LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kokainë dhe mijëra euro në banesë/ Kapet në flagrancë 29 vjeçari

28 Nëntor 2021, 13:31, Kronika CNA
Kokainë dhe mijëra euro në banesë/ Kapet në

Policia e Tiranës ka vënë në pranga shtetasin me inicialet A.H, 29 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë, shuma parash rreth 21.000 Euro dhe rreth 273.000 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, si dhe një peshore elektronike.

?Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 29 vjeç, pasi në rrugën ?Dritan Hoxha?, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë, shuma parash rreth 21.000 Euro dhe rreth 273.000 lekë (të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike) dhe një peshore elektronike,? njofton policia./ CNA.al

Lajmet e fundit nga