LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Jemi një gjak”/ Shqiptarët e Kosovës festojnë Ditën e Flamurit në Vlorë

28 Nëntor 2021, 13:42, Aktualitet CNA
“Jemi një gjak”/ Shqiptarët e Kosovës festojnë

Shqiptarët festojnë sot 109 vjetorin e Pavarësisë. Ashtu si çdo vit festën e veçantë e mirëpret Vlora, për të përkujtuar ngritjen e flamurit në 28 Nëntor 1912.

Me qindra qytetarë janë mbledhur sot në sheshin e Flamurit. Shumica prej tyre janë shqiptarë të Kosovës. Ata rrëfejnë emocionet e kësaj dite për mikrofonin e Abcnews.

?Jam mërgimtar, nga Zvicra kam ardhur. Do festojmë, do kënaqemi në vendin tonë. Shqipëria është nëna jonë,? shprehet njëri prej tyre.

Shumë emocionuese e cilëson këtë ditë një qytetar nga Vlora. ?Unë kam lindur këtu. Festa është shumë emocionuese. Tradita vlonjate është të jemi në shesh. Ne erdhëm nga Tirana nuk jetojmë më në Vlorë,? thotë ai.

Një tjetër i ardhur nga Kosova kërkon më shumë energji për këtë ditë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët, shkruan abcnews.al.

?E ndjej veten shumë të lumtur për këtë festë. Festa e ardhshme shpresoj të jenë të bashkuara. Të festojmë në mënyrë më dinjitoze. Duket si e qetë festa këtu në Vlorë. Por prap se prap urime të gjithë shqiptarëve,? shprehet ai.

Me emocione një shqiptar i Kosovës që ndodhet gjithashtu në sheshin e Flamurit thotë se jemi një gjak dhe një komb.

?Ne kemi ardhur si zakonisht çdo vit. Jemi një gjak një komb. Ne jemi së bashku. Ishalla në të ardhmen të jemi pa kufij. Kanë biseduar që do të dixn pa kontrolle, shumë e mirë. Kemi nevojë ne shqiptarë me ndërgjegjësu pak?, thotë ai. 

Lajmet e fundit nga