora të gj...
Presidenti i SHBA, Joe Biden i ka dërguar presidentit Ilir Meta një mesazh urimi për 109 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Në mesazhin e Biden shkruhet se Shqipëria është një vend mik i ngushtë i SHBA-ve, një aleat i rëndësishëm i NATO-s, dhe një anëtare e sapofutur në Këshillin e Sigurisë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Më tej Biden thekson se , SHBA do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë teksa ndjek të ardhmen europiane.
?I dashur Zoti President,
Në Ditën tuaj të Pavarësisë, e uroj Shqipërinë në emër të popullit amerikan!
Këtë vit ne përkujtojmë tridhjetëvjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve tona diplomatike dhe festojmë një miqësi të mbështetur në lidhjet e familjes dhe historisë, si dhe mbi vlerat tona demokratike dhe përkushtimin ndaj të drejtave të njeriut, që ndajmë sa bashku.
Ato që Shqipëria ka arritur që nga viti 1991 janë mbresëlënëse. Sot, Shqipëria është një vend mik i ngushtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një aleat i rëndësishëm i NATO-s, dhe një anëtare e sapofutur në Këshillin e Sigurisë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Gjithashtu Shqipëria po i tregon botës mikpritjen e saj të madhe duke pritur si dhe duke iu dhënë një strehim të sigurt afganëve në rrezik.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë ndërsa ju forconi institucionet tuaja demokratike, përmbushni reformat e rëndësishme në sektorin e drejtësisë, luftoni korrupsionin për të siguruar një klimë transparente dhe të barabartë sipërmarrjeje për investitorët shqiptarë dhe ata të huaj, si dhe teksa ndiqni të ardhmen tuaj europiane.
Marrëdhënia jonë dypalëshe në rritje të tregtisë dhe investimeve, sidomos në sektorin e rëndësishëm energjetik, është kyçe për rimëkëmbjen e Shqipërisë si dhe për thellimin e partneritetit tonë.
Dëshiroj t?i uroj popullit shqiptar, edhe në emër të të gjithë amerikanëve, një Ditë të paqtë të Pavarësisë!
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare ta quajnë Shqipërinë një vend mik, partner dhe aleat”, shkruan Biden në mesazhin e tij./ CNA.al
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, iu ka uruar nga Vlora të gj...
Presidenti Ilir Meta ka marrë një mesazh urimi për 109 vjeto...
Shqiptarët festojnë sot 109 vjetorin e Pavarësisë. Ashtu si ...
Urimeve për 109 vjetorin e Pavarësisë së Shqiëprisë i është ...
Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca ka uruar shqip...
Presidenti Ilir Meta ka marrë një mesazh urimi nga homologu ...
Sot në 109 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, u mbajt cere...
Nga Ndriçim MehmetiPrej më shumë se 100 vitesh Pavarësi dhe ...
Biznemeni dhe ndërtuesi nga Kosova, Behgjet Pacolli, është i...
Sot, në 109 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, kanë nisur ...
Ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka uruar të gjith...
Nga Miron ÇakoDita e Flamurit ose ndryshe e njohur si dita e...
Sot, në 28 nëntor, kur Shqipëria feston 109- vite nga krijim...
Akademiku dhe profesori Artan Fuga, në 109 vjetorin e Pavarë...
Si pasojë e motit të keq dhe reshjeve të shiut, një masiv sh...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka përcjellë nj...
Sot është gjetur 28 vjeçarja, Areta Çauli, e cila u denoncua...
Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjithë shqiptarët për 109 v...
Mëngjesin e sotëm, në 109 vjetorin e Pavarësisë së Shqipëris...
Paraditja në territor do të jetë me kthjellime të pakta dhe ...
Sot, në një deklaratë për mediat, kreu i grupit parlamenta...
Një nga çështjet e nxehta që vazhdon t’u kushtojë mili...
Është një politikan që teksa flet për politikë, prodho...
Në redaksinë e emisionit ka ardhur një video, që tregon fe...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Për ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte ...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Polonia ka hapur përkohësisht një pikë kufitare me Ukrainë...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...
Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkur...