Connect with Us

“Luani bëhet lepur”/ Meta mesazh nga Vlora: Është dita për të reflektuar

Politikë

“Luani bëhet lepur”/ Meta mesazh nga Vlora: Është dita për të reflektuar

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Presidenti Ilir Meta duket se ka “harruar” sfurqet, dhe ka zbutur tonet, në mesazhet e tij.

Sot, Ilir Meta nga Vlora pas marrjes pjesë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit në Vlorë, ka dhënë edhe një prononcim për mediat, ku ka percjellë mesazhe për paqe në politikë, duke kërkuar që në një ditë të tillë duhet të reflektojnë dhe të bashkohen për të ardhmen e vendit.

Meta nga Vlora është shprehur se Flamuri është i të gjithëve dhe është mesazhi më frymëzues për tu bashkuar që Shqipërinë ta Shikojmë në Bashkimin Evropian.

Si mund të lëmë në heshtje festën më të rëndësishme të kombit tonë, Ditën e Flamurit, të Pavarësisë dhe të ditëlindjes së Adem Jasharit. Sot kemi vetëm mesazhe bashkimi kudo për të gjithë shqiptarët, pasi ky është flamuri i të gjithëve, është i Ismail Qemalit dhe i Isa Boletin, është një frymëzim për tu bashkuar dhe reflektuar dhe Shqipëria të jetë zonjë dhe të ketë vendin që meriton në Bashkimin Evropian”, ka thënë Meta.

LEXO EDHE:  Papunësia e lartë në vend/ Ministrja Denaj i përgjigjet Metës

Ndër të tjera ai komentuar dhe fillimet e punimeve për aeroportin e ri në qytetin bregdetar, ku është shprehur se Vlora do të jetë në krye të bashkimit në të gjithë kohët, siç ka qenë gjithmonë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Berisha zbulon si Basha mashtronte këshilltarët: Poll-et i bënte vetë, ja si e mësova

Publikuar

-

Nga

Lideri historik i PD Sali Berisha akuzoi Lulzim Bashën se ka manipuluar poll-et elektorale.

Berisha tha se të dhënat i sajonte kompania e Bashës, ndërsa skandali u zbulua nga gazetarët.



Ish-kryeministri tha se Basha ka manipuluar këshilltarët, duke kërkuar ndjesë për deklaratën e tij kundër tyre 4 vite më parë.

“Lulzim Basha mashtronte këshilltarët. E zbulova falë gazetarëve. U thoshte se poll-et i bën një Universitet privat. Shkuan gazetarët dhe kapën atë pedagogun, e pyetën duke i thënë ku e ke atë rrjetin, ai iu tha unë nuk i bëj, por mi sjellin dhe i shpall. Nuk ishte faji i këshilltarëve, ishte gabim deklarata ime e 4 viteve më parë. Por poll-et i bënte kompania e Lul Bashës. Ky manipulonte poll-et“, u shpreh Berisha./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pëlqyeshmëria e liderëve, Rama përfiton nga përplasja Berisha-Basha

Publikuar

-

Nga

Pëlqyeshmëria e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës ka rënë krahasuar me fundin e vitit të kaluar.

Rritje të pëlqyeshmërisë ka shënuar kryeministri Edi Rama: 50% e shqiptarëve kanë mendim pozitiv për të.

Mes liderëve demokratë, shqiptarët preferojnë Berishën (21%) para Bashës (17%) edhe pse diferenca mes tyre është ngushtuar në krahasim me muajin tetor.

Ish-kryeministrin Berisha, sot shqiptarët e pëlqejnë më pak (-7 pikë përiqndje), sesa në muajin tetor, përpara përplasjes në selinë blu.

LEXO EDHE:  Papunësia e lartë në vend/ Ministrja Denaj i përgjigjet Metës

LEXO EDHE:  Ngricë në koalicion? Vit i ri, avaz i vjetër mes PS dhe LSI



Mes votuesve të PD, thuajse gjysma e tyre (47%) kanë mendim pozitiv për Sali Berishën.

Vetëm thuajse 39% e votues të PD kanë mendim pozitiv për kryetarin e saj, Basha.

Gjetjet janë rezultat i anketës për periudhën 13-24 janar 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Cilin bëjnë shqiptarët përgjegjës për dhunën në selinë e PD?

Publikuar

-

Nga

Shqiptarët që janë votues të Partisë Demokratike, bëjnë përgjegjës më shumë Sali Berishën (41%) se sa Lulzim Bashën (37%) për përplasjen e dhunshme që ndodhi në selinë e PD në 8 Janar.

Në totalin e qytetarëve të anketuarve nga Barometri i Euronews Albania, pjesa më e madhe (43%) bëjnë përgjegjës të dy, Berishën edhe Bashën.

Ndërsa mes votuesve socialiste vetëm 4,9% për qind e tyre mbajnë përgjegjës Bashën, ndërsa 47% e tyre mbajnë përgjegjës Berishën.

LEXO EDHE:  Ilir Meta gati të ndryshojë ministrat e LSI-së. Ja emrat që përfliten

LEXO EDHE:  “Nuk ka më tolerim dhe as justifikime”/ Meta nuk heq dorë nga referendumi



Qytetarët në përgjithësi refuzojnë përdorimin e dhunës fizike ndaj njerëzve apo institucioneve për qëllime politike.

Mbi 90% e të gjithë shqiptarëve dënojnë zgjidhjen e problemeve me dhunë, qofshin ato në rrethana ekstreme.

Gjetjet janë rezultat i anketës për periudhën 13-24 janar 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë./euronews

LEXO TE PLOTE