Connect with Us

Femrat gati zhduken nga televizioni në Afganistan

Bota

Femrat gati zhduken nga televizioni në Afganistan

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Televizioni në Afganistan do të jetë shumë më pak femëror. Me një urdhëresë për rolet e grave në programet televizive, talibanët tregojnë, se sa armiqësore ndaj gruas është ideologjia e tyre radikale islamike.

    

Symbolbild I BollywoodSkena si ky nga filmi “Dilwale” nuk do të jenë më prezente në televizionin afgan

Programet televizive afgane nuk duhet të shfaqin në të ardhmen filma ose serialë, në të cilat “gratë luajnë rol ose që janë në kundërshtim me vlerat e sheriatit apo ato fgane”, thuhet në urdhëresën e fundit të Ministrisë për “Faljen, Drejtimin, Nxitjen e Viryteteve dhe Pengimin e Mëkateve”. Kjo ministri u krijua pak pas marrjes së pushtetit nga talibanët dhe zëvendësoi Ministrinë e Gruas në Kabul.

Televizionet e vendit duhet të ndalin shfaqjen e filmave që “përhapin në shoqërinë afgane kultura dhe tradita të huaja dhe që shkaktojnë humbjen e zakoneve afgane”. Edhe më tej lejohet paraqitja në ekran e moderatoreve dhe reportereve, nëse i mbulojnë flokët dhe supet me hixhab.

Filmi dhe TV si instrumenta propagande

“Kjo më le pa fjalë, megjithëse e kam pritur u shpreh regjistorja afgane, Sahraa Karimi në një bisedë me DW. Deri në largimin e saj nga Afganistani, Karimi ishte presidente e Organizatës Shtetërore Afgane të Filmit. 36 vjeçarja që ka studiuar në Europë ka qenë regjisorja e parë afgane, që guxoi të xhirojë një film në vendin e saj. “Me këto rregulla talibanët duan t’u tregojnë artistëve, regjisorëve që kanë mbetur në vend se ku shkon drejtimi dhe se për çfarë duhet të kenë kujdes.”

Internationale Filmfestspiele von Venedig 2021 Sahraa KarimiRegjisorja Sahraa Karimi

Askush nuk do të bëjë rezistencë, thekson Karimi. “Të gjithë e dinë se bëhet fjalë për jetë apo vdekje. Disa do duhet të punojnë bashkë me talibanët.” Regjisorja që jeton këto kohë në ekzil është shprehur se asnjëherë nuk ka qenë e lehtë për gratë në Afganistan, “por unë kisha lirinë të prodhoja atë që doja.”

Femrat paraqiten në publik si “turp”

Gazetarja Saleha Soadat në bisedë me DW nga një vend i fshehur u shpreh se qëllimi i talibanëve është të largohen gratë nga opinioni publik. Soadat ka frikë për jetën në Afganistan. “Shumë gazetare në Afganistan janë larguar nga vendi. Ato që kanë qëndruar, e dinë se janë në rrezik të vazhdueshëm, dhe ndoshta nuk do të punojnë kurrë më në Afganistan.”

Për Soadat që vetë ka mbajtur gjithmonë hixhab, rregullat e reja të talibanëve nuk kanë të bëjnë me islamin. “Ato janë pa kuptim dhe qesharake. Sepse edhe më parë femrat në mediat afgane kanë qenë shfaqur sipas rregullit islamik dhe kulturës islamike, sepse Afganistani është një vend islamik.” Sipas saj, talibanët kanë një problem themelor me prezencën e femrave në publik.

“Ata i shohin femrat si turp për shoqërinë. Në qeverinë e tyre nuk ka gra. Gratë e punësuara u dërguan në shtëpi. Vajzat nuk lejohen të shkojnë në shkollë. Tani duhet që femrat të zhduken nga mediat. Ne gratë i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ky grup terroristësh të mos njihet.”

Afghanistan Mode Kleidung ModeschauParadë mode në Kabul në vitin 2015

Dilema për perëndimin

Bashkësia ndërkombëtare është në dilemë në lidhje me Afganistanin.Për të ofruar ndihmën humanitare aq të nevojshme në vend, ajo duhet të bashkëpunojë me pushtetmbajtësit në Kabul, gjë që çon drejt një njohjeje faktike. Talibanët përpiqen t’i paraqesin vendimet që marrin si instrumenta kundër “së pamoralshmes” dhe mbrojtje për sheriatin.

Por se si e interpretojnë ata sheriatin nuk ka ndryshuar shumë që nga marrja e pushtetit në vitet 90-të. Edhe atë kohë ata donin me intepretimin e tyre për sheriatin të krijonin “një ambient të sigurtë për gruan, në të cilën dëlirësia virgjine dhe dinjiteti janë të paprekshme.” Gratë u detyruan të mbuloheshin në publik me burka dhe nuk iu lejua të dilnin nga shtëpia pa një mashkull si shoqërues. Edhe puna për gratë u ndalua ashtu si edhe studimi./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

NATO nuk do të krijojë aleatë të klasit të dytë për të qetësuar Rusinë

Publikuar

-

Nga

cna bota lajme

NATO deklaron se është gati për bisedime mbi kontrollin reciprok të armëve me Moskën, duke shtuar se aleanca është e bashkuar kundër rrezikut “real” të agresionit rus ndaj Ukrainës.

Ministrat e Jashtëm të NATO-s u takuan në një video-konferencë për të diskutuar praninë ushtarake të Rusisë në kufijtë e Ukrainës. Moska ka dislokuar ndërkohë afërsisht 100,000 trupa në kufijtë e Ukrainës dhe Sekretari i Përgjithshëm i aleancës Jens Stoltenberg tha se, përqëndrimi i trupave ruse në kufijtë e Ukrainës po vazhdon.

Ne e mbështesim Ukrainën,” tha Stoltenberg, duke shtuar se NATO nuk mund të bëjë kompromis mbi sovranitetin e kombeve dhe do t’i lejojë çdo kombi të zgjedhë rrugën e tij drejt anëtarësimit.

Ne jemi gati të angazhohemi për kontrollin e armëve konvencionale dhe bërthamore me Rusinë, por kjo duhet të jetë reciproke”, tha Stoltenberg. “Ne nuk mund të përfundojmë në një situatë ku të kemi anëtarë të klasit të dytë të NATO-s dhe ku NATO-ja si aleancë nuk i lejohet t’i mbrojë ata.

“Rreziku i konfliktit është real. Veprimet agresive të Rusisë minojnë seriozisht rendin e sigurisë në Evropë,” shtoi Stoltenberg.



Pretendimet e Rusisë

Në dhjetor Rusia i paraqiti SHBA-sënjë listë të kombinuar me ankesa dhe kërkesa, që përfshinte fundin e dislokimeve të NATO-s në krahun lindor të aleancës si dhe  moszgjerimin e mëtejshëm të NATO-s.

NATO-ja i ka refuzuar formalisht të gjitha këto kërkesa, duke thënë se Rusia nuk ka të drejtën e vetos për vendet që anëtarësohen në aleancë ose nuk mund të diktojë qëndrimet e saj.

Kohët e fundit qeveritë e Suedisë dhe të Finlandës, shtete që nuk janë anëtare të NATO-s, thanë se vendimin e tyre për t’u bashkuar me NATO-n e shohin si të drejtën e tyre për vetëvendosje pas dislokimit të trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën.

Zyrtarë rusë dhe përfaqësues të NATO-s do të takohen të mërkurën (12.01) në Gjenevë në kuadër të Këshillit NATO-Rusi. Ky është takimi i parë që prej vitit 2019./ DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Mbretëri e Bashkuar, nuk rekomandohet doza e katërt e vaksinës

Publikuar

-

Nga

Këshilltarët e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar kanë rekomanduar se nuk është e nevojshme dhënia e një doze të katërt të vaksinës kundër COVID-19 për banorët e shtëpive të të moshuarve dhe njerëzve mbi 80 vjeç. Ky rekomandim del pasi të dhënat tregojnë se një injeksion i tretë ofron mbrojtje të qëndrueshme kundër shtrimit në spital.

Për personat mbi 65 vjeç, mbrojtja nga shtrimi në spital mbetet në rreth 90 për qind tre muaj pas dozës së tretë, sipas të dhënave të përpiluara nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar.

Si duhet të përdoren pilulat kundër koronavirusit?

Si rezultat, Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin të premten më 7 janar, këshilloi qeverinë se nuk kishte nevojë të ofronte një dozë të katërt për njerëzit e cenueshëm në këtë kohë.

Në vend të kësaj, qeveria duhet të fokusohet në dhënien e një doze të tretë për sa më shumë njerëz që të jetë e mundur për të rritur mbrojtjen kundër variantit shumë të transmetueshëm të Omicron.



Mbretëria e Bashkuar ka nisur prej kohësh një program për të ofruar doza përforcuese për të rriturit në të gjithë vendin pasi hulumtimi tregoi se dy doza nuk ishin të mjaftueshme për të mbrojtur njerëzit nga varianti Omicron. Ky variant ka nxitur një rritje të infeksioneve me koronavirus dhe shtrimeve në spitale.

OBSH: Omicron nuk duhet të kategorizohet “i butë”

Numri i njerëzve të infektuar që kishin nevojë për tu shtrirë në spital, u dyfishua të enjten e kaluar në Mbretëri të Bashkuar.

Shtimi i rasteve të sëmundjes së rëndë, sfidoi spitalet pasi një numër i madh i stafit në Mbretëri të Bashkuar, mungonte në punë për arsye që lidheshin me infeksionet me COVID-19./rel

LEXO TE PLOTE

Bota

Protesta kundër masave kufizuese në Gjermani dhe vende të tjera evropiane

Publikuar

-

Nga

Në disa qytete gjermane të shtunën u organizuan protesta kundër masave kufizuese për individët e pavaksinuar.

Protestat kryesore u zhvilluan në Duseldorf, Frankfurt dhe Magdeburg, ndërsa “marshime” të qeta pati në shumë qytete të tjera gjermane kundër masave të kufizuese që kanë për synim frenimin e përhapjes së variantit ngjitës të Omikronit.

Kancelari gjerman Olaf Scholz njoftoi të premten se dëshmia e vaksinimit ose një test i fundit negativ për COVID-19 tani do të jenë masa të detyrueshme për të hyrë në restorante.

Çertifikata e vaksinimit për të hyrë në shumë ambiente publike tashmë është kërkuar për disa javë, por masa e re është zgjeruar, duke përfshirë restorantet dhe lokalet që shesin pije alkolike.

Kancelari Scholz njoftoi vendimin para gazetarëve në Berlin pas një takimi mbi strategjinë kundër pandemisë sëCOVID-19 me 16 guvernatorët rajonalë të Gjermanisë.



Udhëheqësit ranë dakord gjithashtu të shkurtojnë periudhën e vetëizolimit për njerëzit e ekspozuar ndaj koronovarusit nga 12 në 10 ditë. Individët e vaksinuar plotësisht, të cilët ekspozohen ndaj personave që më pas rezultojnë pozitivë për Covid-19, nuk kanë nevojë vetëizolohen.

Kancelari Scholz tha se qeveria e përmbushi objektivin e saj për të administruar 30 milionë doza përforcuese deri në ditën e Krishtlindjes. Ai tha se tani qeveria synon të administrojë 30 milionë doza të tjera përforcuese deri në fund të janarit.

Protestat kundër kufizimeve të qeverisë për koronavirusin u zhvilluan të shtunën edhe në Torino, Paris dhe Bejrut.

Ndërkohë, Britania raportoi një numër rekord prej 146,390 rastesh të reja me Covid-19 të shtunën. Vendi gjithashtu raportoi se numri i vdekjeve nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 150,000 njerëz, shifra më e lartë se në çdo vend tjetër evropian përveç Rusisë.

Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid paralajmëroi të premten se shtrimet në spital po rriten dhe tha se sistemi shëndetësor i vendit po përballej me “disa javë të vështira përpara”./rel

LEXO TE PLOTE