Connect with Us

“Kush mohon atdheun ka mohuar Zotin”/ Mesazhi i fortë i Hirësi Joanit, Mitropolitit të Korçës për 28 Nëntorin

Kultura

“Kush mohon atdheun ka mohuar Zotin”/ Mesazhi i fortë i Hirësi Joanit, Mitropolitit të Korçës për 28 Nëntorin

Publikuar

-

/

Hirësi Joanit, Mitropoliti i Korçës, ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë.

Në këtë ditë të shënuar, ai bën thirrje ta duam më shumë vendin tonë, të përpiqemi më shumë dhe të jetojmë në harmoni.

Hiresia e tij Joan, në një intervistë për Radio Korça, thekson se të duash Kishën dhe të duash Zotin, do të thotë të duash dhe atëdheun.

Në këtë ditë ai i kujton besimtarëve se duhet të jemi mirënjohës karshi perëndisë dhe e dyta ta duam vendin si përgjegjësi karshi Zotit.

“Raporti ndërmjet kishës dhe kombit është një raport i komplikuar dhe shpesh herë në mënyrë artificiale janë vënë sikur janë në kundërvënie. Ata janë të ndërlidhura së bashku. Kisha padyshim na mëson që ti duam të gjithë, na mëson që ta duam vendin tonë, atdheun ku kemi lindur dhe jemi rritur.

Të duash Kishën dhe të duash Zotin padyshim do duash dhe atdheun. Ky raport është shumë i rëndësishëm sepse nëse ne nuk do kemi dashuri në shpirt për vendin tonë. Duke e dashur Zotin dhe duke e dashur gjithë të tjerat, padyshim që ne do të duam atë që kemi rrotull akoma dhe më shumë.

Të duash vendin tëndë është pjesë e kësaj gjëje. Prandaj kisha nuk e mohon etninë. Mohimi etnisë është mohimi i Zotit. Nje njeri që mohon atdheun e tij, mohon kombin e tij, ka mohuar edhe Zotin.

Prandaj Kisha vazhdimisht na mëson që ta duam vendin tonë. Të duash vendin nuk do të thotë të urresh të tjerët. Por të përiqesh me gjithë shpirt që ai vend të përparojë, të jetojmë në paqë e në harmoni dhe është një detyrim i çdo të krishteri që ta dojë vendin e tij. Gjersa kemi lindur këtu, Zoti na ka caktuar kujdestarë të këtij vendi dhe kemi përgjegjësi para perëndisë për mbarëvajtjen e këtij vendi. Sepse e Zotit është dheu dhe gjithçka në të.

Njerëzit duhet ta duan vendin e tyre, sepse nëse nuk duan vendin e tyre, padyshim nuk do duan as perëndinë .

LEXO EDHE:  INTERVISTA E MITROPOLITIT TË KORÇËS HIRËSI JOANI/ KUPTIMI DHE RËNDËSIA E KRESHMËS

Perëndia na ka dhënë një vend shumë të bukur që ka gjithçka. Ka male ka fusha, pyje, lumenj, ka kodra ka dete, ka liqen dhe për këtë duhet ti jemi mirënjohës dhe ta falenderojmë perendinë.

Në këtë ditë ne i kujtojmë besimtarëve gjithmonë këto dy gjëra ,e para të jemi mirënjohës karshi perëndisë dhe e dyta ta duam vendinn edhe si përgjegjësi karshi Zotit.

 Do të doja ti uroja të gjithëve gëzuar këtë ditë, të falenderojmë perendinë , le të përpiqemi për vendin tonë me gjithçka që mundemi sepse duke u përpjekur për vendin tonë, pa dyshim ne ndihmojmë dhe veten. Në një vend ku s’ka paqe, ku s’ka harmoni , ku ka sherre ku ka grindje, zilira, sharje nuk mund të ketë qetësi dhe nuk mund të jetë një vend që ti të jetosh qetësisht.

Në këtë ditë të veçantë për vendin tonë ju ruoj të gjithëve gëzuar dhe përshumë vjet.”, ka theksuar hirësia e tij Joan./CNA.al

 

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kultura

Etrita Ibrahimaj për Festivalin e 60 të Këngës: Është skandaloze që një këngë e tillë të përfaqësojë vendin tim

Publikuar

-

Nga

cna aktualitet

Festivali i 60 i Këngës është shoqëruar me kritika të forta përsa i përket këngëve pjesëmarrëse si dhe këngës fituese “Sekret”, e kënduar nga Ronela Hajati.

Pianistja e njohur Etrita Ibrahimaj, e bija e kompozitorit të shquar Feim Ibrahimi, është shprehur se në 60 -vjetor nuk iu përmendën as emrat autorëve më të rëndësishëm. Për pianisten edhe nata gala duhet të ishte një paradë e këngëve më të mira në këto 60 vjet.

Në 60-vjetorin e festivalit u lanë jashtë të gjithë autorët më të rëndësishëm, as emrat nuk iu përmendën e jo me këngët që nuk iu kënduan! Edhe ato këngë që u kënduan, u anashkaluan, duke i paraqitur në një version shumë të reduktuar (vetëm një strofë) dhe vetëm me shoqërimin e pianos, ndërkohë që nata gala, duhet të ishte vërtetë e tillë dhe duhej të ishte një paradë e këngëve më të mira, të krijuara në këto 60 vite. Megjithatë, për mua, nata e dytë ishte festivali i mirëfilltë, të tjerat janë të pakomentueshme më gjatë nga ana ime”, thotë ajo. Kënga fituese e festivalit u shpall “Sekret” kënduar nga Ronela Hajati. Me këngën “Sekret” Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision”, që do zhvillohet në Torino të Italisë këtë vit. Por pianistja Etrita Ibrahimi shprehet se kjo këngë nuk është përfaqësuese e muzikës shqiptare. “Di vetëm të them që është e turpshme që Shqipëria të përfaqësohet në Torino, në kryeqytetin sabaud të mbretërisë së Savoia-ve, me një këngë, ku gjuha e përdorur është gjuha e rrugës dhe muzika dhe të gjithë komponentët e tjerë janë vulgare dhe aspak përfaqësues të muzikës së lehtë shqiptare”, shprehet Ibrahimi.



Ndër të tjera, Ibrahimaj thotë se mesa duket profesionistët në këtë vend nuk ekzistojnë pasi një këngë e tillë skandaloze nuk mund të përfaqësojë vendin e saj.

LEXO EDHE:  “Ndizet” atmosfera në Korçë/ Goran Bregoviç ngjitet në skenë, e nis me këngën “Kosovska”

LEXO EDHE:  *Nga Hirësi Joani/ Oshënarja Shën Angjelina

“Por unë, si profesioniste dhe mbi të gjitha si e bija e njërit prej kompozitorëve që kanë bërë historinë e këngës shqiptare (pavarësisht se në edicionin e 60-të festivalit, Feim Ibrahimit nuk denjuan as t’i përmendnin emrin), nuk mund të hesht përpara përçudnimit që po i bëhet muzikës së lehtë shqiptare! Është skandaloze që një këngë e tillë të përfaqësojë vendin tim, ndërkohë që breza të tërë kompozitorësh e poetësh, janë munduar ta mbajnë gjithmonë lart nivelin artistik të festivalit kombëtar (siç e dëshmoi nata e dytë e këtij edicioni)”, thotë Ibrahimi. Pianistja shton më tej se i ka bërë përshtypje se si poetët që dinë se si duhet shkruar e pranojnë në heshtje këtë fakt. Në festival konkurruan 20 këngë, ku Etrita Ibrahimi vlerëson këngën që mori çmimin “Ferdinand Deda”. “Nga të paktat këngë të denja për të qenë pjesë e festivalit, ishte ajo e Jetmir Barbullushit, me tekst të Zhuliana Jorganxhiut, e cila jo më kot mori çmimin “Ferdinand Deda”! Në këtë rast profesionistët e orkestrës, i dhanë me të drejte Çezarit atë që i takon Çezarit”, vijon ajo. Një tjetër problem që shpreh Etrita Ibrahimi është dhe autorësia. “Pse nuk prezantohet kënga me autorët e saj. Ajo nuk është e këngëtarit, i cili është vetëm interpretuesi. Pa autorë nuk ka këngë, nuk ka muzikë e nuk ka tekst ! Interpretuesi mund ta ngrejë ose ule këngën me interpretimin e tij, por këtu fillon e këtu mbaron kontributi i tij. Autorësia është tjetër gjë. Kjo u duhet bërë e qartë të gjithëve”, shprehet Etrita Ibrahimi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kultura

Nga Miron Çako/ Cila është kisha e vërtetë?

Publikuar

-

Nga

Apostull Pavli thotë: “Është një Zot i vetëm, një besim i vetëm, një pagëzim i vetëm, një Perëndi i vetëm dhe Atë i të gjithëve, që është përmbi të gjithë, në mes të të gjithëve dhe në ju të gjithë.(Efesianët 4 5-6)

Sot në botë ka shumë kisha të krishtera, por ato më të rëndësishmet janë Kisha Orthodhokse, Kisha Romano Katolike, Kisha Anglikane, Kisha Protestante etj.

Atëhere del pyetja logjike: “Kush është kisha e vërtetë”?

Nuk dua të futem në dallimet teologjike dhe doktrinale midis kishave, që për hir të së vërtetës janë të shumta dhe nuk do na dilte koha dhe do të vazhdonin shumë gjatë me thënie dhe kundër thënie teologjike, ashtu siç bëhet shpesh në  dialogjet ndërkonfesionale për bashkimin e kishave, por do të flasim për një fakt, një mrekulli, një shenjë hyjnore që nuk do shumë diskutime teologjike për t’u pranuar dhe konfirmon bindshëm se kush është kisha e vërtetë.

Kjo shenjë fal Zotit është e prekshme, e dukshme për të gjithë njerëzit mendjehapur që duan të dinë se kush është e vërteta e plotë në Jisu Krishtin, ku  : “Ai vetë është kreu i trupit, pra i kishës” (Kolosianëve 1:18) dhe : “Kisha është trupi i Krishtit, është plotësia e atij që me praninë e tij bën gjithçka të plotë. (Efesianëve 1:23 )

Zoti Jisu Krisht tha: “Më besoni se unë jam në Atin dhe se Ati është në mua; në mos, më besoni për shkak të vet veprave. Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: kush beson në mua do të bëjë edhe ai veprat që bëj unë; madje do të bëjë edhe më të mëdha se këto, sepse unë po shkoj tek Ati. Dhe çfarëdo të kërkoni në emrin tim, do ta bëj, që Ati të përlëvdohet në Birin. Në qoftë se do të kërkoni diçka në emrin tim, unë do ta bëj”. (Joani 14-11-14)

Uji i bekuar është një nga veprat e dukshme që bën Perëndia Atë, me anën e Krishtit, nëpërmjet Shpirtit të Shenjtë. Bekimi i Ujit përsëritet çdo vit në 6 janar me kalendarin Gregorian (1582 ps K) dhe në 19 janar me kalendarin Julian (46 pr K), ditë kur Kisha Orthodhokse kremton Epifaninë (Pagëzimin e Zotit Jisu Krisht në lumin jordan).

Pasi kremtohet Epifania me Liturgjinë Hyjnore në kishë kryhet shërbesa bekimit të Madh të Ujit, kur klerikët orthodhoksë hedhin kryqin :”shenja e Birit të njeriut” (Matheu 24-30) në ujë, kudo që gjëndet, si në enë brenda kishës, pishinë, bazen, lumë, liqen apo det dhe pas këtij veprimi, i shoqëruar me lutje drejtuar perëndisë Triadik, uji automatikisht është i bekuar, i shenjtëruar, i mbushur me hirin e Shpirtit të Shenjtë.  Besimtarët orthodhoksë më pas marrin  nga ky ujë i bekuar për kungim (për të pirë ), për bekim, shëndet dhe spërkasin shtëpitë dhe orenditë e tyre për shenjtërim, ashtu siç na thuhet edhe në lutjet e kësaj dite të shenjtë: “Ti pra, o Mbret njeridashës, ji i pranishëm dhe tani me përmbiardhjen e Shpirtit tënd të Shenjtë dhe shenjtëroje këtë ujë. Dhe jepi hirin e çlirimit, bekimin e Jordanit; bëje burim paprishjeje, dhuratë shenjtërimi, zgjidhje mëkatesh, largim sëmundjesh, shkatërrim demonësh, të paafruar për fuqitë kundërshtare, të mbushur me fuqi engjëllore, që të gjithë sa nxjerrin dhe kungohen, ta kenë për pastrim shpirtrash dhe trupash, për shërim pësimesh, për bekim shtëpish dhe të përshtatshëm për çdo dobi”(Urata e Shën Vasilit).

Shërbesa e bekimit të ujit doli si nevojë praktike për shërim që në shekujt e parë të krishtërimit, të krishterët nga përvoja kishin konstatuar se uji i bekuar i pagëzimores bënte shërime jo vetëm tek katikumeni që pagëzohej, por edhe tek të tjerët përreth, madje edhe paganë.

Shën Agustini ( 354-430) thotë se në kohën e tij, prindërit sillnin fëmijët e tyre për t’u pagëzuar, jo për të marrë dhuratat shpirtërore të ujit të bekuar të pagëzimit, por që të përfitonin nga “vetitë shëruese” që kishte uji i bekuar dhe të bëheshin mirë nga sëmundjet e tyre të ndryshme trupore. Në një letër të tijën, i njëjti Atë, tregon se dy persona gjatë momentit të pagëzimit u shëruan edhe prej sëmundjeve të pashërueshme.

Ajo që e bën të veçantë këtë shërbesë kishtare që gjëndet vetëm në Kishën Orthodhokse është se uji i bekuar nuk prishet, dmth nuk vjen erë të keqe, nuk qelbet dhe mund të pihet edhe pas një viti edhe shumë vitesh, vetëm mos të avullojë.



Këtë të vëtetë e kanë konstatuar dhe treguar shumë etër të shenjtë psh Shën Joan Gojarti (349-407) përmend në fjalimin e tij “Në pagëzimin e shenjtë” (P.G. 49,366) tek të krishterët e kohës së tij se ata kishin zakon të merrnin nga uji i bekuar dhe ta mbanin në shtëpitë e tyre edhe një, dy ose tre vjet. Në fakt, Ati i Shenjtë mrekullohet që uji i bekuar nuk konsumohet, nuk prishet, megjithëse qëndron i mbyllur për një kohë të gjatë, por është i pastër dhe i shëndetshëm.

Një tjetër shenjtor orthodhoks Kryepeshkopi, Shën Llukai (1877-1961) dhe mjeku kirurg thotë: “Pini Ajazmë, sa më shpesh, aq edhe më mirë. Është ilaçi më i mirë dhe më efektiv. Këtë nuk e them si prift, por e them si mjek prej përvojës sime mjekësore.”

LEXO EDHE:  INTERVISTA E MITROPOLITIT TË KORÇËS HIRËSI JOANI/ KUPTIMI DHE RËNDËSIA E KRESHMËS

LEXO EDHE:  Mitropolia e Korçës rikthen Katedralen e vjetër të qytetit

Kurse Shën Pais Agjoriti(1924-1994) tregon nga jeta e tij fakte sesi Uji i bekuar është i mbushur me zjarrin hyjnor dhe  armë kundër demonëve, psh ai na tregon se si një fëmije që bezdisej prej demonit, duke ditur që nuk do të pinte Ajazmë, i dha për të ngrënë ëmbëlsira që t’i shkaktonin etje dhe pastaj i dha ujë për të pirë, tek i cili hodhi edhe Ajazmë. Sapo e piu filloi që të thërrasë: “Ky ujë më djeg! Çfarë ka brenda?”

Deri para skizmës së madhe në vitin 1054  Epifania dhe shërbesa e Ujit të bekuar ishte e njëjtë për të gjithë Kishën Katholike Apostolike dhe Uji i bekuar kishte të njëjtin bekim dhe qëndronte i paprishur, por pas skizmës, Uji i bekuar qëndron i paprishur  vetëm në Kishën Orthodhokse, kurse në të tjera kisha heterodokse, uji prishet,  prandaj i hedhin kripë ose nuk e kryejnë si shërbesë.

Gjatë shekullit XVIII, në Rumani ndodhi një ngjarje që trazoi të krishterët që jetonin aty. Katolikët u thoshin orthodhoksëve: “ne kemi të vërtetën, ju mashtrimin”. Të njëjtën gjë thoshin edhe orthodhoksët për katolikët. Plasën grindje të mëdha mes tyre. U mblodhën të dy krerët e Kishave (Kryepiskopi Orthodhoks dhe Kardinali Katolik) dhe thanë: “Diçka duhet të bëjmë për të qetësuar shpirtrat”. Vendosën që të dy të kryenin shërbesën e Ajazmës. Të ndarë kryen shërbesën. I vulosën të dyja kolimvithrat me ajazmat. Peshkopi orthodhoks i tha kardinalit katolik: “Nëse prishet Ajazma ime dhe e juaja nuk prishet, atëherë ne jemi në mashtrim dhe ju në të vërtetën. Por nëse prishet e juaja, atëherë ju jeni në mashtrim”. Katoliku e pranoi sfidën. Ranë dakort që të hapnin kolimvithrat pas 40 ditësh. Nuk kaluan as 10 ditë dhe Kryepiskopit Orthodhoks i shfaqet e Tërëshenjta, dhe i thotë: “Vrapo! Merr edhe kardinalin, shkoni në kishë që të kontrolloni Ajazmën”. Shkuan. Dhe çfarë panë? Ajazma e Katolikëve lëshonte një erë të keqe, ndërsa ajo e orthodhoksëve ishte plotësisht e pastër. Kjo ngjarje e madhe përshkruhet në një afresk në Patriarkanën e Rumanisë në Bukuresht dhe është një fakt i dokumentuar.

Uji i bekuar është një diçka mbinatyrore dhe hyjnore që kryhet në mënyrë mistike nga Zoti vetëm në Kishën Orthodhokse ashtu siç na thotë edhe lutja e shërbesës: “I madh je, o Zot, dhe të çuditshme janë veprat e tua dhe asnjë fjalë nuk do të mjaftojë për himnin e çudive të tua .(Urata e Shën Vasilit të Madh )

Arsyeja pse vetëm në Kishën Orthodhokse uji vërtet bekohet dhe shenjtërohet nga Zoti dhe nuk prishet  është se Kisha Orthodhokse nuk ka devijuar as majtas edhe djathtas nga doktrina, por e ka ecur drejt dhe e ka  mbajtur të pastër fjalën e Zotit, mësimin e Apostujve dhe të Etërve hymbajtës, këto mësime të sanksiunuara në VII Sinodet Ekumenike para skizmës dhe në sinode të tjera lokale pas skizmës.

Kushti parësor që hiri i Zotit Jisu Krisht të vijë i plotë dhe të bëjë mrekullinë për lavdinë e Perëndisë,shërim, shpëtimit të njerëzve, është besimi i vërtetë pa devijime teologjike, sipas mendjes njerëzore ose një fryme dinake, duke rënë në herezinë e mallkuar që e largon hirin, prandaj edhe Apostulli Pavli na thotë: “Por, edhe sikur ne ose një engjëll i qiellit t’ju predikonte një ungjill të ndryshëm nga ai që ju kemi predikuar, qoftë i mallkuar.”(Galatasve 1-8)

Duke parë këtë shërbesë panagjirike, kozmike të bekimit të ujit, që kryhet me hirin e Perëndisë Triadik vetëm në Kishën Orthodhokse le të mos të dyshojmë se Kisha Orthodhokse është kisha e vërtetë sipas fjalëve të apostullit: “Është një Zot i vetëm, një besim i vetëm, një pagëzim i vetëm, një Perëndi i vetëm dhe Atë i të gjithëve, që është përmbi të gjithë, në mes të të gjithëve dhe në ju të gjithë.” (Efesianët 4 5-6).

Por nqs heterodoksot përsëri në paditurinë apo egoizmin e tyre nuk binden dhe pretendojnë se të vërtetën e plotë e kanë edhe kisha të tjera heterodokse (jo orthodhokse) le të marrin në duart tyre Ujin e bekuar në Kishën Orthodhokse që nuk prishet dhe le të na thonë pse ne orthodhoksëve nuk na prishet Uji i bekuar,ose të përulen kësaj vepre hyjnore, ashtu si Krishti ju tha judenjve mosbesues “po të mos më besoni mua, u besoni të paktën veprave, (Joani i 38)”.

Në 6 janar ne të krishterët duke marrë në duar tona Ujin e bekuar me besim dhe mirnjohje mburremi në Zotin për këto vepra të mëdha që bëhen vetëm tek orthodhoksët nga hiri Shpirtit të Shenjtë, që buron nga Ati dhe dërgohet në botë nga Biri, Zoti Jisu Krisht,i Cili i shenjtëron ujërat dhe shkatërron foletë e demonëve dhe për Kishën Orthodhokse hirplote : “e cila është kisha e Perëndisë së gjallë, shtylla edhe mbështetja e së vërtetës”(Timotheu 3-15), prandaj ne orthodhoksët: “E rrëfejmë hirin, e shpallim mëshirën, nuk e fshehim mirëbërjen.” Amin. (Urata e Shën Vasilit të madh).

LEXO TE PLOTE

Kultura

“Çfarë është ky degradim kështu?”/ Edmond Tupja i shqetësuar: Gjuha shqipe po censurohet

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Shkrimtari dhe përkthyesi Edmond Tupja është shprehur i shqetësuar në lidhje me censurimin e Gjuhës Shqipe.

I ftuar në emisionin “Drejt” të Luan Ramës, Tupja tha se fjalori i gjuhës shqipe është i censuruar nga fjalët e “pista”.



Ai tha se gjuhët e tjera i kanë këto fjalë, ndryshe nga shqipja dhe shtoi se gjuha jonë po degradon, duke u kthyer në një gjuhë padëshirore.

Prandaj lexojnë më zë të lartë sepse ka sensualitet. Censura vazhdon. Shikoni fjalorin e gjuhës shqipe, nga rripi e poshtë, i kanë zhdukur fjalët, ndërsa gjuhë të tjerë i kanë si fjalë. Në fakt këto fjalë janë pasuri e popullit. Bëhen seminare, por gjuha shqipe po degradon, duke u kthyer në një gjuhë padëshirore, që e ka vetëm shqipja dhe greqishtja. Nuk thonë mirë qofsh, por të jesh mirë.”-tha Tupja./CNA.al

LEXO TE PLOTE