Connect with Us

Paloka leksion Bashës/ Në betejë kundër diktatorëve dhe jo marrëveshje me ta

Politikë

Paloka leksion Bashës/ Në betejë kundër diktatorëve dhe jo marrëveshje me ta

Publikuar

-

/
“LSI është parti e majtë”/ Paloka tregon pse PD doli me listë më vete

Deputeti i PD, Edi Paloka, ka reaguar pas skandalit të deputetit socialist Bujar Çela, ku ky i fundit uronte festat e nëntorit me foton e diktatorit Enver Hoxha.

Paloka thekson se nuk është për t’u habitur ky sinqeritet nga ana e rilindasit Çela, i cili tregoi dashurinë për Hoxhën, pasi sot ne në pushtet kemi mutacionin e diktatorit që sot mban postin e kryeministrit.

Më tej Paloka nuk harron të thumbojë edhe kreun e PD, Basha duke shprehur se në vend që opozita të jetë në shesh për të rrëzuar diktatorin e ri, bën me të marrëveshje për vetingun e politikanëve.

LEXO EDHE:  Komentuesit "masakrojnë" ish zëdhënësen e Bashës që bënte seks në varkë

“Pse habiteni nga një deputet i paemër që në fund të fundit është treguar i sinqertë me veneracionin e tij për diktatorin?! Këta janë sot në pushtet! Diktatorin, në mutacionin e tij më të shëmtuar, e kemi sot kryeministër!

Problemi është se në vend që të jemi në shesh beteje për t’i çuar ku e meritojnë, ne me këta po kërkojmë të bëjmë marrëveshje për vetingun e politikanëve që do ta bëjnë po ata!!!”, shkruan Paloka në rrjetin social facebook./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Berisha zbulon si Basha mashtronte këshilltarët: Poll-et i bënte vetë, ja si e mësova

Publikuar

-

Nga

Lideri historik i PD Sali Berisha akuzoi Lulzim Bashën se ka manipuluar poll-et elektorale.

Berisha tha se të dhënat i sajonte kompania e Bashës, ndërsa skandali u zbulua nga gazetarët.



Ish-kryeministri tha se Basha ka manipuluar këshilltarët, duke kërkuar ndjesë për deklaratën e tij kundër tyre 4 vite më parë.

“Lulzim Basha mashtronte këshilltarët. E zbulova falë gazetarëve. U thoshte se poll-et i bën një Universitet privat. Shkuan gazetarët dhe kapën atë pedagogun, e pyetën duke i thënë ku e ke atë rrjetin, ai iu tha unë nuk i bëj, por mi sjellin dhe i shpall. Nuk ishte faji i këshilltarëve, ishte gabim deklarata ime e 4 viteve më parë. Por poll-et i bënte kompania e Lul Bashës. Ky manipulonte poll-et“, u shpreh Berisha./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pëlqyeshmëria e liderëve, Rama përfiton nga përplasja Berisha-Basha

Publikuar

-

Nga

Pëlqyeshmëria e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës ka rënë krahasuar me fundin e vitit të kaluar.

Rritje të pëlqyeshmërisë ka shënuar kryeministri Edi Rama: 50% e shqiptarëve kanë mendim pozitiv për të.

Mes liderëve demokratë, shqiptarët preferojnë Berishën (21%) para Bashës (17%) edhe pse diferenca mes tyre është ngushtuar në krahasim me muajin tetor.

Ish-kryeministrin Berisha, sot shqiptarët e pëlqejnë më pak (-7 pikë përiqndje), sesa në muajin tetor, përpara përplasjes në selinë blu.

LEXO EDHE:  Ristani/ Po të pyesësh kriminalitetin, do të shprehet i lumtur me rendin e sotëm

LEXO EDHE:  Rama të tregojë sot: Eshtë me ligjin apo me krimin, me Roshin apo me qytetarët



Mes votuesve të PD, thuajse gjysma e tyre (47%) kanë mendim pozitiv për Sali Berishën.

Vetëm thuajse 39% e votues të PD kanë mendim pozitiv për kryetarin e saj, Basha.

Gjetjet janë rezultat i anketës për periudhën 13-24 janar 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Cilin bëjnë shqiptarët përgjegjës për dhunën në selinë e PD?

Publikuar

-

Nga

Shqiptarët që janë votues të Partisë Demokratike, bëjnë përgjegjës më shumë Sali Berishën (41%) se sa Lulzim Bashën (37%) për përplasjen e dhunshme që ndodhi në selinë e PD në 8 Janar.

Në totalin e qytetarëve të anketuarve nga Barometri i Euronews Albania, pjesa më e madhe (43%) bëjnë përgjegjës të dy, Berishën edhe Bashën.

Ndërsa mes votuesve socialiste vetëm 4,9% për qind e tyre mbajnë përgjegjës Bashën, ndërsa 47% e tyre mbajnë përgjegjës Berishën.

LEXO EDHE:  Opozita letër Kolegjit Zgjedhor/ Pezulloni dhënien e mandatave për Këshillat Bashkiakë

LEXO EDHE:  “Shpresa vdes e parafundit, i fundit vdes ti”/ Stresi urim special për ditelindjen e Berishës



Qytetarët në përgjithësi refuzojnë përdorimin e dhunës fizike ndaj njerëzve apo institucioneve për qëllime politike.

Mbi 90% e të gjithë shqiptarëve dënojnë zgjidhjen e problemeve me dhunë, qofshin ato në rrethana ekstreme.

Gjetjet janë rezultat i anketës për periudhën 13-24 janar 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë./euronews

LEXO TE PLOTE