Connect with Us

Opinion: Gjermania drejt brigjeve të reja!

Bota

Opinion: Gjermania drejt brigjeve të reja!

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Koalicioni i parë qeveritar trepartiak, SPD, Të Gjelbrit e liberalët në nivel federate në Gjermani është gati. Motoja e përbashkët e tij: “Të guxohet më shumë progres” tingëllon shumë premtuese, mendon Marcel Fürstenau.

Gjermania do të ketë së shpejti një aleancë të re qeverisëse, që në këtë konstelacion nuk e ka pasur ndonjëherë. E drejtuar nga fituesja e papritur e zgjedhjeve, Partia Socialdemokratike e Gjermanisë, SPD. Kjo forcë politike, më e vjetra në Gjermani e dalë nga lëvizjet punëtore të shekullit të 19-të, ka treguar disa herë në historinë e saj të gjatë guxim për transformimin.

Së fundmi në fund të këtij mijëvjeçari kur së bashku me Të Gjelbrit modernizoi politikën e ngurtësuar të atëhershme të tregut të punës, atë sociale dhe politike nën emrin “Axhenda 2010”. Një ndryshim radikal i kursit, që e shëroi të sëmurën e Europës siç quhej atëherë Gjermania. Me këtë ekonomia e katërt më e madhe e botës u rigjenerua dhe mundi të luante rolin e rëndësishëm të lokomotivës drejtuese ekonomike në Europë.

Secila parti ka vënë gjurmën e vet

Që nga ky ndryshim radikal kursi pati edhe shumë të humbur nuk vihet në dyshim. Varfëria relative në Gjermani është shqetësuese, askund tjetër nuk ka një sektor më të zgjeruar të rrogave të ulta. Këtë do ta ndryshojë qeveria e re semaforit siç quhet mes socialdemokratëve (të kuqtë), liberalëve (me ngjyrën e verdhë si simbol) dhe Të Gjelbërve. Ajo do të ndryshojë sektorin e rrogave të ulta duke e rritur pagën minimale në 12 euro. Me këtë Olaf Scholz, kancelari i ardhshëm i Gjermanisë dhe pasues i Angela Merkelit bën realitet një premtim qendror të SPD-së. Kjo është pozitive, sepse do të përfitonin rreth 10 milionë vetë.

Ndërkohë që kjo inciativë e re ishte një temë mjaft e debatur në bisedimet e koalicionit. Liberalët, FDP të orientuar nga ekonomia e tregut, nuk shohin asgjë të mirë nga ndërhyrja e shtetit në autonominë e tarifave. Nga ana tjetër, FDP arriti të ketë sukses në koalicion me kërkesën e saj që të ruhej ligji për frenimin e borxheve që është futur edhe në kushtetutë. Kurse dora e Të Gjelbërve vihet re në temën e tyre kryesore: klimën. Kështu për shembull dalja nga energjia e qymyrit është përafruar nga viti 2038 në vitin 2030.

Shtab krize për luftën kundër Coronës

Të tre partitë e koalicionit kanë treguar një aftësi të madhe kompromisi. Në zbatimin e programit të tyre ambicioz për Gjermaninë, Europën dhe botën ata do të kenë nevojë për aleatë përtej tavolinës së kabinetit qeveritar dhe jashtë parlamentit. Brenda Gjermanisë duhet që fjalët e tyre të pasohen nga veprat. Një fillim i mirë është që vënia nën kontroll e pandemisë të merret në dorë nga një shtab ekspertësh dhe krize.

LEXO EDHE:  Nga Jorida Tabaku/E vërteta e shifrave, ç'po ndodh me ekonominë?

Kurse pasazhet për politikën e jashtme, të mbrojtjes, të sigurisë lexohen si deklarime qëllimesh të mira. Për shembull theksohet, se BE duhet të jetë vepruese në shkallë ndërkombëtare, ky ka qenë edhe qëllimi i Merkelit këto 16 vjet. Por sa e vështirë, ose e pamundur është kjo duket tek Brexit. Dhe forcat centrifugale po forcohen e nuk dobësohen, po të kesh parasysh deficitet në drejtim të shtetit ligjor në Poloni dhe Hungari.

Olaf Scholz garanton vijimësinë në Europë

Në këtë fushë me mjaft pengesa, qeverisë së re gjermane i duhet të veprojë me shumë kujdes, por të ketë edhe vendosmërinë e duhur.Kjo vlen edhe në marrëdhënien me gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, që duan të bëhen anëtare të BE.Tingëllon bukur në marrëveshjen e koalicionit, që Gjermania ashtu si tradicionalisht e percepton përgjegjësinë e saj të madhe në BE “në koncept shërbyes”. Me Olaf Scholz, nën Angela Merkel zëvendëskancelar garantohet vijimësia. Kjo vlen edhe për marrëdhënien me aleancën atlantiko-veriore, NATO-n dhe SHBA. Nëse forcohet më tej në të ardhmen komponenti politik, kjo vetëm mund të mirëpritet, po të kujtosh katastrofën e Afganistanit. Kësaj i shkon edhe synimi që në të ardhmen të ketë një politikë më strikte të armatimit.

Në traditën e Willy Brandt-it

Edhe kundrejt vendeve si Kina, Rusia, Turqia koalicioni kërkon të bëjë ata që pas vitesh tensionesh të shtuara është e pashmangsgme. Të këmbëngulë në respektimin e të drejtave të njeriut dhe megjithë marrëdhëniet në krizë të ruajë dialogun. Për të gjitha këto sfida kombëtare e ndërkombëtare duket se të tre partnerët e koalicionit, SPD; Të Gjelbrit, dhe FDP kanë gjetur një bazë të përbashkët.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Motoja e gjetur për koalicionin “Të guxohet më shumë progres” nuk të kujton rastësisht sloganin e SPD nga koha e kancelarit socialdemokrat, Willy Brandt. “Të guxohet më shumë demokraci”, një premtim i koalicionit të atëhershëm të arritur me FDP. Një premtim që Gjermaninë e atëhershme e shpluhurosi në aspektin shoqëror e politik dhe në arenën politike botërore çoi në politikën e çtensionimit me bllokun komunist.

Që koalicioni qeveritar e prezanton veten si “aleancë për liri, drejtësi dhe qëndrueshmëri” është së pari konfirmim i identitetit të vetë partive. FDP ka në botëkuptimin bazë të saj lirinë, SPD-ja drejtësinë dhe Të Gjelbrit qëndrueshmërinë ekologjike. Kush mund të ketë diçka kundër tingëllimit të kësaj trioje? Vetëm ata që brenda e jashtë Gjermanisë janë për nacionalizmin, izolimin dhe politikën autoritare, e që nuk janë pak. Përballja me ta me vetëbesim, qëndrim demokratik dhe atmosferë ndryshimi është sinjali më i mirë që vjen nga Gjermania./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë/ Blinken bisedë telefonike me Lavrov, zbardhen detaje

Publikuar

-

Nga

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë të mërkurën Ukrainën. Vizita vjen në një kohë kur bisedimet e javës së kaluar me Moskën kanë arritur në një ngërç, si dhe mes shqetësimeve të Uashingtonit, se Rusia po përgatitet të sulmojë Ukrainën.

Departamenti i Shtetit njoftoi sot se kryediplomati amerikan do të takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba.

Ndërkohë Sekretari Blinken zhvilloi një bisedë telefonike sot me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov. Në deklaratën e Departamentit të Shtetit thuhej se zoti Blinken theksoi rëndësinë e vazhdimit të një rruge diplomatike për të ulur tensionet lidhur me shtimin e pranisë ushtarake ruse në kufi me Ukrainën.

Sekretari Blinken përsëriti angazhimin e palëkundur të SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe nënvizoi se çdo diskutim lidhur me sigurinë evropiane duhet të përfshijë aleatët e NATO-s dhe partnerët evropianë, përfshirë Ukrainën.

Pas vizitës në Kiev zoti Blinken do të udhëtojë drejt Berlinit për një takim me Ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, që do të pasohet nga një takim i Katërshes Transatlantike, një format që përfshin Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Francën dhe Gjermaninë.



LEXO EDHE:  Nga Telnis Skuqi/GOODBYE VANGJEL!

LEXO EDHE:  Demokracia po sulmohet/ A do të luftojë sërish Evropa për ta mbrojtur?

Zoti Blinken do të: “diskutojë angazhimet e fundit diplomatike me Rusinë dhe përpjekjet e përbashkëta për të penguar agresionin e mëtejshëm rus kundër Ukrainës, duke përfshirë gatishmërinë e aleatëve dhe partnerëve për të vendosur sanksine të ashpra me kosto të rënda ekonomike ndaj Rusisë”, thuhej në deklaratë e DASH-it.

Ndërkohë të hënën një delegacion ligjvënësish amerikanë vizitoi Kievin, dëshmi e mbështetjes për Ukrainën.

Senatorja demokrate Amy Klobuchar, i tha Shërbimit Ukrainas të Zërit të Amerikës, se pjesë e delegacionit janë demokratë dhe republikanë me pikëpamje shumë të ndryshme politike, por që mbështesin Ukrainën. Ajo tha se nëse Vladimir Putin bën një zgjedhje të pabesë dhe antidemokratike, duke sulmuar Ukraninën, do të përballet me sanksione të ashpra e të menjëhershme.

Nga ana e tij Senatori republikan Kevin Cramer tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të qendrojnë duarkryq nëse ndodh diçka. Por ai shtoi se Uashingtoni po kërkon një zgjidhje për të shmangur konfliktin.

Presidenti Joe Biden ka paralajmëruar Moskën se do të përballet me pasoja të forta ekonomike nëse sulmon fqinjin e saj. Rusia, e cila ka rritur ndjeshëm praninë ushtarake në kufi me Ukrainën ka mohuar se po planifikon ndonjë sulm./voa

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Arrihet marrëveshja/ Bullgaria nuk do ta kontestojë emrin “Maqedoni e Veriut”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se me homologun e tij bullgar kanë arritur marrëveshje që Bullgaria të mos kontestojë emrin e shkurtër “Maqedoni e Veriut”, raporton Alsat.

“Sot arritëm pajtueshmëri se po hymë në një dinamikë të intensifikuar me qellim të zgjidhjes së çështje të hapura. Me zotin Petkov arritëm marrëveshje që Bullgaria të shfrytëzoj ermin e shkurtër Maqedonia Veriore, njësoj sikurse edhe emrin e gjatë Republika e Maqedonisë së Veriut. Kjo nënkupton se Bullgaria nuk do ta pengoj emrin e shkurtër në ndonjë proces bilateral, dhe për këtë ka njoftuar Kombet e Bashkuara”, tha Kovaçevski.

Kreu i qeverisë që mori dje votëbesimin në Parlament thekson se kjo paraqet një kapitull të ri për të ardhmen e vendit.

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/Pse u zemëruan bosët e mediave me paktin Rama- Basha?

LEXO EDHE:  Besnik Aliaj: Mos kini frikë sot, që mos të vuani urrejtjen nesër



“Kemi një qëllim që të krijojmë të ardhme më të mirë për qytetarët tanë. Kjo vizitë përkon me 30 vjetorin e njohjes së vendit tonë me emrin zyrtar nga ana e Bulgarisë”, tha Kovaçevski duke paralajmëruar njëherit dhe mbledhjen e dy qeverive e cila do të realizohet më 25 janar.

“Më 25 janar mbledhje e përbashkët mes dy qeverive, do të formohen grupe pune që do të punojnë në projekte konkrete dhe në ndërtimin e raporteve më të mira për një të ardhme më të mirë. Presim që së shpejti të realizohen iniciativat të cilat i ka paralajmëruar vetë Petkovi”, tha Kovaçevski.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Aksidentohet autobusi me 29 pasagjerë shqiptarë në Bullgari

Publikuar

-

Nga

29 pasagjerë nga Kosova, gjashtë prej të cilëve fëmijë kanë përfunduar në spital në Bullgari pasi autobusi me të cilin po udhëtonin mëngjesin e sotëm u aksidentua në qytetin e Kyustendilit, raporton Gazeta Express.

Mediat bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:30, kur autobusi me pasagjerë nga Kosova ka goditur një kamion të ndaluar që transportonte dru.

LEXO EDHE:  Video-Opinion/ Llabani: Ka studente shqiptare që prostituojnë vetëm për të blerë rroba firmato

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ Një lexim i ftohtë për dënimin e Sali Berishës



Drejtuesi i kamionit raportohet se po përpiqej t’u tregonte të tjerëve në trafik se një pemë kishte rënë në rrugë. Autobusi e goditi kamionin dhe ai doli nga rruga.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

LEXO TE PLOTE