Connect with Us

MSH nxjerr shifrat/ Rritet numri i viktimave, ja sa raste të reja janë regjistruar sot

Shëndeti

MSH nxjerr shifrat/ Rritet numri i viktimave, ja sa raste të reja janë regjistruar sot

Publikuar

-

/

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2,834 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 418 qytetarë, ndërsa kanë ndërruar jetë 4 shtetas.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 164 në Tiranë, 35 në Durrës, 28 në Berat, 27 në Elbasan, 23 në Fier, 16 në Vlorë, 13 në Patos, 11 në Lushnje, 9 në Kamëz, 8 Sarandë, 7 Kurbin, Gjirokastër, 6 në Gramsh, 5 në Shkodër, Shijak, Mallakastër, Përmet, Kuçovë, 4 në Korçë, 3 në Lezhë, Kavajë, Rrogozhinë, Tepelenë, Dimal, Skrapar, 2 në Malësi e Madhe, Tropojë, Devoll,  1 në Pukë,  Vau i Dejës, Vorë,  Mat, Rroskovec, Divjakë, Himarë, Dropull, Pogradec, Poliçan, Librazhd.

Janë 7,422 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Tre qytetarë nga Tirana 49- 85 vjeç, një qytetar nga Fieri 65 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 451 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 189,044 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:  Pandemia/ A është e mjaftueshme distanca 2 metra për të mos u infektuar nga COVID-19

Statistika (28 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore          418
Të shëruar në 24 orë       451
Të shtruar në spitale       152
Humbje jete në 24 orë     4
Testime ditore                 2,834

Testime totale              1,391,072
Raste pozitive                199,555
Raste të shëruara          189,044
Raste Aktive                      7,422
Humbje jete                      3,089

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            3,784
Fier                  718
Gjirokastër     536
Shkodër          481
Berat               427
Durrës             411
Elbasan           336
Vlorë                240
Korçë               217
Lezhë               158
Dibër                65
Kukës               49

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Kardiologu: Kalimi i Covid në gjendje të rëndë sjell probleme kardiake

Publikuar

-

Nga

Infektimi me Covid dhe kalimi i tij në gjendje të rëndë nuk sjell probleme vetëm në mushkri. Një organ i rëndësishëm që preket është edhe zemra.

Mjeku kardiolog Altin Veshti në një reagim për Klan Tv shprehet se pacientët që e kalojnë virusin në gjendje jo të lehtë kanë rrezik edhe për ndërhyrje në zemër.

Ndikim i drejtpërdrejtë i koronavirusit tek ne janë ata pacientë, të cilët e kanë kaluar Covid-19 dhe kanë lënë sekuela pulmonare, pra të mushkrive. Këta pacientë duke patur një dëm në mushkri kanë një rrezik më të shtuar për të bërë një ndërhyrje kirurgjikale tek ne, sepse mushkëritë janë të lidhura drejtpërdrejtë me zemrën dhe kjo ka shtuar le të themi në numër më të madh të pacientëve që po trajtohen post Covid-19 dhe ditët e  qëndrimit në reanimacion për pjesën e mushkërive”, tha Veshti.

Kardiologu shton më tej se në disa raste kalimi Covid-19 ka shfaqur edhe miokarditin tek pacientët.

LEXO EDHE:  Mjeku Beltoja: Vaksinimi duhet bërë, efektet anësore më të vogla se të mirat që sjell

LEXO EDHE:  Situata pandemike/ Konferenca e Kryetarëve: Gazetarët që ndjekin komisionet duhet të kenë vaksinë ose test



Kemi pasur raste shumë të radha që nuk i kemi trajtuar në kardikirurgji, por janë trajtuar në kardiologji, miokarditet po shumë të rralla. Ajo që ne na lidh drejtpërdrejtë me koronavirus, vetëm ata pacientë, të cilët e kanë kaluar në gjendje të rëndë dhe u ka lënë atë që quhet fibrozë pulmonare, këta janë më të rrezikuar se të gjithë pacientët që kanë kaluar Covid, por nuk i kanë lënë asgjë në jetë normale”, shton ai.

Sipas mjekut Altin Veshti, edhe pse në situatë pandemie, në kardiokirurgji janë kryer ndërhyrje dhe tek pacientë pozitiv me Covid.

Sigurisht që ne kemi patur raste me koronavirus, kemi operuar raste duke e ditur që më përpara që kanë qenë pozitiv me koronavirus. Kemi operuar raste të tjera që kanë dal negativ në ditën e shtrimit, por mund të jenë infektuar në një moment të veçantë gjatë shtrimit, dhe këta kanë dalë shumë mirë”, deklaroi Veshti./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Mbeten të larta shifrat e të infektuarëve me Covid/ Ja sa persona kanë humbur jetën

Publikuar

-

Nga

Shifrat e infektimeve me variantin e ri të Covid vijojnë të jenë të larta. Në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë regjistuar 2230 qytetarë të infektuar nga 6598 testime, si dhe 5 humbje jete.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 6,598 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2,230 qytetarë, në këto bashki:

1053 në Tiranë, 133 në Shkodër, 91 në Durrës, 74 në Fier, 66 në Vlorë, 52 në Sarandë, 49 në Elbasan, 47 në Gjirokastër, 44 Lushnje, Berat, 40 në Kamëz, 37 në Vorë, Korçë, 35 në Krujë, 28 në Lezhë, Tepelenë, 24 në Pogradec, 23 në Kuçovë, 22 në Gramsh, 21 në Skrapar, 19 në Patos, 18 në Kurbin, 17 në Peqin, 16 në Mallakastër, 15 në Divjakë, 13 në Dimal, 12 në Kavajë, Devoll, 11 në Vau Dejës, Mirditë, 10 në Dibër, Mat, 9 në Pukë, Kukës, Belsh, 8 në Malësi e Madhe, 7 në Përmet, 6 në  Delvinë, Kolonjë, Cërrik, 5 në Fushë-Arrëz, Has, Këlcyrë, 4 në Tropojë, Shijak, Selenicë, Memaliaj, 3 në Rrogozhinë, Rroskovec, Konispol, Dropull, Poliçan, Librazhd, 2 në Klos, Himarë, Prrenjas, 1 në Finiq, Libohovë, Maliq.

LEXO EDHE:  “Një herë me kanatjere një herë pa kanatjere”/ Kryemadhi-Ramës: Nuk menaxhohet pandemia në Facebook

LEXO EDHE:  Pandemia/ A është e mjaftueshme distanca 2 metra për të mos u infektuar nga COVID-19

Janë 24,436 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.



Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka pesë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Një qytetar nga Elbasani 60 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 60 dhe 77 vjeç, një qytetar nga Rrësheni 77 vjeç, një qytetar nga Saranda 80 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 1,894 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 218,679 që nga fillimi i epidemisë./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Rritet ndjeshëm numri i fëmijëve të infektuar me COVID-19

Publikuar

-

Nga

Në Maqedoninë e Veriut është rritur ndjeshëm numri i fëmijëve të prekur nga COVID 19 e sidomos me variantin Omicron.

5453 fëmijë të moshës nga 0-9 vjeç janë infektuar me COVID që nga fillimi i pandemisë dhe 16 225 persona të grupmoshës nga 9-19 vjeç.

Në Spitalin për Sëmundje të Mushkërive të fëmijëve në Kozle të Shkupit, për momentin janë shtruar 25 fëmijë. Gjendja e tyre paraqitet e qëndrueshme.



“Pas festave të vitit të ri numri i fëmijëve të shtruar në Institutin tonë është në rritje. Ka kohë që jemi Kovid për fëmijë dhe gjithë fëmijët e të gjithë rretheve vinë tek spitali jonë. Numri momental është diku 25 fëmijë dhe të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore, me komplikime më të vogla. Për momentin nuk kemi asnjë fëmijë që kërkon me gjendje që kërkon oksigjen”, u shpreh Besnik Zeqiri, drejtor i spitalit “Kozle”.

LEXO EDHE:  Debatet për vaksinën anti-Covid/ Rakacolli zbulon arsyen pse qeveria nuk e ka porositur

LEXO EDHE:  “Një herë me kanatjere një herë pa kanatjere”/ Kryemadhi-Ramës: Nuk menaxhohet pandemia në Facebook

Gjatë javës së fundit përqindja e fëmijëve të infektuar në moshë prej 0 deri 9 vjeç ka qenë 1.8 përqind. Ndërsa nga fillimi i pandemisë janë infektuar 5453 fëmijë në moshë 0 deri 9 vjeç ndërsa prej 9 deri 19 vjeç janë infektuar 16 225 fëmijë.

“Në Institutin tonë janë 30 përqind fëmijë nga 0 deri 3 vjeç, dhe 70 përqind të tjerët janë nga 9 deri 18 vjeç. Edhe në ambulancat që vinë për kontrolle 60 përqindëshi janë në moshë prej 9 deri 18 vjeç”, tha më tej drejtori i spitalit./euronews

LEXO TE PLOTE