LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërcënonte me jetë të shoqen/ Arrestohet në Laç 43-vjeçari i armatosur

28 Nëntor 2021, 17:12, Kronika CNA
Kërcënonte me jetë të shoqen/ Arrestohet në Laç

Një 43-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Lezhës, pasi ka kërcënuar dhe shantazhuar bashkëshorten e tij. Me marrjen e njoftimit se në lagjen nr.6 Laç, Kurbin shtetasi A.O., ka kërcënuar se do të vriste bashkëshorten e tij, shtetasen D.O. dhe që dyshohej se mbante armë në banesë, policia ka reaguar duke shkuar në vendngjarje.

Në këtë mënyrë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.O.,43 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tiju sekuestrua një  armë zjarri pistoletë me municion luftarak dhe 2 armë gjahu.

43-vjeçari akuzohet për “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive” dhe “Keqpërdorimi e i thirrjeve telefonike”./CNA.al

Lajmet e fundit nga