LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Konfirmohen dy raste me virusin Omicron në Gjermani

28 Nëntor 2021, 11:24, Lifestyle CNA
Konfirmohen dy raste me virusin Omicron në Gjermani

Në Mynih, janë konfirmuar dy rastet e para të variantit të ri Omicron të virusit Corona në Gjermani. Ndërsa Akademia Leopoldina rekomandon kufizimin e menjëhershëm të kontakteve edhe në Gjermani.

Dy udhëtarët tek të cilët është konstatuar varianti i ri i virusit Corona kanë ardhur në Gjermani me një fluturim nga Afrika e Jugut më 24 nëntor, njoftoi ministri i Shëndetësisë i Bavarisë Klaus Holetschek. Ata vetë kanë karkuar të hetohen nëse janë të infektuar me variantin e virusit pasi mësuan për rrezikun nga mediat. Varianti Omicron i koronavirusit, i cili u zbulua për herë të parë në Afrikën Jugore, ka arritur kështu përfundimisht edhe në Gjermani.

Ministria e Shëndetësisë bavareze u kërkoi pasagjerëve që erdhën nga Afrika e Jugut me të njëjtin fluturim më 24 nëntor që të raportojnë menjëherë në departamentin e tyre shëndetësor lokal. Të gjithë njerëzit që kanë udhëtuar nga Afrika e Jugut në 14 ditët e fundit duhet të reduktojnë menjëherë kontaktet e tyre, të bëjnë një test PCR, të shpjegojnë detajet e udhëtimit dhe të kontaktojnë menjëherë departamentin e shëndetësisë.

Një rast tjetër të dyshuar ka edhe në Hessen. Ministri i Çështjeve Sociale në Hessen, Kai Klose, shkruan në Twitter: Disa mutacione tipike të variantit Omikron u gjetën tek një person që kthehej nga Afrika e Jugut. Personi ishte i izoluar në shtëpi. Një rezultat përfundimtar i testit është ende në pritje, shkruan Klose.

Sipas Ministrisë në Wiesbaden, personi i vaksinuar plotësisht mbërriti më 21 nëntor nëpërmjet aeroportit të Frankfurtit. Gjatë javës në vijim, ajo zhvilloi simptoma dhe u testua. Varianti Omicron (B.1.1.529) është klasifikuar si “shqetësues” nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Për shkak të një numri jashtëzakonisht të lartë të mutacioneve, kjo formë e koronavirusit mund të jetë edhe më ngjitëse se varianti aktualisht i shfrenuar Delta, thuhet.

Autoriteti shëndetësor i BE-së ECDC flet për shqetësime serioze, me shpjegimin se varianti Omicron mund të zvogëlojë ndjeshëm efektivitetin e vaksinave të Coronës dhe të rrisë rrezikun e riinfektimit. Efektet e sakta të variantit të ri nuk janë përcaktuar ende. Sipas OBSH-së, mund të duhen edhe disa javë përpara se të ketë qartësi.

Dhjetra vende në mbarë botën kanë dhënë alarmin për variantin e ri të koronavirusit. Shumë shtete, përfshirë Gjermaninë, vendosën të premten të ndalojnë fluturimet nga disa vende në jug të Afrikës.

Gjermania i ka klasifikuar Afrikën e Jugut, Namibinë, Zimbabven, Botsvanën, Mozambikun, Esvatini, Malavi dhe Lesoto si zona të variantit të virusit të ri, prej fillimit të ditës së dielë, njoftoi Instituti Robert Koch (RKI). Linjat ajrore në thelb lejohen vetëm të kthejnë shtetas gjermanë ose njerëz që jetojnë në Gjermani nga atje në Gjermani. Një detyrim dyjavor karantine vlen edhe për udhëtarët që janë vaksinuar ose janë shëruar.

Me këtë zhvillim, diskutimi për rregulla më të rrepta, po rritet përsëri. Ekspertët nga Akademia Kombëtare e Shkencave Leopoldina janë në favor të kufizimeve të kontaktit për të parandaluar përhapjen e virusit. Ata mendojnë se masat duhet të fillojnë prej javës që vjen.

Përhapja e shpejtë e infeksioneve të Coronës i bën “kundërmasat e menjëhershme të nevojshme urgjentisht?, thuhet në një deklaratë. Të gjitha masat duhet “përkohësisht të zbatohen edhe për personat e vaksinuar dhe të shëruar, të cilët duhet të marrin një vaksinim përforcues gjatë kësaj kohe”. Përveç kësaj, Akademia mbron futjen e vaksinimit të detyrueshëm në faza.

Kufizimet e kontaktit duhet të zbatohen edhe në jetën private, në ambiente të mbyllura dhe në situata “në të cilat shumë njerëz mblidhen – për shembull në bare, klube dhe në manifestime publike. Aty ku kontakti personal nuk mund të shmanget, duhe të futet një “kërkesë e përgjithshme e maskës – në mënyrë ideale me maska ??FFP2 – si dhe zbatimi i rregullave 2G.”

Autorët e deklaratës shprehin shqetësimin e tyre të madh për situatën aktuale: “Është për t’u frikësuar që pjesë të politikës dhe publikut nuk e kuptojnë situatën dramatike dhe nevojën për masa?, shkruajnë ata.

Leopoldina është një Akademi shkencore dhe mjekësore me një traditë prej më shumë se 350 vjetësh. Si Akademia Kombëtare e Shkencave, ajo ka për detyrë të punojë shkencërisht për çështjet e së ardhmes si mjedisi dhe energjia në pavarësi të plotë dhe të këshillojë politikën dhe shoqërinë./ DW

Lajmet e fundit nga